LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Miron Çako/ Deri ne çfarë brezi duhet të martohemi që të mos biem në inçest?

19 Nëntor 2021, 15:56, Aktualitet CNA
Nga Miron Çako/ Deri ne çfarë brezi duhet të martohemi

Vjen një moment në stadin e jetës të çdo individi që ai nuk ndihet mirë me veten, sepse diçka e qënësishme i mungon brenda qenies së tij psiko-somatike dhe që i kushtëzon mardhëniet shoqërore intime. Këtë mungesë psikologjike dhe trupre nuk ia përmbushin dot lidhjet familjare të gjakut, të tilla  si prindër, vëllezër, motra ,kushërinj, të afërm, prandaj  ai kërkon një person që është jashtë kësaj lidhje gjaku që të bashkohet trupërisht në martesë dhe kështu bëhet një mish, plotësohet me atë që i mungon dhe qetësohet.

Tek njeriu i krijuar sipas ikonës dhe në ngjasim me Perëndinë ( Zanafilla 1-26) kjo dëshirë për bashkim martesor nuk është vetëm instiktive si tek kafshët por është përkujdesja e Perëndisë, si na thuhet në Bibël:”Pastaj Zoti Perëndi tha: Nuk është mirë që njeriu të rij vetëm, Unë do ti bëj një ndimës që i përshtatet: ( Zanafilla 2-18)  Kështu Perëndia krijoi njeriun simbas shëmbëlltyrës së vet, simbas shëmbëlltyrës së Perëndisë; Ai krijoi mashkullin e femrën. Dhe Perëndia i bekoi; dhe Perëndia u tha atyre: “Të jeni të frytshëm dhe shumëzohuni (Zanafilla 1-28) ….?Për këtë arsye njeriu do të braktisë babanë dhe nënën e tij dhe do të bashkohet me gruan e tij, dhe do të jenë një mish i vetëm.( Zanafilla 2- 24)

Sipas këtij urdhëri Hyjnor nëpër breza, njeriu është mirë që të martohet, por jashtë lidhjeve të afërta të gjakut të tij, sepse pastaj kemi të bëjmë me inçest të dënueshëm dhe me pasoja genetike te pasardhësit.

Çfarë është inçesti?

Inçest, konsiderohet një marrëdhënie seksuale mes dy personash me lidhje të ngushtë gjaku nga babai edhe nëna si, prindër-fëmijë, motër-vëlla, të afërm deri në një brez të caktuar që ndryshojnë sipas vëndeve, traditave dhe feve të ndryshme.

Inçesti ka ekzistuar që nga lashtësia, madje disa e shikojnë tek fëmijët e Adamit dhe Evës që sipas traditës së krishterë edhe mësimeve të Shën Kozmait lindën 50 fëmijë, 33 djem dhe 17 vajza të cilët  u martuan me njëri?tjetri për të shtuar rracën njerëzore dhe kështu u krijuan degët e pemës gjeneologjike si fiset, popujt, rracat siç janë deri më sot.

Pavarësisht se kemi martesë në gjak me fëmijët e Adamit edhe Evës  kjo gjë nuk ishte as e keqe, as e ndaluar dhe as diçka e mëkatshme në atë kohë, sepse jo vetëm nuk ndalohej nga Perëndia diçka e tillë, por edhe u lejua në mënyrë që rraca njerëzore të ruhej dhe shtohej, sepse ishte mënyra e vetme dhe e tolerushme që të shtohej raca njerëzore mbas rëniës në mëkatit fillestar.(Zanafilla 3: 1-7)

Mëkat edhe e keqe nuk është lidhja mishore martesore mes dy njerëzve sepse në vet?vete të gjithë janë motër edhe vëlla nga që në krye të erës vijnë nga i njëjti çiftë prindëror i parë Adami edhe Eva (Zanafilla 1 :27-28),  por mëkat është kur shkelet  urdhërimi dhe i ligji i Krijuesit për njeriun edhe për lidhjet martesore.

Para Krishtit shumë popuj edhe kultura e kishin martesën në gjak një veprim normal dhe të nevojshëm për ruajtjen e kompaktësisë së fisit, të pasurisë ose pushtetit  brenda familjes, sidomos në atë mbretëror ( gjaku blu). Në përgjithësi pranohet se martesat me incest ishin të përhapura tek egjiptasit ku faraoni martohej me vajzat apo motrat e veta,  po ashtu edhe në ato greko-romake. Madje edhe tek popujt semit kemi lidhje të afërta gjaku, psh Abrahami u martua me Sarën që ishte afërsisht motra e tij ose motra nga babai (Zanafilla 12- 10; 20-12) Joakobi mori dy motra njëkohësisht Sarën edhe Rebekën.(Zanafilla 31:14-17)

Edhe pse inçesti tolerohej në botën pagane përsëri kemi që nga lashtësisë  monumente të  shkruar që e qortonin incestin në familje, si prindër fëmijë. Psh miti i Edipit nga Sofokliu. Në këtë tragjedi na tregohet se si Edipi nga padija vrau babanë Laiosi mbretin e Tebës dhe pa ditur u martua me të ëmën Jokastën dhe për këtë inçest  “perënditë” u zemëruan dhe ai nga vrasja e ndërgjegjes e dënoj veten me verbim dhe jetonte në arrati me pendim.

Po ashtu inçesti ishte i përhapur në perandorinë romake. Deklaratat e shumta nga regjistruesit romakë tregojnë shumë bashkëshortë si vëllezër dhe motra. Por kjo martesë në gjak ndryshoi më vonë dhe shoqëritë incestuese u dënuan dhe konsideroheshin ?nefas? (kundër ligjit të perëndive dhe të njerëzve). Në Britani, inçesti në përgjithësi konsiderohej një praktikë normale, të paktën në pjesën jugore të tij, siç dëshmohet nga Jul Cezari gjatë fushatës së tij të dytë kundër britanikëve në vitin 54 para Krishtit. Më vonë  në kohën romake  u ndaluan në mënyrë eksplicite inçesti me një dekret perandorak të vitit 295 pas Krishtit.

Si një ligj Hyjnor inçesti në rethin e ngushtë të gjakut u ndalua kategorikisht në Dhiata e Vjetër tek populli  i Izraelit që 1500 vjet para Krishtit. Sipas Ligjit Mosaik izraelitët edhe pse dolën nga Egjipti një shoqëri inçestuale  ndaloheshin kategorikisht me tyre të bënin këto lidhje inçesti  si egjiptasit.

Tek Levitiku na thuhet:”Folu bijve të Izraelit dhe u thuaj atyre: Unë jam Zoti, Perëndia juaj. Nuk do të bëni siç bëjnë në vendin e Egjiptit, ku keni banuar, dhe nuk do të bëni siç bëjnë në vendin e Kanaanit ku po ju çoj; ju nuk do të ndiqni zakonet e tyre. Do të zbatoni dekretet e mia dhe do të respektoni statutet e mia, duke iu përmbajtur atyre. Unë jam Zoti, Perëndia juaj. Do të respektoni statutet dhe dekretet e mia, me anën e të cilave, kushdo që i zbaton në praktikë, ka për të jetuar. Unë jam Zoti. Asnjë nga ju nuk do t’i afrohet ndonjë të afërmi nga gjaku për të zbuluar lakuriqësinë e tij. Unë jam Zoti?.(Levitiku 18-1-6)

Ndalohej kategorikisht marëdhënia seksuale prindër fëmijë: “Nuk do të zbulosh lakuriqësinë e atit tënd apo lakuriqësinë e nënës sate; ajo është nëna jote; nuk do të zbulosh lakuriqësinë e saj?.(Levitiku 18-7)

Ndalojet marëdhënia seksuale me njerkën: “Nuk do të zbulosh lakuriqësinë e gruas së atit tënd; ajo është lakuriqësia e atit tënd?.(Levitiku 18-8)

Ndalohet marëdhënia seksuale me motrën apo gjysëm motrën:”Nuk do të zbulosh lakuriqësinë e motrës sate, bijë e atit tënd ose bijë e nënës sate, qoftë e lindur në shtëpi ose jashtë saj?.(Levitiku 18-9)

Ndalohet marëdhënia me mbesën: “Nuk do të zbulosh lakuriqësinë e bijës së birit tënd apo të bijës së bijës sate, sepse lakuriqësia e tyre është vetë lakuriqësia jote?.(Levitiku 18-10)

