Connect with Us

Eliminimi nga Kupa, Shehi: Kemi shanse për titullin

Sport

Eliminimi nga Kupa, Shehi: Kemi shanse për titullin

Publikuar

-

/

Trajneri i Tiranës, Orges Shehi ka lënë pas intervistat e zakonshme që bëhen pas ndeshjes, duke u rrëfyer gjatë në emisonin ‘’Sport News Plus’’ të moderatores, Enxhi Biba. Shehi preku pikat më të të rëndësishme të bardhebluve, nga eliminimi në Kupë, te merkato, titulli e rinovimi i kontratës me klubin kryeqytetas.

Dinamo: ”Është një humbje që të lë shije të hidhur, por nuk na lë të mërzitur për atë çka dhamë në fushën e lojës, në ato dy ndeshje përveç 45 minutave që nuk ishim ne.

Ndeshja: ”Unë mendoj që bëmë mire, e dimë që ishte e vështire pasi të rikuperosh dy gola është e  vështirë, luanim përballë një skuadre me lojtarë cilësor dhe të investuar. Ishim dominant në lojë, përmbysëm rezultatin dhe kishim mundësi ta mbyllnim pas shtesa. Kur shkon te penalltitë, kur gjuan aq shumë njëri do gabojë dhe fati i buzëqeshi Dinamos”.

Penalltitë: ”Karriera e gjatë në nivele të larta të jep mundësinë të përjetosh emocione të tilla. Më shumë emocion është në fushë se në bankinë, e dija i thash dhe skuadrës bravo këtu vendos fati, që ndonjëherë e ke dhe ndonjëherë jo. Me atë që prodhuam jam i kënaqur, kështu që skuadra meriton kompliemnte. Më shumë emocione kam pasur në fushë se bankinë”.

Eliminim: ”Më vjen keq që u eliminuam për djersën që derdhëm në fushë, unë mendoj se jemi të lodhur nga muskujt, por jemi të forte nga ana psikologjike. Me këtë ritëm duhet të vazhdojmë, me këtë moto”.

Aleancat: ”Ne jetojmë në Shqipëri dhe këtu e kanë zakon të venë bishte, madje bishtin i vendosin bishtit. Nuk kam kohë për familjarët e miqtë dhe nuk i vë re këtyre bishtave. Gjë e mire që të përgojohesh nuk është pasi futbolli është produkt i joni, ne që luajmë dhe ata që shohin. Te ne nuk ndikon, pasi kemi lojtarë me karakter, por fjalët më të mira në stërvitje dhe ndeshje”.

Gëzimi i Partizanit: ”Kemi vazhdimësi, se çfarë theksojnë kundërshtarët nuk e di. Do të donim mos t’i vinte fundit rrugëtimit në Kupë. Por në futboll një fiton, fati i buzëqeshi Dinamos, dhe në këtë rast duhet të fokusohemi te kampionati”.

Kampionati: ”Na pret një ndeshje e rëndësishme përballë një kundërshtari që ka ecuri dhe është i dyti. Të luash 120 minuta dhe të luash mbrapa nuk nisesh i barabartë. Na ndajnë dhe 3 ditë nga ndeshja, këtu duhet të fokusohemi. Nga ana psikologjike nuk jemi rendë, të gjithë e kanë kuptuar atë që kanë bërë, më kanë bërë krenar.

Stadiumi: ”Kukësi ka 3-4 vite që nuk luan në fushën e vet, do të luajmë në Shkodër, në një ambient shumë të mire, komod. Do të doja të vinin tifozët ta shikonin ndeshjen pasi janë rival, e rëndësishme është të ketë infrastrukturë të mire pasi ndikon”.

Titulli: ”Nuk mendoj që kemi kushte, jemi skuadër e ndërtuar këtë vit, me kujdes dhe përkushtim si nga drejtuesit nga stafi teknik. Nuk është qëllimi për këtë vit, por të kemi vazhdimësi. Është shpejt për të folur për objektiva, por duhet të vazhdojmë me këtë ritëm, të kemi vazhdimësi”.

Mentaliteti: ”Unë mendoj që është shpejt për të folur për fron, ka javë shumë në lojë. Mentaliteti i kampionit është vazhdimësia, kemi rrugë të gjatë për të bërë. Duhet të vazhdojmë më këtë frymë, kompaktësi, si në lojë dhe në bankinë. Jemi në rrugën e duhur, por është rrugë e gjatë dhe kemi punë për të bërë”.

Merkato: ”Nuk mendoj se kemi problem bllokimi, pasi drejtuesit kanë treguar që kanë zhbllokuar merkato dhe në ditë më të vështira. Do të kërkojmë të përforcohemi diku, por nëse nuk ka lojtarë që nuk përshtaten do të vazhdojmë me grupin. Sot kemi grumbulluar dhe Giamfin ndërsa presim dhe Danson sepse janë lojtarë në kontratë. Kanë vështirësi pasi kanë shumë muaj jashtë dhe do t’i duhet të përshtaten me grupin. Do të fokusohemi te grupi sepse kemi çuna me karakter shumë të mirë”.

