LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fifi ia "plas" të qarës/ Banorët komentojnë sjelljen e saj: E ekzagjeron

19 Nëntor 2021, 12:01, Lifestyle CNA
Fifi ia "plas" të qarës/ Banorët komentojnë

Këngëtarja Filloreta Raçi e njohur për publikun si Fifi, është një nga banoret vip të shtëpisë së Big Brother.

Fifi ka rrëfyer për banorët luftën e saj me depresionin dhe shëndetin.

Shpesh herë e kemi parë shumë të emocionuar dhe duke qarë në shtëpinë e Big Brother pas situatave të ndryshme në të cilat ka qenë e përfshirë.

Së fundi ajo është prekur dhe ka shpërthyer në të qara, pasi Donaldi dhe Pajtimi iu tregojnë planin që kishin bërë për të trembur banorët.

Fifi tha se nëse këtë gjë do t?ia kishin bërë asaj mund të kishte përfunduar në spital për shkak të problemeve që ka patur me depresionin.

Më pas ajo është larguar duke qarë. Banorët e tjerë e kanë quajtur të ekzagjeruar reagimin e saj madje janë shprehur se nuk do të bëjnë më shaka me të./ CNA.al

Lajmet e fundit nga