Ndalohet marëdhënja me gjysëm motrën: ?Nuk do të zbulosh lakuriqësinë e bijës së gruas të atit tënd, e lindur nga ati yt; është motra jote; mos zbulo lakuriqësinë e saj?.(Levitiku 18-11)

Ndalohet marëdhënja me hallën dhe tezen: “Nuk do të zbulosh lakuriqësinë e motrës së atit tënd; është një e afërme e ngushtë e atit tënd. Nuk do të zbulosh lakuriqësinë e motrës së nënës sate, sepse është një e afërme e ngushtë e nënës sate. Nuk do të zbulosh  lakuriqësinë e vëllait të atit tënd; nuk do t’i afrohesh gruas së tij; ajo është halla jote?.(Levitiku 18 :12-14)

Ndalohet martesa me nusen e birit: ?Nuk do të zbulosh lakuriqësinë e nuses së birit tënd; ajo është gruaja e djalit tënd; mos zbulo lakuriqësinë e saj?.(Levitiku 18-15)

Ndalohet marëdhënja me kunatën: ?Nuk do të zbulosh lakuriqësinë e gruas së vëllait tënd; është lakuriqësia e vëllait tend?.(Levitiku 18-16)

Ndalohej bigamia, marëdhënja me nënë edhe bijën dhe fëmijët e tyre njëkohësiaht: “Nuk do të zbulosh lakuriqësinë e një gruaje dhe të bijës së saj; nuk do të marrësh bijën e birit të saj, as bijën e bijës së saj për të zbuluar lakuriqësinë; janë të afërm të ngushtë të saj; është një incest?. (Levitiku 18-17)

Ndalohet martesa me dy motra njëkohësisht : “Nuk do të marrësh një grua bashkë me të motrën për ta bërë shemër, duke zbuluar lakuriqësinë e saj ndërsa tjetra është akoma gjallë?.(Levitiku 18-1-18)

Kjo që ne lexojmë tek Levitiku është një listë e plotë e martesave që Zoti jo vetëm i ndaloj kategorikisht në Dhiatën e Vjetër por janë edhe të makllkuara automatikisht: “Mallkuar qoftë ai që bie në shtrat me gruan e atit të tij; sepse ka ngritur cepin e mbulesës së atit të tij!”. Dhe tërë populli do të thotë: “Amin”… “Mallkuar qoftë ai që bie në shtrat me motrën e tij, me bijën e atit të tij ose me bijën e nënës së tij!”. Dhe tërë populli do të thotë: “Amin”. “Mallkuar qoftë ai që bie në shtrat me vjehrrën e tij!”. Dhe tërë populli do të thotë: “Amin”.. ( Ligji i Përtërirë 27 ; 20-23)

Por martesa me një kushëri të parë nuk është e ndaluar tek judejntë madje duhet të theksohet se Perëndia nuk e ndalon martesën me gruan e një vëllai në rastin e një martese leverite (Ligji i Përtërirë 25:10).

Edhe krishterimi i heshëm duke u mbështetur traditës judaike i qëndroj besnik ligjit moral të Levitikut në lidhje të afërta gjaku edhe këto lidhje martesore dënoheshin si inçeste në këtë këndvështrim.

Apostull Pavli është shumë kategorik me një inçest me njerkën në kishën e Korintit: ?Kudo po dëgjohet se ndër ju ka kurvëri, madje një kurvëri të tillë që as nuk zihet në gojë ndër paganë, saqë një shkon me gruan e babait të vet. Dhe ju u krekosët e madje nuk vajtuat, që të hiqet nga mesi juaj ai që ka kryer një punë të tillë. Dhe unë, megjithëse nuk jam aty me trup, me frymë aty jam, dhe, sikur të isha i pranishëm, kam gjykuar tanimë atë që bëri këtë. Në emër të Zotit tonë Jezu Krisht, mbasi të mblidheni ju bashkë me frymën time, me fuqinë e Zotit tonë Jezu Krisht, vendosa që ti dorëzohet ky njeri në dorë të Satanit për prishjen e mishit, që t’i shpëtohet fryma në ditën e Zotit Jisu?.(1Korintasve 5: 1-5)

Kundërshtimi i inçestit është shumë i qartë në Kanonet Apostolike dhe kanonet e Sinodeve Ekumenike dhe lokale që aprovuan kanonet të parashtruara nga Etërit e Shenjtë  për incestin.Kanonet vendosën gardhet morale për mardhëniet inçestuale edhe dënimin për ata që nuk i respektojnë këto kanone kishtare.

