Connect with Us

Ja pse pandemia e Covid-19 ka të ngjarë që përfundojë vitin  e ardhshëm

Blog

Ja pse pandemia e Covid-19 ka të ngjarë që përfundojë vitin  e ardhshëm

Publikuar

-

Nga Edward Carr “The Economist”

Pandemitë nuk “vdesin”, ato thjesht zhduken. Dhe kjo është ajo që ka të ngjarë të ndodhë me Covid-19 gjatë vitit 2022. Në fakt do të ketë shpërthime lokale dhe sezonale, sidomos në vendet me një normë të ulët të vaksinimit. Ndërkohë, epidemiologët do të duhet gjithashtu të kenë kujdes variantet e reja , të cilat mund të jenë në gjendje që ta mposhtin imunitetin e ofruar nga vaksinat.

Megjithatë, gjatë viteve të ardhshme, ndërsa Covid-i po shkon drejt transformimit në një  sëmundje endemike, si gripi apo e ftohura e zakonshme, jeta në pjesën më të madhe të botës ka të ngjarë të rikthehet në normalitet, ose të paktën në një normalitet post-pandemik.

Pas kësaj perspektive, fshihet si një sukses mbresëlënës, por edhe një dështim dëshpërues. Suksesi është se një numër shumë i madh njerëzish janë vaksinuar, dhe se në çdo fazë të infektimit, nga simptomat e lehta deri tek ato që kërkojnë kujdes intensiv në spitale, ilaçet e reja mund ta reduktojnë tanimë shumë rrezikun e vdekjes.

Sot është e lehtë që të merret si diçka e mirëqenë. Por fakt është se krijimi dhe licencimi i shpejtë i kaq shumë vaksinave dhe trajtimeve për një sëmundje të re, është një triumf i shkencës. Vaksinës së poliomielitit, iu deshën 20 vjet për të kaluar nga provat e hershme në licencimin e saj në SHBA.

Deri në fundin e vitit 2021, pra vetëm 2 vjet pasi u identifikua për herë të parë Sars-Cov-2, bota po prodhon çdo muaj afro 1.5 miliardë doza vaksine anti- Covid. “Airfinity”, një kompani e të dhënave për shkencat e jetës, parashikon se deri në fundin e qershorit 2022 mund të jenë prodhuar gjithsej 25 miliardë doza.

Në një samit të mbajtur në shtator, presidenti amerikan Xho Bajden, bëri thirrje që 70 për qind e popullsisë së botës të jetë vaksinuar plotësisht brenda një viti. Furnizimet nuk duket të jenë më një problem. Por vaksinat nuk ofrojnë një mbrojtje të plotë, sidomos tek të moshuarit.

Por edhe këtu, shkenca mjekësore ia ka dalë që të përballet mirë me këtë sfidë. Për shembull, simptomat e hershme mund të trajtohen me molnupiravir, një pilulë antivirale që merret 2 herë në ditë, dhe e cila në provat klinike ka treguar se e përgjysmon numrin e vdekjeve dhe shtrimet në spital.

Të sëmurët më rëndë mund të marrin deksametzon, një kortikosteroid me një çmim të lirë, që e redukton me 20-30 për qind rrezikun e vdekjes. Po ashtu janë edhe ilaçet si remdesivir, dhe një koktej antitrupash të prodhuar nga kompania “Regeneron”.

Mendojeni pak kombinimin e vaksinimit me trajtimin me medikamente si një seri muresh, ku secili i bllokon një pjesë të sulmeve virale që të bëhen fatale. Ngritja e çdo muri të ri, e redukton më tej vdekshmërinë e Covid.

Megjithatë, krahas këtij suksesi ka edhe një dështim. Një arsye tjetër se përse Covid do të bëjë më pak dëme në të ardhmen, është se ai ka bërë tashmë kaq shumë dëme në të kaluarën. Një numër shumë i madh njerëzish, janë të mbrojtur nga variantet aktuale të Covid-it vetëm sepse tashmë janë infektuar.

LEXO EDHE:  Ekspertja britanike: Vaksinimi, rruga jonë e vetme për të dalë nga kjo pandemi

Dhe shumë të tjerë, sidomos në botën në zhvillim, do të mbeten të pambrojtur nga vaksinat apo ilaçet për një kohë të gjatë deri në vitin 2022. Ky imunitet është fituar nëpërmjet një kostoje të tmerrshme. “The Economist” ka analizuar vdekjet e tepërta gjatë pandemisë.

Pra vdekshmërinë mbi atë që do të pritej në një vit normal. Vlerësimi ynë më 22 tetor ishte një total prej 16.5 milion vdekjesh në nivel global (me një luhatje nga 10.2 milion në 19.2 milion), e cila ishte 3.3 herë më i madhe sesa numri zyrtar i viktimave.

Një vlerësim i përafërt, sugjeron se këto vdekje janë rezultat i 1.5 miliardë-3.6 miliardë të infektuarve, pra 6 deri në 15 herë më shumë sesa numri zyrtar. Kombinimi i rasteve të reja dhe vaksinimit, shpjegon arsyen pse në Britani mund të zbulohen këtë vjeshtë antitrupa ndaj Covid tek 93 për qind e të rriturve.

Njerëzit janë të prirur ndaj ri-infektimit, dhe siç e tregon Britania, me çdo ekspozim ndaj virusit, sistemi imunitar trajnohet më mirë për ta zmbrapsur atë. Trajtimet e reja dhe fakti që më shumë të rinj po infektohen, shpjegon arsyen pse shkalla e vdekshmërisë në Britani është sot vetëm 1/10 e asaj që ishte në fillim të këtij viti.

Edhe vende të tjera do të ndjekin atë trajektore në rrugën drejt endemisë. E gjithë kjo ende mund të ndryshohet si pasojë e ndonjë variant të ri të rrezikshëm të Covid-19. Virusi po ndryshon vazhdimisht, dhe sa më shumë të jetë në qarkullim, aq më e madhe është mundësia që të shfaqet një lloj i ri infektiv.

Megjithatë, edhe nëse përhapen shumë variantet Omicron dhe Rho, ato mund të mos jenë më vdekjeprurëse sesa Delta. Përveç kësaj, trajtimet ekzistuese ka të ngjarë të mbeten efektive, dhe vaksinat mund të modifikohen me shpejtësi, duke pasur parasysh mutacionet e virusit.

Prandaj, gjithnjë e më shumë njerëz do të vdesin nga Covid-19 për shkak se janë të moshuar ose me imunitet të dobët, sepse janë të pa vaksinuar, apo sepse nuk ka mundësi që të blejnë ilaçet anti-virale. Ndonjëherë njerëzit do të mbeten të pambrojtur, sepse refuzojnë të vaksinohen kur u ofrohet një vaksinë, një dështim ky i edukimit shëndetësor.

Por dozat e vaksinave po vazhdojnë që të grumbullohen nga vendet e pasura, dhe vaksinimi i njerëzve në vendet e varfra mbetet i vështirë. Mjetet e jetesës do të shkatërrohen dhe jo pak jetë do të humbasin, për shkak të mungesës së një vaksine të sigur,t që kushton vetëm disa dollarë. Pandemia e Covid-19 nuk ka përfunduar ende.

Por deri në vitin 2023, ajo nuk do të jetë më një sëmundje kërcënuese për jetën për shumicën e njerëzve në botën e zhvilluar. Ajo do të përbëjë ende një rrezik vdekjeprurës për miliarda njerëz në botën e varfër. Mjerisht e njëjta gjë, është e vërtetë edhe për shumë kushte të tjera. Covid-19 do të jetë në rrugën e duhur për t’u bërë një sëmundje si shumë të tjera.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

https://www.economist.com/the-world-ahead/2021/11/08/covid-19-is-likely-to-fade-away-in-2022

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Blog

A po përgatitet Rusia për pushtimin e Ukrainës?

Publikuar

-

Nga

cna lajme blog

Nga Sebastien Roblin “National Interest”

Për herë të dytë gjatë këtij viti, fotot satelitore dhe imazhet e publikuara në mediat sociale, zbulojnë se mijëra trupa ruse dhe qindra automjete të blinduara dhe sisteme artilerie, po qëndrojnë të pozicionuara shumë larg bazave të tyre të zakonshme dhe shumë pranë kufirit me Ukrainën.

Ose më saktë, një pjesë e konsiderueshme e njësive që u grumbulluan aty pranverën e këtij viti për të marrë pjesë në një stërvitje të madhe ushtarake në shtator, nuk u rikthyen në kazermat e tyre.

Ky zhvillim u cilësua aq shumë shqetësues, saqë më 30 tetor, drejtori i CIA-s, Bill Bërns, shkoi në Moskë për të diskutuar mbi shqetësimet e Uashingtonit në lidhje me lëvizjet e trupave ruse, të cilat një zëdhënës i Pentagonit i konsideroi si të një “shkalle të pazakontë”.

Gjithsesi, vetë Ministria ukrainase e Mbrojtjes, deklaroi më 1 nëntor se “nuk kishte regjistruar” ndonjë dislokim ushtarak në kufi. Më herët, në mars dhe prill, Rusia grumbulloi forca pranë Ukrainës, sidomos në Pogonovo, edhe pse në një mënyrë shumë më publike.

Por ato lëvizje dukej se kishin për qëllim demonstrimin e forcës, me synim pengimin e operacioneve ukrainase, si dhe për të ushtruar presion ndaj presidentit amerikan Xho Bajden që të takohej me homologun e tij rus Vladimir Putin.

Më pas, në shtator, forca shtesë të ardhura në baza ushtarake të largëta, morën pjesë në stërvitjen e madh ushtarake “Zapad 2021” në Distriktin Ushtarak Perëndimor, duke simuluar sjelljen në një konflikt kundër një force ndërhyrëse të NATO-s në Bjellorusi.

Por ja se çfarë po e alarmon tani Perëndimin: disa njësi të mëdha ushtarake, pjesëmarrëse në “Zapad 2021”, mbeten ende të vendosura në zonat ngjitur me Ukrainën, në vend se të rikthehen në bazat e tyre të zakonshme. Për më tepër, imazhet satelitore dhe të mediave sociale, sugjerojnë se elementë shtesë luftarakë nga jashtë rajonit po zhvendosen fshehurazi në zonën kufitare.

Lëvizjet e Ushtrisë së 41-të të Armëve të Kombinuara (AAC), që zakonisht e ka qendrën në Novosibirsk të Siberisë, kanë shkaktuar një shqetësim të veçantë. Në fillim shumë nga nën-njësitë e saj u vendosën në Pogonovo, afër Voronezhit, gjatë stërvitjes së pranverës.

Por në vend se të ktheheshin në bazë pas “Zapad”-it, ato njësi u zhvendosën drejt perëndimit në Jelnija, që është po aq afër territorit ukrainase, por ngjitur me rajonin e Kievit dhe jo me Ukrainën Lindore.



Analiza e fotografive satelitore tregon qindra tanke dhe mjetet luftarake të këmbësorisë, njësitë mbështetëse të artilerisë, apo edhe raketa-hedhëse. Një pjesë e fundit e kësaj enigme, është retorika gjithnjë e më luftarake nga Putini, e nxitur në dukje nga frika se NATO po bashkëpunon më ngushtë me Ukrainën, duke parashikuar një lëvizje për ta bërë atë pjesë të aleancës.

LEXO EDHE:  Ekspertja britanike: Vaksinimi, rruga jonë e vetme për të dalë nga kjo pandemi

LEXO EDHE:  OBSH: Fundi i pandemisë së koronavirusit ende i largët

Për shembull, Putin deklaroi në një fjalim në korrik:“…Ne nuk do të lejojmë kurrë që territoret tona historike dhe njerëzit afër nesh që jetojnë atje, të përdoren kundër Rusisë. Dhe atyre që do ta ndërmarrin një përpjekje të tillë, dua t’u them se në këtë mënyrë ata do të shkatërrojnë vendin e tyre”.

Majkëll Kofman, drejtor i studimeve për Rusinë në Qendrën për Analizat e Marinës, thotë se fjalimi dhe retorika e kësaj forme, tregojnë një rrezik më të madh për ndërhyrjen ruse në Ukrainë se më parë. Kjo mund të nënkuptojë se Putin po hedh bazat politike dhe retorike, që justifikojnë operacionet e ardhshme ushtarake.

Analisti ushtarak Konrad Muzika i kompanisë “Rochan Consulting” u shpreh përmes një interviste dhënë me email:“Kur flas për AAC-në, e kam fjalën për elementë të tij, dhe jo për të gjithë ushtrinë… A janë shumë njësitë e dislokuara në kufi? Në vetvete jo, por ato mund të përdoren në çdo rast për të shtuar njësitë e vendosura tashmë në zonë”.

Edhe Kofman mendon se AAC-së së bashku me regjimentet e tankeve duhet të shihen si përforcime të konsiderueshme ruse në zonën kufitare me Ukrainën. “Aktiviteti ushtarak rus është jashtë normales. Këto nuk janë stërvitje rutinë, kontrolle certifikimi, dhe dikush e ka të vështirë të gjejë shpjegime jo shqetësues mbi atë që po shihet …

Ky aktivitet nuk është publik, apo i shoqëruar me deklarata të forta, krahasuar me atë që ndodhi në shkurt-prill në fillim të këtij viti. Duket se ushtria ruse është urdhëruar të pozicionohet për një operacion të mundshëm në muajt e ardhshëm”- thotë Kofman.

Ai më pas sqaroi “…Kjo nuk është një situatë që ka gjasa të shpaloset në ditët apo javët në vijim. Unë parashikoj dimrin, apo ndoshta pas pushimeve dimërore. Sido që të jetë, dyshoj nëse është marrë ende një vendim politik”. Edhe Muzika mendon se ushtria ruse e ka përmirësuar sigurinë operacionale, duke ndërmarrë lëvizje gjatë natës, gjë që do të thotë se disa lëvizje mund të mos zbulohen.

Lëvizjet e trupave në kufijtë e Rusisë, po ndodhin në të njëjtën kohë me rritjen e tensioneve midis Bjellorusisë dhe Polonisë. Këto konfrontime mund të jenë të palidhura me lëvizjet e trupave rreth Ukrainës, e megjithatë shtojnë më tej tensionet, në një mjedis tashmë të tensionuar të sigurisë.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

https://nationalinterest.org/blog/buzz/russia-getting-ready-invade-ukraine-196098

LEXO TE PLOTE

Blog

Kriza e refugjatëve/ Një shfrytëzim tjetër i dobësive të Evropës nga autokratë si Llukashenko

Publikuar

-

Nga

cna lajme blog

Nga Judy Dempsey “Carnegie Europe”

Në javët para shpërthimit të krizës, udhëheqësit e BE-së u sollën sikur nuk e kuptonin potencialin e përshkallëzimit të situatës. Që nga korriku i këtij viti, mijëra njerëz nga Iraku dhe vende të tjera të Lindjes së Mesme, kanë përfituar nga ajo që ata e konsideronin si një mënyrë relativisht të lehtë për të hyrë në një vend të BE-së.

Të nxitur nga regjimi i liderit bjellorus Aleksandër Llukashenko, ata blenë bileta avioni, morën lehtësisht vizat dhe fluturuan për në Minsk, kryeqytetin e Bjellorusisë. Kur mbërritën atje, ata shoqëroheshin shpesh nga forcat bjelloruse të sigurisë në kufirin me Lituaninë, anëtare e BE-së dhe NATO-s.

Aty shumë prej tyre kaluan ilegalisht kufirin. I pamësuar me flukse të tilla emigrantësh, Vilniusi u garantoi strehim refugjatëve të mbërritur, por në të njëjtën kohë e forcoi kufirin. Skenat shpeshherë dramatike në këto vendkalime, ishin vetëm një shembull i vogël i gjërave që do të vinin më pas në kufijtë e Polonisë dhe Letonisë me Bjellorusinë.

Situata u përshkallëzua me shpejtësi:disa video të publikuara në internet më 8 nëntor, treguan mijëra emigrantë emigrantë të grumbulluar në kufirin polako-bjellorus, me disa prej tyre që kërkonin të hynin me forcë në Poloni. Varshava kishte ngritur tashmë një gardh me tela me gjemba për të mbrojtur kufirin e saj, dhe e ndaloi praninë në zonë të mediave dhe organizatave të shoqërisë civile.

Mbi 12.000 ushtarë dhe policë janë dërguar për të mbrojtur kufirin. Kushtet në terren për emigrantët janë të tmerrshme. Ata kanë ngritur çadra jashtë në motin e acartë. Dhe rrihen nga ushtarët bjellorusë dhe shtyhen mbrapsht me dhunë nga pala polake.

Pavarësisht se janë instrumentalizuar nga Lliukashenko dhe nga Kremlini, emigrantët po i vazhdojnë përpjekjet e tyre për të hyrë në Bashkimin Evropian. Llukashenko mbetet në pushtet falë shtypjes së dhunshme ndaj çdo forme të kundërshtimit ndaj rezultateve të zgjedhjeve presidenciale të manipuluara të gushtit të vitit 2020, por edhe falë aleatit të tij, presidentit rus Vladimir Putin.

Llukashenko, pa dyshim edhe më mbështetjen e Putinit, e ka përdorur çështjen e emigracionit si një armë për ta ndëshkuar BE-në për vendosjen e sanksioneve ndaj regjimit të tij të diskredituar. Minsku dhe Moska, e dinë shumë mirë se një nga dobësitë më të mëdha të Evropës është reagimi i saj i dobët ndaj çështjes së emigrimit ilegal.

Kjo dobësi, e cila u pa qartë gjatë krizës së refugjatëve të vitit 2015, kur blloku u përça mbi strehimin e refugjatëve që iknin nga lufta në Siri, dhe e cila nuk është riparuar ende. Në vend se ta trajtojë ballazi krizën e fundit, Evropa po ndërton një fortesë brenda kufijve të saj, diçka për të cilën kryeministri hungarez Viktor Orban u kritikua në vitin 2015, kur ai ndërtoi një kufi të fortifikuar për të penguar kalimin tranzit të emigrantëve dhe refugjatëve drejt vendeve të tjera anëtare të BE-së.

Orban filloi në atë kohë një tendencë. “Sot ka një forcim masiv të politikave në këtë fushë”- thotë Stefan Lene, ekspert i migracionit. Brukseli vendosi sanksione më të ashpra disa muaj më parë, kur Bjellorusia rrëmbeu një avion të kompanisë “Ryanair”, duke e detyruar atë të ulej në Minsk, në mënyrë që të arrestonte një nga pasagjerët e tij, gazetarin dhe aktivistin e opozitës Roman Protasevich.



LEXO EDHE:  Covid-19/ Dasho tregon "gabimet trashanike", thirrje bluzave të bardha: Ndani mendjen se kujt do t'i shërbeni

LEXO EDHE:  OBSH: Fundi i pandemisë së koronavirusit ende i largët

Tashmë në kundërpërgjigje ndaj zhvillimeve të fundit, disa qeveri evropiane po bëjnë thirrje për një grupim të ri sanksionesh. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka propozuar dërgimin e një zyrtari të lartë “në vendet kryesore të origjinës dhe transitit”. Këto vende, tha ajo “duhet të veprojnë për të parandaluar që shtetasit e tyre të bien në grackën e ngritur nga autoritetet bjelloruse”. Unioni duhet të shqyrtojë se si të vendosë sanksione të reja, përfshirë përmes listave të zeza, ndaj linjave ajrore të vendeve të treta që janë më aktive në trafikimin e qenieve njerëzore.

Por mos prisni ndonjë vendim të shpejtë. Reagimi i BE-së ndaj këtij fenomeni të ri të emigracionit, konfirmon mungesën e një politike të emigracionit dhe azilit, qoftë edhe afatshkurtër. A do të kishte qenë kaq e vështirë, që me ndihmën e BE-së, Kombeve të Bashkuara dhe organizatave të migracionit, të organizohej ngritja e kampeve brenda kufijve polakë dhe lituanez, për të dokumentuar dhe vlerësuar statusin e emigrantëve?

Kjo do të kishte parandaluar vuajtjet e tyre. Kuptohet që qeveritë e BE-së në rajon, të cilat kanë qenë shumë kritike ndaj represionit së Llukashenkos dhe kanë miratuar sanksionet, nuk kanë dëshirë që ta pranojnë këtë ide. Ata argumentojnë se kjo do të legjitimonte përdorimin e emigrantëve si një armë nga lideri bjellorus.

Pavarësisht nga dhuna e ushtruar ndaj tyre, ai do të vazhdojë që t’i shtyjë emigrantët përtej kufijve. Sa për krahasim, në Brandenburg, landin gjerman ngjitur me Poloninë, 100-150 emigrantë kanë kaluar çdo ditë nga Polonia në Gjermani gjatë javëve të fundit, dhe atyre u ofrohet strehim dhe kujdes.

Autoritetet po shqyrtojnë kërkesat e tyre për azil. Këto procedura janë të ngadalta dhe burokratike, të ngjashme me kthimin e emigrantëve të paligjshëm në vendin e tyre të origjinës. Në vitin 2016, BE-ja, e udhëhequr nga Gjermania, arriti një marrëveshje me Turqinë për të ndalur fluksin e emigrantëve dhe refugjatëve drejt unionit.

Pra Ankaraja u pagua për ta importuar problemin e emigracionit në Evropë. Por nuk mund të bëhet e njëjta gjë me Llukashenkon. Pasi kjo do të nënkuptonte negocimin me regjimin e tij, diçka që BE-ja e urren. Dhe për më tepër, kjo do të nënkuptonte faktin që Llukashenko dhe Putin do të korrnin fitore nga instrumentalizimi i emigrantëve.

Ndërkohë, një zyrtar i NATO-s ka thënë se aleanca “është e gatshme të ndihmojë më tej aleatët tanë, dhe të ruajë sigurinë në rajon”. Në këto kushte, shumëkush pyet veten nëse Bjellorusia dhe Rusia po mendojnë mbi atë që mund të jetë një konfrontim i rrezikshëm me NATO-n.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

https://carnegieeurope.eu/strategiceurope/85735

LEXO TE PLOTE

Blog

A është “Apokalipsi i klimës” një mashtrim global?

Publikuar

-

Nga

cna lajme blog

Nga Lucio Leante “Opinione.it”

A jemi vërtet – siç thonë shumë njerëz – në pragun e një katastrofe klimatike? Ish-presidenti i SHBA-së, Barak Obama, i pranishëm në punimet e samiti të klimës COP26 në Gllasgou mendon se po:“Koha po ikën… kjo është një dekadë vendimtare për të shmangur katastrofën”.

Asnjë befasi edhe nga deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, më 26 tetor:”Gjendemi në pragun e katastrofës klimatike!”. Dhe këtu mund të përmendim shumë figura të tjera globale, për harruar as besimtarët dhe ndjekësit e shumtë të asaj para-feje të shpëtimit nga Apokalipsi, që gjeti një profete tek adoleshentja Greta Tunberg.

Parashikimi i një Apokalipsit të afërt, i cili mund të shmanget vetëm nëse bota eliminon emetimet në atmosferë të dioksidit të karbonit CO2 “deri nga mesi ose rreth mesit të këtij shekulli”, ndahet nga thuajse të gjithë “të mëdhenjtë” dhe “të vegjlit” e botës.

Tashmë është një e vërtetë praktikisht zyrtare, e cila përsëritet nga masmediat e mëdha dhe të vogla, me raporte, artikuj, filma dhe dokumentarë të panumërt. Skenari që ata ilustrojnë përsëritet çdo ditë:valët e të nxehtit ekstrem, shpyllëzimi dhe shkretëtirëzimi, përmbytjet për shkak të shkrirjes së akullit polar, shirat e rrëmbyeshëm nga Siberia në Kanada, nga SHBA-na një Evropën Veriore dhe Mesdhe.

Për të mos harruar miliarda refugjatët e klimës, apo zhdukjen e ariut polar. Megjithatë, disa shkencëtarë e kundërshtojnë këtë pretendim, edhe nëse injorohen nga mediat kryesore. Disa prej tyre janë edhe në Itali si Antonino Zikiki dhe Franko Prodi, të cilët, edhe në intervistat e kohëve të fundit dolën kundër shumicës, dhe kundërshtuan vlerën shkencore të këtyre parashikimeve, duke mbështetur besimin e tyre të palëkundur tek origjina kryesisht antropogjene e ngrohjes aktuale globale.

Midis shkencëtarëve skeptikë është edhe Stiven Kunin, një fizikant i specializuar mbi klimën, që ka mbajtur postin e Nënsekretarit të Shkencës dhe Energjisë në qeveritë e Barak Obamës. Kunin mohon pretendimet e ish-presidentit të tij Obama në librin e tij të fundit “Unsettled” (2021), që po bën bujë në të gjithë botën.

Bazuar në të dhënat që zotëron, ai pretendon se nuk ka dhe s’do të ketë një Apokalips të shkaktuar nga ndryshimet klimatike. “Që planeti po ngrohet ky është një fakt”- thotë Kunin. Sipas tij ka shumë të ngjarë që një pjesë e vogël e ngrohjes globale, të jetë shkaktuar për shkak të emetimeve të CO2 nga lëndët djegëse fosile.

Por Kunin thotë se përfundimet e nxjerra prej saj janë të gabuara, dhe se në fakt nuk pritet të përballemi me asnjë katastrofë. Dhe është e gabuar të besohet, që ne mund të rregullojmë sipas dëshirës ​​sasitë e gazeve që emetojmë në atmosferë, dhe të besojmë se kjo masë në vetvete, ka një efekt direkt mbi temperaturat e planetit tonë.

Për këto besime të rreme që janë përhapur, Kunin bën më shumë fajtor sistemin mediatik sesa IPCC (Panelin Ndërkombëtar për Ndryshimet Klimatike të OKB- së). Media i dramatizon enkas ngjarjet klimatike për të tërhequr audiencë.

Dhe duket se narrativa e ndryshimeve të klimës po shitet shumë. Për shembull, skenarisipas së cilit përmbytjet, thatësira, shtërngatat e forta të shiut, stuhitë, ciklonet tropikale do të intensifikohen në një lidhje të drejtpërdrejtë me ndryshimet klimatike, përcaktohet në raportin e IPCC si e “një besueshmërie të ulët”.

E megjithatë, ai përsëritet në mënyrë obsesive në media. Katastrofizmi ngjall tek publiku dy reagime:së pari që ndryshimet klimatike janë shkaktuar nga njeriu, dhe se “diçka radikale dhe urgjente” duhet bërë menjëherë. Mjerisht, përgjigja e qeverive përfundon duke u bërë ritualistike dhe frustruese:“Është faji i CO2, le të reduktojmë emetimet!”.

Kunin beson se shkencës i atribuohen shumë keqkuptime, klishe, pasaktësi, të cilat e shtrembërojnë debatin publik për klimën. Thjeshtëzimi sakrifikon saktësinë, por e shton shumë audiencën. Të njëjtat modele dhe skenarë që ndërton dhe projekton IPCC deri në vitin 2050 e më tej janë sipas Kunin vetëm hipoteza.

LEXO EDHE:  Studimi i ri/ Ja faktorët kryesorë që shtojnë rrezikun e vdekjes prej Covid-19

LEXO EDHE:  Testet e shpejta antigjenike/ Rëndësia në zbulimin e Covid-19



Ato nuk ofrojnë asnjë siguri, dhe mbi të gjitha nuk kanë asnjë vlerë përshkruese. “Të gjitha modelet janë të gabuara, por disa bëhen të dobishme”- thotë ai. Duhet pasur parasysh se kur flet për një hipotezë të IPÇ, dikush shkruan:”Këtë e thotë shkenca!”.

