LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Paqe" te Partizani, mesfushori korçar shuan polemikat me Dajën dhe kthehet në stërvitje

19 Nëntor 2021, 10:56, Sport CNA

Me ardhjen e rezultateve pozitive, te Partizani duket se është rikthyer edhe harmonia e janë shuar gjithë mosmarrëveshjet e zënkat e së shkuarës. Një mes tyre ishte edhe Kote-Daja. Para pak kohësh, mes dyshes pati një konflikt në stërvitje dhe mesfushori la seancën para kohe, duke u larguar i mërzitur.

Nuk mund të mungonte një dënim nga trajneri, i cili e largoi nga ekipi i parë 23-vjeçarin, duke i lënë vetëm shansin të stërvitet e të luajë me ekipin U21 Kote ishte titullar në ndeshjen e fundjavës që Partizani U21 zhvilloi ndaj Egnatias në Superioren e kësaj moshe.

Gjatë ditëve të fundit, Kote është parë sërish në stërvitje me të kuqtë, çka tregon qartë se ?dënimi? ka mbaruar tashmë dhe ai do të jetë në dispozicion të trajnerit për ndeshjen ndaj Laçit, ashtu siç ishte edhe për Besëlidhjen, megjithëse nuk u preferua nga Daja për të hyrë në fushë.

Mesfushori nga Korça në ndeshjet në Europë u preferua nga trajneri Daja, që e aktivizoi në të katër betejat. Me nisjen e edicioneve të kompeticioneve vendëse, zbritjet e Kotes në fushë u minimizuan në maksimum.

Në Superiore ai nuk ka luajtur asnjë sekondë, ndërsa në Kupë ka luajtur vetëm 30 minuta ndaj Tërbunit. Ky me siguri ka qenë edhe shkaku që ka ngjallur tension mes trajnerit dhe mesfushorit, por shpresojmë që këto mosmarrëveshje të jenë mbyllur tashmë në këtë ?fillim të ri? të marrëdhënies mes tyre.

Lajmet e fundit nga