Kanuni i 19-të Apostolik paraqet endogaminë dhe inçestin si një pengesë për ata që duan të bëhen  klerik : “Kushdo që martohet me dy motra ose një mbesë nuk mund të bëhet klerik”.

Kanuni i 67, 68, 75, 76 dhe 79 i  Shën Vasilit të Madh përcakton se në çfarë shkalle të afrimitetit janë martesat, të cilat janë të papranueshme nga Kisha.

“Marredheniet seksuale ndërmjet vëllait e motrës duhet të marrin pendesë si për vrasje.”

“Një inçest (martesë e paligishme) midis kushërinjve me disa shkallë largësie, vihet nën pendesë si shkelje kurore”.

“Në qoftë se dikush kryen marredhënie seksuale me bijën e njerkut/njerkës. Pasi të ketë hequr dorë prej kësaj aktike, ai aforizohet (nxirret jashtë kungimit) për 11 vjet”.

“Pendesa e mësipërme zbatohet edhe për kunatën”.

“Ai që bie në shtrat me vjehrrën i nënshtrohet të njëjtës pendesë si me motrën (20 vjet).”

Kanonet e sinodit të 6 të Shenjtë dhe Ekumenik na thonë edhe për respektimin e lidhjeve shpirtërore që krijohen nga pagëzimi dhe martesat si nuni edhe kumbarja ku martesa me ata/ato dhe fëmijët e tyre ishte ndaluar kategorikisht.

6.53 “Kemi mësuar se disa burra janë martuar me nënën e ve, pasi janë bërë kumbarë të fëmijës së saj. Përderisa mardhëniet shpirtërore qëndrojnë më lart se ato fizike, dekretojmë që këtej e tutje kjo praktikë të ndërpritet. Në qoftë se dikush vepron kështu, martesa zgjidhet, dhe personi i nënshtrohet pendesave për ata që kanë kryer mardhënie seksuale të  paligjshme”.

Po ashtu Kanuni 54 i Sinodit të Pentektit përmbledh kufizimet që ka vendosur Vasili i Madh dhe përmend më hollësisht llojet e martesave ndërmjet të afërmve që duhen shmangur, në mënyrë që të mos ketë keqkuptime, të qëllimshme ose jo.

6.54. “Në qoftë se dikush martohet me kushëririn; ose at e bir martohen me mëmë e bijë. dy motra: ose mëmë e bijë të martohen me dy vëllezër; ose dy vëllezër të marrin dy motra: atëherë u nënshtrohen 7 vjetëve pendese, pasi ta kenë zgjidhur martesën”.

Në krishterimi që në fillim martesa me kushurin e parë ishte kategorikisht e ndaluar si inçest, ndryshe nga toleranca që solli  Myslimanizmi si fe monoteiste e re që nisi të përhapej në Europë mbas shekullin VII, ku e toleruan martesën deri me kushërirën e parë, si vajzën e hallës , të xhajës , të dajës të tezes.

Në librin e Kuranit në syren 33, thuhet: ?O ti Pejgamber! Ne të kemi lejuar gratë, të cilave u ke dhënë shpërblimin e kurorës, dhe që ato me ndihmën e Allahut hyjnë në posedimin tënd(robëreshat e luftës) dhe bijat e axhës tënd, bijat e hallave të tua, bijat e dajës tënd, bijat e tezeve të tua.?

Me një dekret sinodal në shekullin e 11-të Kisha Katholike Apostolike Orthodhokse e largoj akoma më shumë  brezninë  e lejuar të martesave në lidhje  gjaku deri në brezin e shtatë dmth ndalohet deri tek kushuriri i dytë dhe mund të martohet me kushuririn e tretë që i bie brezi i tetë. E gjithë kjo është e lidhur me polemikën  mbi natyrën e martesës që kishte tronditur botën bizantine për breza të tërë.

