LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përjashtimet nga shoqata Basha- Bardhi/ Spaho: Do ta shpërthejmë këtë bunkerizim

19 Nëntor 2021, 12:13, Politikë CNA
Përjashtimet nga shoqata Basha- Bardhi/ Spaho: Do ta shpërthejmë

Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka akuzuar kreun e PD-së në largim Lulzim Basha se po risjell një mendësi diktature.

I ftuar në ?Breaking? në Top Neës  Spaho ka folur për përplasjet brenda PD dhe përjashtimin e disa figurave me rëndësi.

I pyetur se sa persona rrezikojnë përjashtimin nga PD,  pas deklaratës së Bashës, Spaho ka thënë se nuk tremben nga këto mesazhe.

?Kjo deklaratë është e turpshme nga Lulzim Basha, dhe nga ata që i rrinë rrotull. Se Partia Demokratike, dhe nga emri që ka duhet t?i bashkojë të gjithë. Duhet të ketë liri fjalë e veprimi. Kjo mendësi për të përjashtuar të gjithë ata që janë kundër mendimeve të tij, janë të periudhës së diktaturës. Më i avancuar në mendime del që është Berisha, se sa Basha që hiqet si perëndimor. Nuk trembemi nga këto mesazhe?, është shprehur Spaho.

Ai ka thënë se nuk i druhet përjashtimit.

?Ata mund të më përjashtojnë mua nga shoqata Basha-Gaz Bardhi, por jo nga PD, se kemi kontribute të mëdha në PD. Duhet të shpërthejmë këtë bunkerizim, dhe të krijojmë një parti të aftë siç ka qenë. Edhe Basha ka vendin e tij në PD, të vazhdojë të kontribuojë. Por kryesia nuk e do si kryetar për shkak të gabimeve dhe humbjes së 4 palë zgjedhjeve?, është shprehur Spaho./CNA.al

Lajmet e fundit nga