LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Merkato e dështuar, këta janë futbollistët e larguar deri tani nga Skënderbeu

19 Nëntor 2021, 12:02, Sport CNA
Merkato e dështuar, këta janë futbollistët e larguar deri

Bismark dhe Asante janë të larguarit e fundit nga Skënderbeu gjatë këtij sezoni. Më herët, edhe dy brazilianë ndoqën të njëjtën rrugë duke mos u bërë pjesë e ekipit në asnjë ndeshje zyrtare. I pari ishte Murillo Rosa, afrimi i parë.

Mesfushori shkatërrues nuk ka mundur të lërë shenjë te klubi bardhekuq. Pas disa miqësoresh të zhvilluara është larguar për t?ia lënë vendin një tjetër braziliani, Bruno Riter.

Ndryshe nga Rosa, për Riter aventura zgjat vetëm disa ditë. Lojtari e kupton shumë shpejt se përshtatja ishte e pamundur në Korçë për të, duke shtuar edhe problemet familjare kërkon largimin nga klubi.

Me gjithë këto largime tashmë Skënderbeu ka mbetur zbuluar në disa reparte. Do të duhet një ndërhyrje me çdo kusht në merkaton e janarit për të rregulluar balancat, por edhe kjo ndërhyrje duhet bërë me kujdes që të mos sjellë të tjera largime nga klubi.

Lajmet e fundit nga