Connect with Us

Dyshohet se është infektuar me COVID, Bayerni izolon yllin e ekipit

BundesLiga

Dyshohet se është infektuar me COVID, Bayerni izolon yllin e ekipit

Publikuar

-

Bajernit të Mynihut do t’i duhet të luajë në ndeshjen e sotme pa mesfushorin Joshua Kimish. Ylli i pavaksinuar i kampionëve mësohet të ketë pasur kontakt me një njeri në rrethin e tij të ngushtë që dyshohet të jetë infektuar me COVID. Këtë e konfirmoi dhe trajneri i Bajernit në konferencën për shtyp ditën e djeshme.

Personi i dyshuar do të kryejë testin PCR dhe nëse rezulton pozitiv do të detyronte Kimishin të hynte sërish në karantinë. Gjithsesi për sot, mesfushori i kombëtares gjermane ka pak gjasa të jetë në fushë. Kujtojmë që Kimish u detyrua të kthehet nga grumbullimi i kombëtares gjermane, pasi udhëtoi së bashku me Niklas Zyle drejt Volfsburgut.

LEXO EDHE:  Ftohja me Bayernin/ Levandovski sqaron akuzat dhe flet për të ardhmen

Zyle rezultoi pozitiv ditën e udhëtimit duke bërë që “DFB”- ja t’i detyronte ata të izoloheshin në shtëpi edhe pse Kimish kishte rezultuar negativ në testin e kryer, duke parë që është i pavaksinuar, u detyrua të qëndronte i mbyllur.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

BundesLiga

Van Gal: Myler do transferohej te United në vitin 2015

Publikuar

-

Nga

Trajneri i njohur holandez, Luiz Van Gal ka zbuluar se si gruaja e Tomas Myler bllokoi transferimin e gjermanit te Mançester Junajtid në verën e vitit 2015.

‘’Djajtë e Kuq’’ ishin shumë të interesuar për nënshkrimin e fituesit të Kupës së Botës, me trajnerin holandez Van Gal që dy herë u përpoq të nënshkruante një lojtar me të cilin punoi gjatë kohës së tij si trajner i Bajern Mynihut nga viti 2009-2011.

Gazeta gjermane ‘’BILD’’  zbulon pse lëvizja nuk u finalizua, me Van Gal që deklaroi se gruaja e Mylerit, Lisa nuk ishte e hapur për një transferim jashtë vendit, pavarësisht se Junajtid ofroi 84 milionë paund për sulmuesin.



“Në vitin 2015 do të kishte qenë e mundur nëse gruaja e tij do të kishte qenë pak më e hapur për një transferim jashtë vendit. Të paktën kjo ishte arsyeja që Tomas i dha ndihmësit tim Marsel But, i cili kishte kontaktuar gjatë gjithë kohës me të’’, ishin fjalët e teknikut holandez.

LEXO EDHE:  Ftohja me Bayernin/ Levandovski sqaron akuzat dhe flet për të ardhmen

LEXO EDHE:  Bayerni blindon yllin e ekipit, Kimish rinovon deri në vitin 2025

Junajtid i ofroi më shumë se 100 milionë euro Bajernit në vitin 2015 dhe vetë lojtarit iu ofrua një rrogë prej 16 milionë paundësh në vit për t’u transferuar në Old Traford. Myler është pjesë e Bajernit që prej vitit 2008 me një kontratë që i skadon në vitin 2023, por e ardhmja e sulmuesit gjerman ende nuk dihet.

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Në Gjermani zbulojnë prapaskenat, Flik u largua me sherr nga Bayerni

Publikuar

-

Nga

Hansi Flik ishte një nga trajnerët më të suksesshëm në skuadrën e Bajernit. Për 18 muaj që drejtoi bavarezët, 56-vjeçari fitoi gjithçka duke përfshirë edhe tripletën.

Trajneri aktual i kombëtares gjermane është në rrugën e duhur edhe me “Pancerat”, duke regjistruar shtatë fitore në shtatë ndeshjen e para dhe duke siguruar edhe kualifikimin direkt për në Botërorin e ardhshëm.

Kristian Falk, gazetari i njohur i “Bild” që mbulon kampionët, zbuloi një detaj të rëndësishëm për largimin e Flikut nga Mynihu në fund të sezonit të kaluar.

“Gjithçka nisi me “sherrin” që kishte me Salihamixhiçin. Keqkuptimet dhe idetë e ndryshme për merkaton bënë që marrëdhënia mes tyre të krisej”, shkruan Falk.



LEXO EDHE:  Harasani ironizon Fate Velajn

LEXO EDHE:  Nuk ka bërë ende vaksinën, Bayerni mund t'i presë rrogën Kimishit

Flik dhe Brazo kishin një marrëdhënie të mirë në fillim, por që më pas u prish për shkak të merkatos e cila kryhej nga Salihamixhiç pa marrë në konsideratë ish-trajnerin.

Ky i fundit, i pakënaqur me situatën e krijuar në Mynih, vendosi t’i japë fund aventurës me Bajernin duke pritur largimin e Jogi Lëvit nga kombëtarja dhe për të nisur aty një aventurë të re.

Ndërkaq, Brazo vazhdon të qëndrojë si drejtor sportiv në klubin më të titulluar në Bundesligë. Ndërkohë që marrëdhënia mes tij dhe trajnerit të ri, Julian Nagelsman, duket se është e mirë edhe pse merkatoja mund t’i përçajë sërish dy drejtuesit kryesorë.

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Shfryn ish-presidenti i Bayernit: PSG dhe City nuk fitojnë dot me para m*ti

Publikuar

-

Nga

Ish-presidenti i skuadrës së Bajernit, Uli Hënes, ka ironizuar klubet e mëdha si PSG-ja dhe Mançester Siti duke thënë se: “Është Al Khelaifi një Hënes i ri? Jo, nuk mendoj që është.

Nuk e di nëse ai e do futbollin. Ndryshimi mes tij dhe meje është se unë kam punuar fort për paratë e mia, ndërsa atij i janë dhuruar. Parisi dhe Siti kanë shpenzuar shumë por s’kanë fituar asgjë në Europë.

LEXO EDHE:  Nuk ka bërë ende vaksinën, Bayerni mund t’i presë rrogën Kimishit

LEXO EDHE:  Nuk ka bërë ende vaksinën, Bayerni mund t'i presë rrogën Kimishit



Prandaj, sa herë luajmë kundër tyre dhe fitojmë, gëzimi është dyfish më i madh. Kjo tregon se ato paratë e mu***it nuk shërbejnë për asgjë nëse nuk bën atë që bën me pasion dhe sipas traditës”, tha Hënes për mediat gjermane në lidhje me klubet milionere si Parisi dhe Mançester Siti.

LEXO TE PLOTE