LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dyshohet se është infektuar me COVID, Bayerni izolon yllin e ekipit

19 Nëntor 2021, 08:29, Sport CNA
Dyshohet se është infektuar me COVID, Bayerni izolon yllin e ekipit

Bajernit të Mynihut do t?i duhet të luajë në ndeshjen e sotme pa mesfushorin Joshua Kimish. Ylli i pavaksinuar i kampionëve mësohet të ketë pasur kontakt me një njeri në rrethin e tij të ngushtë që dyshohet të jetë infektuar me COVID. Këtë e konfirmoi dhe trajneri i Bajernit në konferencën për shtyp ditën e djeshme.

Personi i dyshuar do të kryejë testin PCR dhe nëse rezulton pozitiv do të detyronte Kimishin të hynte sërish në karantinë. Gjithsesi për sot, mesfushori i kombëtares gjermane ka pak gjasa të jetë në fushë. Kujtojmë që Kimish u detyrua të kthehet nga grumbullimi i kombëtares gjermane, pasi udhëtoi së bashku me Niklas Zyle drejt Volfsburgut.

Zyle rezultoi pozitiv ditën e udhëtimit duke bërë që ?DFB?- ja t?i detyronte ata të izoloheshin në shtëpi edhe pse Kimish kishte rezultuar negativ në testin e kryer, duke parë që është i pavaksinuar, u detyrua të qëndronte i mbyllur.

Lajmet e fundit nga