Mbledhja e Kryesisë/ Vokshi: Bardhi pati një moment reflektimi për Kuvendin, ja pse ndryshoi

19 Nëntor 2021, 17:06, Politikë CNA
Mbledhja e Kryesisë/ Vokshi: Bardhi pati një moment reflektimi

Mbajtja e Kuvendit Kombëtar të PD është kthyer në një ccështje diskutimi dhe ka krijuar grupet brenda partisë.

Në mbledhjen e Kryesisë, u vendos nga Basha që Kuvendi të mbahet në 18 dhjetor. Por për deputeten Albana Vokshi, nga ana e Gazmend Bardhit kishte një lloj reflektimi dhe tërheqje nga kjo datë, por sipas saj pas ndërhyrjes së Bashës Bardhi u rikthye në vendimin e datës 18 dhe propozoi që të ketë shtesë të agjendës.

?Nuk e kuptoj pse Basha dhe Bardhi kanë frikë nga transparenca. Firmat janë aty, por nuk duan t?i vërtetojnë, por frimat janë të vërteta. Gent Strazimiri e ka shpjeguar mbrëmë, pati një moment që ne menduam që do të kishte një tërheqje nga Basha në vendimmarrjen e Kuvendit të datës 18. Është e vërtetë që tha se duhet një moment reflektimi, por menjëherë ka ndërhyrë Basha, diçka i ka thënë nga afër zotit Bardhi, duke insistuar për datën 18.

U duk se kishte një lloj reflektimi. Pasi ndërhyri Basha, Bardhi u rikthye në vendimin e datës 18 dhe propozoi që të ketë shtesë të agjendës. Ky impresion ishte nga unë e Strazimiri, mund të kishte tërheqje nga ana e tyre. Mendoj se Basha, duhet të përballet me Berishën në Kuvendin e datës 11, sepse ka anëtarësinë kundër, të hapë garën për kryetar të PD dhe nëse Basha do fitonte, do isha e para që do isha me të, të hapë garën për kryetar?, deklaroi Vokshi në Syri Tv./CNA.al

Lajmet e fundit nga