Ofertat për ”yjet” e klubit; ”Ne jetojmë në futbollin modern, dhe ka dinamikë të fortë. Kemi në gjirin tone lojtarë shumë cilësorë. Në grumbullimin e fundit kisha 4 lojtarë në ekipet Kombëtare, disa në Koovë, Maqedoni e veriut dhe në Kombëtaren tone dhe Shpresat. Nuk është çudi të vijë ndonjë ofertë, do të doja ti kisha në skuadër por është gjë e mirë ajo që hapi Muçi dhe Çelhaka pasi klubi duhet të bëjë transferta për të hyre në futbollin modern”.

Rinovimi: ”Nuk mendoj që është problem kontrata, jam i lumtur që jam në klubin më të madh në Shqipëri, kam staf teknik shumë të mirë, Me Osmanin kam luajtur futboll, Grenti po na ndihmon shumë, me presidentin kam marrëdhënie të mira. Titulli nëse vjen do të jetë satisfaksion shumë i madh për ne dhe përshëndes tifozët, që po na rrinë shimë afër”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

Neymar: Në vitin 2019 doja të rikthehesha te Barcelona

Publikuar

-

Braziliani Neymar pranon se në verën e vitit 2019 ai ishte gati të largohej nga Paris SG-ja për t’u kthyer në Barcelonë. Nejmar ka lënë të kuptohet se Barcelona ishte vendi ideal për të, ku ndihej më mirë se askund tjetër.

“Kur mora vendimin për t’u larguar nga PSG-ja, nuk ishte për shkak të ndonjë kapriçoje apo të ndonjë klubi tjetër. Është shumë e thjeshtë. E shihja se ndihesha më mirë në Barcelonë. Nuk kam pasur kurrë asgjë kundër tifozëve të PSGsë, as kundër vetë klubit.



Askush nuk duhet të dyshojë për këtë. E kundërta është e vërtetë. Unë i jam shumë mirënjohës klubit, ne jemi në të njëjtën anë, ne mbrojmë të njëjtën fanellë. Unë jam këtu për të ndihmuar Parisin për të fituar sa më shumë trofe”, tha Nejmar duke bërë të qartë se dëshira e tij ishte të kthehej në “Camp Nou”.

LEXO TE PLOTE

Sport

E bujshme/ Klubi i Superiores transferon sulmuesin me vlerë 2 milionë euro

Publikuar

-

Dzon Delarge është goditja e bujshme e Egnatias në këtë merkato. Ish-sulmuesi i Karabag, Akhisaspor, Boluspor, Slovan Liberec, Bursaspor, ka firmosur me skuadrën rrogozhinase, duke u vënë në dispozicion të trajnerit Zekerija Ramadani.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi në faqen zyrtare në “Facebook”. Vlen të theksohet fakti se 31-vjeçari prej 6 muajsh ishte pa ekip, teksa në të kaluarën është aktivizuar 13 ndeshje me kombëtaren e Kongos.

Në vitin 2017, kur Delarge ishte pjesë e turqëve të Osmanlispor, vlera e kartonit të tij sipas “Transfermarkt” shkoi plot 2 milionë euro.



NJOFTIMI I KLUBIT: 

KF Egnatia ka arritur të firmosi me sulmuesin Dzon Delarge,i cili vjen nga kampionati Turkë ku ka qenë pjesë e Akhisaspor. Delarge ka një cv të pasur pasi ka luajtur për Qarabag, Akhisaspor, Boluspor, Bursaspor, Slovan Liberec.
Welcom Dzon Delarge.

 

LEXO TE PLOTE

Seria A

Me armë dhe lëndë narkotike, arrestohet sulmuesi i Sassuolo në Uruguai

Publikuar

-

Nicolas Schiappacasse, sulmuesi në pronësinë e Sassuolo, është arrestuar në Uruguai nga policia, pasi iu gjet në makinë një pistoletë dhe disa pilula me lëngë narkotike.

Sulmuesi i krahut të majtë, 23 vjeç, aktualisht është i huazuar te Penarol në vendlindjen e tij, por sikurse kuptohet gjërat nuk po shkojnë mirë për të.



Tashmë është futur në telashe të mëdha. Schiappacasse është nën kontratë deri më 30 qershor 2023 dhe me siguri italianët do t’i bëjnë dalje që tani, në rast se do të ketë një dënim të tij.

Sassuolo e ka blerë sulmuesin në tetor të vitit 2020 nga Atletico Madrid B. Në Serie A ai ka luajtur edhe me skuadrën e Parma, i huazuar nga spanjollët në vitin 2019.

LEXO TE PLOTE