Ky rregull kishtar u bë i detyrushëm për të krishterë si ligj Hyjnor, nga autoritetit që Kisha Apostolike si trupi i Krishtit ka në tokë, sipas fjalës së Zotit : “Në të vërtetë ju them se gjitha gjërat që do të keni lidhur mbi tokë do të jenë lidhur edhe në qiell; dhe gjitha gjërat që keni zgjidhur mbi tokë do të jenë zgjidhur edhe në qiell” (Mateu: 18-18)

Në traditën orthodhokse lindore, njeriu duhet të ketë “shtatë shkallë” ndarjeje në gjak. Lidhje gjaku në vijë të drejtpërdrejtë janë ngjitëse dhe zbritëse. Marrëdhëniet e gjakut të afërmit në rritje janë: a.Prindërit. 2.Gjyshërit. 3.Paraardhësit dhe b. Të afërmit në zbritje janë: 1.Fëmijët. 2.Nipërit dhe mbesat. 3.Stërnipër.

Martesat midis të afërmve të gjakut në ngjitje dhe zbritje  janë të ndaluara me të afërmit e sigurt, dmth ndalohet kategorikisht martesat: 1.Vëllezër dhe motra. 2.Direkt xhaxhallarët dhe hallat, dajat, tezet. 3.Nipërit dhe mbesat. 4.Kushërinjtë e parë.5.Xhaxhallarët dhe hallat  të prindërve. 6 Fëmijët e tyre.7.Kushërinjtë e dytë.

Vëllezërit prej një nëne i takojnë shkallës së dytë të afrimitetit, kushurinjtë e parë janë shkalla e katërt, kushurinjtë e dytë i takojnë shkallës së gjashtë dhe nuk mund të martohen me njëri tjetrin. Kurse  kushurinjtë e tretë janë shkalla e tetë dhe si pasojë lejohen që të martohen me njëri tjetrin.

Afërsia e krushqisë ka për bazë martesën ndërmjet burrit dhe gruas duke krijuar dy trungje familjare. Kështu si rezultat i një martese krijohet një marrdhënie krushqie midis dy familjeve. Llogaritja e afërsisë së krushqisë është e njëjtë në llogjikë sikurse llogaritja e afërsisë së lidhjes së gjakut. Pjesëtarët e të dy familjeve që kanë krushqi me njëra?tjetrën, nuk mund të martohen me njëri?tjetrin deri në shkallën e pestë dnmth me kushurijnt e dytë.

Lejohet martesa e dy vëllezërve me dy motra, vetëm kur Misteri i Martesës kryhet  në një shërbesë për të dy çiftet njëkohësisht, në të kundërtën nqs është bërë martesa vetëm për një çift fillojnë lidhje gjaku me krushqinë dhe është e pamundur martesa me kunatën e vëllait ose me kunatin e motrës.

Afrimiteti shpirtëror.

Afrimiteti shpirtëror që lind nga pagëzimet dhe kurorat,  ndërmjet kumbarit, të pagëzuarit dhe të afërmve të tyre. Martesa nga afrimiteti shpirtëror ndalohet deri në shkallën e tretë d.m.th i pagëzuari nuk mund të martohet me kumbarën, me nënën apo vajzën e saj. I pagëzuari nuk mund të martohet me vajzën e kumbarit dhe i biri i kumbarit me bijën e të  pagëzuarit.

Afrimiteti si pasojë e birësimit ndalon martesën deri në shkallën e tretë. Kisha Orthodhokse, sipas ligjit të së drejtës së birësimit në kodin e familjes, një fëmijë të adoptuar e sheh njësoj si një fëmijë natyror brenda familjes, prandaj ndalon martesën ndërmjet vëllezërve dhe motrave të adoptuara sepse krijon një kaos në familje dhe prindërit nuk janë dakort për këtë bashkim.

Nëse ndodh një martesë e ndaluar, atëherë kërkohet një këshillë prej episkopit të episkopatës ,enorisë i cili zgjidh edhe martesën e jashtëligjëshme me autoritetin e Zotit që ai e ka sipas vazhdimsis apostolike nëpërmjet hirotonisë në Misterin e Priftërisë të Kishës Orthodhokse.

