Connect with Us

‘Nga 114 delegatë, firmosën 104’/ Malltezit i fshijnë postimin ‘sufllaqexhinjtë’ e Lulit

Aktualitet

‘Nga 114 delegatë, firmosën 104’/ Malltezit i fshijnë postimin ‘sufllaqexhinjtë’ e Lulit

Publikuar

-

/
cna lajme politike

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Jamarbër Malltezi, ka bërë një postim në rrjetet sociale ku ironizonte atë që ka ndodhur te Dega nr.4 e PD në Tiranë, ku nga 114 anëtarë, 104 prej tyre kanë firmosur për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar në datën 11 dhjetor.

Mirëpo postimi është raportuar më vonë, sipas Malltezit nga ata që ai i quan sufllaqexhinjtë e Lulzim Bashës dhe Endri Hasës.

“Hahahahahahaha Lajm i papare! Me heret nxorra nje postim qe modeli Basha qe kercenon se do perjashtoje nga PD delegatet qe do mblidhen me 11 Dhjetor ishte i ngjashem me ate qe kur mori vesh se kishin firmos 104 nga 114 delegate qe ka dega e PD i fshiu te gjithe vec 5 vetave [😂] Pa u bere 1 ore nga postimi me mbi 300 like, sufllaqexhinjte e Lulit/Hases e raportuan si postim qe shfaqen te dhena personale dhe nuk duhej postuar!!! Imagjino qe keta qe bllokojne postimin ne Facebook kerkojne te nxjerrin formulare dhe numrat personale te delegateve [🤷] Kete qe denon ligji [😂]”/CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

“Do rikthehem me kryeministrin”/ Balluku inspekton punimet në tunelin e Llogarasë

Publikuar

-

Nga

cna lajme ekonomi

Ministria e Infrastrukturës Belinda Balluku  ka inspektuar sot punimet në “Urën e Llogarasë”.

Sipas saj puna ka ecur me ritme të kënaqshme.

 “Për mua është një ditë e shënuar, makineritë janë të gjitha në punë. Kemi një formacion që na jep shpresa që punimet mund të ecin shumë mirë tani e në vazhdim. Kompania fituese ka pasur dizajnin më të mirë të mundshme.  Ajo nuk është zgjedhur vetëm për funksionin, pro edhe për dizajni e veçantë. Duke dalë nga tuneli të gjitha automjetet do të hasen me urën e vetme të varur në Shqipëri.”, është shprehur Balluku.

LEXO EDHE:  Tre muaj pas Foltores/ Mbahet sot Kuvendi i PD-së

LEXO EDHE:  Opozita e ndarë në dy fytyra



Më tej, ministrja tha, se në fund të shkurtit tunelin do ta vizitojë së bashku me kryeministrin Edi Rama.

“Kemi një plan për tu kthyer në fund të shkurti me kryeministrin për të bërë një vizitë mbikëqyrëse. nëse do të ketë progres, do të preferonim të kishim një vizitë edhe në pjesën jugore.”, tha Balluku.

Tuneli i Llogarasë parashikohet të ketë një gjatësi prej afro 6 kilometrash, i cili nis nga ura e Shën Elizës në zonën e Dukatit deri në urën e Palasës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet e 6 Marsit/ PS shkresë KQZ

Publikuar

-

Nga

Partia Socialiste ka dërguar në Komisionin Qendror Zgjedhor  shkresën për regjistrimin në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.

Shkresamban firmën e sekretarit të përgjithshëm të PS-së, Damian Gjiknuri.



Sipas dekretit të Presidentit Ilir Meta, me 6 Mars pritet të mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 Bashki, në Durrës, Shkodër, Vorë, Dibër, Rrogozhinë e Lushnje./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Ambasadat shqiptare në 5 shtete ”mbyllin” dyert/ Zbardhen shkaqet

Publikuar

-

Nga

Ministria e Jashtme jep njoftimin e rëndësishëm/ Çfarë duhet të dinë qytetarët që shkojnë në Itali

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se për shkak të kushteve të vështira klimatike dhe situatës nga pandemia Covid-19, do të ketë kufizime apo ndërprerje të punës në përfaqësitë diplomatike të Shqipërisë në Stamboll, Ankara, Mynih, Romë dhe Athinë.

Në disa prej shteteve të përmendura më lart, kufizimet apo ndërprerja e punës vijnë edhe si shkak i vendimit të qeverive përkatëse, për të përballuar situatën e krijuar nga pandemia dhe kushtet e vështira klimatike.

LEXO EDHE:  “Argumentat qesharake të “Liderit Perëndimor”/ Ibsen Elezi ‘kryqëzon’ Bashën: Njeri i shtirur dhe mashtrues i rëndomtë

LEXO EDHE:  Tre muaj pas Foltores/ Mbahet sot Kuvendi i PD-së

“Në raste emergjencash, lutem kontaktoni  në numrat e posaçëm të përfaqësive diplomatike:

Stamboll: +905459461456

Ankara: +905449622617



Mynih: +4915237913997

Romë: +393420498192

Athinë: +306941658183

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme mbetet e angazhuar për t’iu përgjigjur qytetarëve në kohë reale”, thuhet në njoftimin e Ministrisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE