LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I shkatërroj lojën/ Zbrapset Semi: Nuk e kisha për Fifin

19 Nëntor 2021, 21:32, Lifestyle CNA
I shkatërroj lojën/ Zbrapset Semi: Nuk e kisha për Fifin

Në këtë puntatë të Big Brother Vip është duke u diskutuar reagimi i Semit, menjëherë pasi u shpall banorja më pak e preferuar nga publiku.

Ajo pati një konflikt me Fifin disa javë më parë, për të cilin ka komentuar referuar Fifit dhe disa personave të tjerë aty që i njihte, se nëse do thoshte gjëra që i dinte për ta do t?i shkatërronte lojën.

Semi ka pranuar se ajo ka qenë thjeshtë një ditë e vështirë për Semin dhe nuk e ka pasur personalisht me Fifin.

Pjesë nga diskutimi:

Semi: Nëse tregoj gjërat që di për disa këtu ia shkatërroj lojën.

Arbana: Fifi çfarë mendon për atë që tha Semi?

Fifi: Nuk mendoj asgjë.

Arbana: Semi ka thënë se unë di gjëra që nëse do i thoja këtu do të shkatërroja?

Fifi: Pyet Semin.

Semi: S’e kam thënë për Fifin, por për disa.

Arbër: Pse kjo bisedë bëhet tani?

Semi: Pas natës që unë isha një nga më pak të preferuarit mendoj që ka të drejtën që nga 50 ditë një ditë të çmendem edhe unë dhe të nxjerr mllefin për situata të caktuara këtu brenda. Nuk kam dashur ta hap këtë konflikt më shumë dhe më gjatë.

Unë atë ditë kam qenë realisht keq dhe kam sjellë shumë gjëra në mendje që kanë ndodhur këtu dhe çfarë mund të kisha bërë ndryshe, dje pas asaj ditës që isha keq, mendoj që kjo jam dhe ajo ditë ishte thjeshtë një ditë e keqe për mua.

Arbër: Të thuash që nëse unë them gjëra që di loja shkatërrohet, mua më bën të mendoj se kemi të bëjmë me gjëra të mëdha. Mirë është që gjërat të thuhen. Kur vendos të flasësh dhe implikon edhe njerëz të tjerë mirë është që gjërat të thuhen.

Semi: Po të kishte qenë gjë e madhe do e kisha thënë.

Balina: Semi je në të drejtën tënde të reflektosh pas një rezultati si më pak e preferuara. Je prapë në të drejtën tënde se çfarë do të bësh. Koha dhe loja ecën dhe ndoshta nuk ke edhe shumë kohë për të ndryshuar mendje.

Fifi: Unë nuk dua të ndikohem nga ato fjalë dhe të ndërroj mendimin që kam për Semin. Unë nuk dua të ndikohem prej asaj loje.

Lajmet e fundit nga