Connect with Us

“Nga Belgjika për ‘Foltoren’”/ Demokrati surprizon Berishën: Nuk iki pa ardhur PD në pushtet

Politikë

“Nga Belgjika për ‘Foltoren’”/ Demokrati surprizon Berishën: Nuk iki pa ardhur PD në pushtet

Publikuar

-

/

Sekretari Organizativ i PD Librazhd, Arben Kurti, ka theksuar se ka ardhur nga Belgjika për foltoren dhe se në 11 dhjetor do jetë në Kuvendin Kombëtar për të firmosur ndryshimin dhe fitoren e PD.

“Jam Arben Kurti, Sekretari Organizativ i PD Librazhd, mirëseerdhe në Librazhd zoti Berisha!

Kam ardhur nga Belgjika për ‘foltoren’ dhe do rri këtu deri sa PD të vijë në pushtet. Në këtë sallë me njerëz të mirë, të mrekullueshëm, me familjarë të zotë, njerëz me vlera, janë këta në këtë sallë që i japin vlerë PD. Asnjëherë PD nuk i ka vlerësuar njerëzit. Nuk i ka marë në konsideratë njerëzit, vetë propozo, vetë voto, poshtërsi.

Sot jemi te foltorja për të mbështetur 100 % jo vetëm unë me familjen time por të gjithë demorkatët. Ne jemi më të mirët, më sinqertët më të zotët prandaj ne do fitojmë zoti Berisha. Kam ardhur dhe kam firmosur vetë me dorën time, askush nuk më ka detyruar. Sot jam këtu dhe në 11 dhjetor do jem në Kuvend për të firmosur ndryshimin dhe fitoren e PD. Do ju ndjek hap pas hapi. Basha le ta fillojë me përjashtimet nga unë i pari në Librazhd si pozicion por jo nga PD pasi nuk më solli ai në PD. Zoti Basha nuk e ka sjellë nga Holanda partinë por unë nuk e ndjek më atë.”/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Nuk ka rregullore që na përjashton”/ Noka: Balla, zëdhënësi i Bashës

Publikuar

-

Nga

cna politike

Deputeti Flamur Noka ka folur për vendimin e Lulzim Bashës për përjashtimin nga grupi parlamentar.

Në një intervistë për media, Noka thekson se është e paprecedentë që të përjashtohen depuetetët demokratë në Parlament.

Ai shtoi se Taulant Balla është shndërruar në zëdhënës të Lulzim Bashës.



Debati në seancë ishte i turpshëm, sepse Taulant Balla u shndërrua në zëdhënësin e Grupit Parlamentar të PD. Taulant Balla ishte aty me urdhër të kreut të regjimit Rama, për ta monitoruar pengun. Asnjë demokrat që ka luftuar tetë vjet, që ka luftuar ta bëjë pengun kryeministër, nuk pranon këtë realitet. Demokratët refuzojnë me përçmim pengun, pengmarrësin dhe atë që flet në emër të tyre, Ballën.

Nuk ka rregullore që përjashton deputetët. Rama po tenton që të bëjë opozitë Bashën me bravat e tij. Ne në zgjedhje do kemi demokratët më të devotshëm dhe më të mirë dhe PD do jetë fituese e bashkive me këta kandidatë. PD do ketë kandidatë në gjashtë bashki. Në shumicën e këtyre bashkive, kandidatët tanë do jenë fituesit”, deklaroi Noka./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Bashkëpunimi ka filluar në 17 maj 2017”/ Spaho “zbërthen” marrëdhënien Rama-Basha

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Për deputetin e Partisë Demokratike Edmond Spaho, Lulzim Basha po mbrohet nga mazhorancë, e sipas tij ky është vazhdimi i bashkëpunimit që ka filluar në takimin e fshehtë mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës në 17 maj 2017.

Në një intervistë televizive, Spaho deklaroi se në seancën e parë për këtë vit në Kuvend, rolin e zëdhënësit të Bashës e luajti Taulant Balla.



Unë figuroj deputet i PD. Ngjarja e ndjeshme ishte në vazhdën e përjashtimeve që ka filluar Basha nga gjoja PD pasi nuk është më as kryetar. Përkrah ka maxhorancën. Ajo që e ndihmoi më 8 janar të fuste grupe kriminale në seli, iu gjend edhe ditën e djeshme. Ky është bashkëpunim që ka filluar nga 17 maji i vitit 2017. Veprimet e kryetares së Kuvendit në mbështetje të Bashës dhe veprimi i turpshëm i Ballës si zëdhënës i Bashës. Askush nuk dha shpjegime, por u mjaftuan me shpjegimet e Ballës”, tha Spaho./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Shehi “injoron” Bashën/ Nuk përfaqëson bllokun opozitar, ka humbur 3 palë zgjedhje

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kreu i LZHK Dashamir Shehi ka komentuar krizën që ka kapur PD dhe sjelljet e Lulzim Bashës.

Në një intervistë televizive, Shehi u shpreh se Basha nuk përfaqëson më bllokun opozitar, pasi sipas tij ai ka humbur 3 palë zgjedhje. Për kreun e LZHK, beteja nuk është mes njëri-tjetrit, por përballja me Edi Ramën.



Protestën e 8 janarit nuk e konsideroj fare normale, si në raport me ata që vijnë me shkallë, po ashtu edhe ata që mbërthehen me trapan e fikse zjarri. E kanë mbingarkuar me simbolikë boshe, gjë që tregon një naivitet për të marrë godinën sikur të jetë kalaja e Krujës. Lulzim Basha nuk e ka inercinë për të udhëhequr bllokun opozitar, pasi ka humbur zgjedhjet 2-3 herë. Detyra jonë nuk është të godasim njëri-tjetrin, por të përballemi me Edi Ramën”, tha Shehi. /CNA.al

LEXO TE PLOTE