LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Do shpallet 'President Nderi' i PD”/ Berisha zbulon çfarë do ndodhë në 11 dhjetor

19 Nëntor 2021, 17:36, Politikë CNA
“Do shpallet 'President Nderi' i PD”/ Berisha

Ish kryeministri Sali Berisha u shpreh se PD mbijetoi në vitin 1997 nga mbështetja e të përndjekurve politik.

Nga Foltorja e Librazhdit, lideri historik i demokratëve theksoi se ata qendruan të pamposhtur, ndërsa njoftoi se në Kuvendin Kombëtar të PD më 11 dhjetor,  themeluesi i PD Azem Hajdari, do të shpallet ‘President Nderi’ i kësaj partie.

Asnjëherë nuk harroj unë figurat e tyre. Nuk harroj qendresën e tyre në çdo vështirësi, ishin të palëkundur, të pamposhtur. I pamposhtur ishte Ali Spahija, Pjetër Arbnori, në të gjitha nivelet dhe në fund të fundit, se qe periudhë e vështirë, që në fakt u bë gjithçka të asgjesonin Partinë Demokratike. Problemi i tyre ishte se donin të vazhdonin pas 91 dhe 92-shit, siç vazhdoi Millosheviçi në Beograd, donin të vazhdonin në Shqipëri. Përmbysja e pushtetit ishte çështja që i bënte më hakmarrës se kurrë. Dua t’ju informoj se në Kuvendin e 11 dhjetorit, themeluesi i PD Azem Hajdari do shpallet ‘President Nderi’ i përjetshëm i kësaj partie.“-tha Berisha./CNA.al

Lajmet e fundit nga