LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Një klloun në selinë e PD….”/ Endira Bushati nuk kursehet ndaj Bashës: Do të ikni si paketë!

19 Nëntor 2021, 21:34, Politikë CNA
“Një klloun në selinë e PD….”/ Endira Bushati

Ish-anëtarja e Kryesisë së PD-së, Endira Bushati, ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale, ku e quan Bashën si klloun në selinë e PD.

Bushati, shkruan se dëshira e tij e sëmurë, që ditën e parë, ka qenë drejtimi i PD-së, për ta kthyer atë në fasadë të pushtetit, në një marrëveshje të vazhdueshme me PS-në për interesa të tij.

Duke u kthyer bashkë në kohë, Bushati kujton kohën kur Basha erdhi në PD, nga hici, teksa mësonte si vishej, si të paguante studio televizive, ato studio ku edhe intelektualët më të shquar të vendit, nuk ftohen dot kurrë, dhe ndërkohë qesharakisht bëhej dhe faktor politik.

“Një klloun në selinë e PD?.

I mbyllur në zyrën e tij?.jep vetëm intervista?.madje më shumë monologje?..

Të gjithë shohin sot atë që, kush më shumë e kush më pak, kush më herët e kush më vonë, e ka kuptuar se çfarë kllouni ishte Basha, që nga 2005?..

Bashën s?e ka dëgjuar njeri me vëmendje kur kishte Doktorin në krah, jo më tani që Doktori ia ka hequr tokën nën këmbë?.

?Do të ketë diçka ky që e sheh Doktori që s?e shohim ne?.? – ka qenë mendimi që na ka shoqëruar të gjithëve ne?.

Tani, maska ka rënë!

Lulzim Basha sot është më i vërtetë se kurrë!

Për shumë nga ne, Basha s?përbën asnjë çudi!

Lulzim Basha sot po shpall atë dëshirë të fshehtë morboze, që ka pasur që ditën e parë kur u ul në karrigen e kryetarit?.madje madje, siç po del, që në 2004, kur hyri në politikë?.

Dëshira e tij e sëmurë, që ditën e parë, ka qenë drejtimi i PDsë, për ta kthyer atë në fasadë të pushtetit, në një marrëveshje të vazhdueshme me PSnë, me rritje progresive çmimi për bizneset e veta dhe një grup njerëzish rreth tij!

?Pse, prapë me këto fytyra do të vazhdojmë ne??? – tha djaloshi nga katundi në një mbledhje kryesie të PDsë në vitin 2015?.

Për shumë nga ne, që kishim fëmijë në PD, ishte befasuese sesi një i ri, i ardhur tash 5-6 vite nga katundi, pa asnjë shkëlqim në asnjë fushë, i cilësonte ?fytyra? themeluesit e PDsë.

I ashpër qe në atë debat Arben Imami, dhe Basha e detyroi djaloshin të kërkonte falje?.

Por?linja ishte e qartë:

Një grup i ngushtë kishte uzurpuar Partinë Demokratike!

E pafalshme për ne, që s?reaguam ashpër që në atë kohë!

Pamë djaloshin, që teksa mësonte si vishej, mësonte dhe si të paguante studio televizive, ato studio ku edhe intelektualët më të shquar të vendit, nuk ftohen dot kurrë, dhe ndërkohë qesharakisht bëhej dhe faktor politik?.

Pamë Gridën, që në të njëjtat studio televizive të paguara, ngjiste shkallët, edhe pse për çdo shkallë që ngjiste, fyheshin me dhjetra e qindra vajza e gra që ndërtojnë karrierën e tyre me punë e mund?.

Etj etj?.

Pamë gjithë grupin e tyre?.dhe demokratët në heshtje u dhanë dhe mbështetje, iua amplifikuan qindra fish inteligjencën e kapacitetin?.artificialisht?për të mirën e asaj që ishte e përbashkët?.

Tani, këto ditë, teksa maska u ka rënë, le të qeshim pak me fjalitë alla grida ?e mbrojta Sali Berishën?, me vakuumin e djaloshit të pambushur nga diploma, apo me ?do përjashtoj Berishën? të Bashës?.

Ka një të mirë kjo situatë?.do të ikin si paketë!”/CNA.al

 

Lajmet e fundit nga