Nën frymën e apostazisë dhe shthurjes morale sot po kemi një tolerancë në mardhëniet seksuale edhe brenda gjakut madje në disa vende evropiane me tradita shekullore të krishtera është toleruar edhe inçesti vëlla edhe motër mbi moshën 18 vjeç, psh: ? Në 25 Shtator të vitit 2014 Këshilli i Etikës gjermane, një organizëm i emëruar nga qeveria federale, kërkoi që të shfuqizojë ndalimin ligjor të incestit për të rriturit, përkatësisht marrëdhënies midis vëllezërve dhe motrave, të cilët kanë kaluar moshën e adoleshencës. Sistemi i drejtësisë penale nuk është mjeti i duhur ?për të mbrojtur tabutë sociale?, pohon Këshilli me bazë në Berlin. Propozimi i Këshillit, i cili ka një rol këshillues në qeveri dhe Parlament në Gjermani do të hyjë në fuqi edhe në disa vendeve të tjera europiane, si: Belgjika,Holanda, Spanja,Portugalia dhe Luksemburgu”.”Gjermania lejon inçestin mes të rriturve” ( Gazeta Panorama)

Pavarësisht neopaganizmit dhe tolerancës ndaj inçestit edhe në lidhje kaq të afërta të gjakut në vendet e Evropës dhe botës përsëri mardhëniet inçestuale jo vetëm janë të dënueshme nga kanonet kishtare të Kishës Orthodhkse por edhe shkencërisht lidhjet e gjakut të drejtëpërdrejta edhe të tërthorta deri në brezin e shtatë janë çështje që vazhdojnë të pushtojnë degë të ndryshme të shkencës, si biologjia, psikologjia, antropologjia, drejtësia, sociologjia dhe për këtë arsye është një çështje e rëndësishme bioetike në të cilën këto shkenca thirren të përcaktojnë mendimet e tyre me studimet shkencore.Këto studime shkencore kanë treguar bindshëm se një lidhje dashurie jo vetëm me vëlla e motër por edhe mes kushurinjve të parë dyfishon rrezikun për të pasur një fëmijë me defekt gjenetik. Rreziqet, që shfaqen tek fëmijët e lindur nga një marrëdhënie inçestuale, kanë të bëjnë kryesisht me sistemin nervor, trurin dhe zemrën.

Prandaj në qoftë se dy të rinjtë, ose individë që duan të martohen me dikë nuk duhen të nxitohen vetëm si një përmbushje instiktive e tërheqjes seksuale, por duhet të ndalojnë dhe të shikojnë me vëmendje pemën gjenealogjike me personin që duan të martohen për të parë lidhjet e gjakut të drejtëpërdrejta dhe të tërthorta, krushqive sepse rezikojnë pasardhësit e tyre. Në qoftë se duan të bëjnë një martesë sipas Zotit me Misterin e Martesës në Kishën Orthodhokse duhet të respektojnë kanonet kishtare që përcaktojnë shkallën e breznisë kur lejohen martesa dhe të konsultohen me priftin e enorisë që të mos bjerë në incestë, ashtu si ndodhi me një djalosh që ra në dashuri me një vajzë që ishte kushurirë e dytë dhe që kanonet kishtare e ndalonin atë martesë.

Meqënëse djaloshi nuk bindej nga fjalët, atëhere prifti i urtë i tha o bir hajde ta shohësh vetë pse nuk bëhet kjo martesë. Prifti mori një gotë me vere edhe e hodhi në një broke bosh dhe pastaj i tha djalit: “hidhe një gotë uji në broke, pastaj provoje për shije”.Mbasi e provoj djali i tha : ” është verë “. Hidhe gotën e dytë me uji dhe provoje përsëri” Mbasi e  provoj djali tha :  është  akoma verë në shije “.Kështu vazhduan deri tek gota e shtatë e ujit dhe kur djali e provoin përsëri tha ; “akoma ndjehet si verë”.Vetëm mbasi hodhi gotën e tetë të ujit dhe e provoj tha: Uratë tani është uji nuk ndjehet më verë” Atëherë prifti i tha : ?Mor bir a pe vetë se gjaku nuk bëhet ujë menjëherë, por do shtatë breza të kalojnë. Prandaj edhe Zoti nëpërmjet kishës nuk ta bekon martesën me kushurirën tënde të dytë dhe ju nuk duhet të martoheni me njëri tjetrin, sepse do gaboni shumë për veten dhe për fëmijët tuaj që do lindin në inçest”./CNA.al

Lajmet e fundit nga