LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dorëzoi të gjitha bashkitë e vendit/ Basha: Nuk pendohem fare

19 Nëntor 2021, 17:54, Politikë CNA

Kreu i Partisë Demokratike nuk ka shfaqur pendesë për bojkotin e zgjedhjeve vendore dhe djegien e mandateve. Një përgjigje të tillë e ka dhënë në një intervistë për Zërin e Amerikës.

I pyetur nga gazetari për nismat që ka marrë opozita dhe vendimet ekstreme, Basha tha se ka reflektimet e veta në këto tetë vite, por pendesë nuk do të ketë asnjë herë për veprimet që ka kryer deri tani.

?Reflektimi për çdo vendim, qoftë ato që sjellin pasoja të dëshiruara, qoftë ato që nuk sjellin pasojat e pritura, duhet të jetë pjesë e çdo politikani të pjekur dhe të matur. Dhe pa diskutim edhe unë kam reflektimet e mia. Për një gjë nuk kam pendesë dhe nuk do të kem pendesë kurrë.

Regjime antidemokratike, autokratike, që zhbëjnë themelet e bashkëjetesës demokratike, që shkatërrojnë zgjedhjet, që sjellin krimin në politikë, që shkatërrojnë një investim perëndimor, siç është reforma në drejtësi, e cila sot është një godinë boshe, që nuk ka arritur akoma të prodhojë një vendim domethënës për shqiptarët, nuk ka akoma arritur të çojë një politikan të korruptuar apo një bos të krimit të organizuar prapa hekurave, beteja për dinjitetin dhe të drejtat dhe liritë themelore të qytetarëve, beteja për lirinë e medias, beteja për lirinë e pronës, beteja për të përndjekurit, beteja për mirëqenien të shqiptarëve, beteja për të ardhmen e të rinjve, ndaj një regjimi që të gjitha këto i sakrifikon për hir të pushtetit personal të Edi Ramës dhe një grushti njerëzish, kriminelë dhe oligarkë, me të cilët e ka kapur dhe e mban pushtetin, për këtë nuk pendohem kurrë dhe përkundrazi po ju them që jam i vendosur ta intensifikojmë me të gjitha format dhe mënyrat, brenda dhe jashtë parlamentit?, tha Basha./CNA.al

Lajmet e fundit nga