Klima mbetet në çdo rast kaotike, dhe ajo zhvillohet pothuajse gjithmonë në një mënyrë shumë të ndryshme nga modeli. Kunin thotë se është sigurisht e vërtetë që prania e CO2 në atmosferë është rritur shumë gjatë 2 shekujve të fundit. Ajo ka qenë rreth 280 ppm (pjesë për milion) për shekuj me radhë.

Më pas, në fillim të shekullit XIX që përkon edhe me industrializimin, nisi që të rritet, dhe sot është në 410 ppm, gati dyfishi, ose më saktë 130 ppm më shumë. Kjo sasi që i atribuohet përdorimit të lëndëve djegëse fosile, besohet të jetë e tepërt, dhe ngrohja aktuale globale i atribuohet vetëm asaj.

Por këtu kemi një gabim serioz, pasi kjo sasi shtesë – vëren Kunin – nënkupton vetëm 2.8 molekula CO2 më shumë për 10.000 gaze të tjera serrë. Ky shtim bën që nxehtësia, e kapur dhe e mbajtur nga gazrat serrë, të shkojë nga 81.1 në vetëm 81.7 për qind.

Si përfundim, është praktikisht e pamundur që vetëm ai ndryshim i vogël të shpjegojë të gjithë rritjen e temperaturave (+1.5 gradë Celsius) gjatë 250 viteve të fundit. Për më tepër, CO2 është një gaz shumë i qëndrueshëm.

60 për qind e gazit të emetuar mbetet në atmosferë për 20 vjet, 55 për qind e tij mbetet për një shekull, dhe 15 për qind madje edhe 1 mijë vjet. Pra CO2 që është tashmë në atmosferë, është e destinuar të mbetet atje. Politikat kundër emetimeve nuk e prekin atë, por kanë të bëjnë vetëm me emetimet e reja.

Është e vërtetë, vëren Kunin, që nëse do të vazhdonim të emetonim si zakonisht, në vitin 2070 dioksidi i karbonit në ajër do të dyfishohej sërish (në 820 ppm). Por edhe në këtë hipotezë, nxehtësia e kapur dhe e mbajtur nga gazrat serrë, do të shkonte vetëm nga 81.7 në 82.1 për qind.

Nëse nga ana tjetër, do të vinim në zbatim shkurtimet e parashikuara nga marrëveshjet e gjelbra, do të stabilizonim përqindjen aktuale të nxehtësisë së evidentuar. Në fakt, asgjë nuk garanton që zerimi i emetimeve deri në vitin 2050 (duke supozuar se këtë do ta bëjnë që të gjithë), dhe stabilizimi i sasisë aktuale të CO2, do të jetë i mjaftueshëm për ta mbajtur rritjen e temperaturës brenda 2 gradë Celsius.

Ky është thjesht një bast me rrezikshmëri por dhe me kosto shumë të lartë. Të dhënat dhe argumentet e ofruara nga Kuin thonë se në çdo rast, Apokalipsi është i përjashtuar si mundësi, pavarësisht se ai merret si i mirëqenë nga të mëdhenjtë dhe të vegjlit e botës.

Atëherë pse Apokalipsi i klimës, trajtohet si një e vërtetë thuajse e padiskutueshme?

E vërteta është se çdo hipotezë, sado e çmendur dhe e pabazuar në fakte, kur është e aftë të ngjallë terror apo shpresë, bëhet shpejt shumë popullore dhe “e vërteta e kohës”. Sidomos nëse ngjall njëherazi terror dhe shpresë. Dhe prandaj është shumë e vështirë që ta kundërshtosh atë.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

https://opinione.it/editoriali/2021/11/09/lucio-leante_cop-26-apocalisse-climatica-bufala-koonin

LEXO TE PLOTE