"Demokratët nuk ju duan më”/ Kadilli-Bashës&Co: Lëshoni karriget

19 Nëntor 2021, 07:58, Politikë CNA
"Demokratët nuk ju duan më”/ Kadilli-Bashës&Co:

Fatbardh Kadilli, i cili tentoi të bëhej kryetari i PD-së, ka apeluar drejtuesit e selisë blu që të lëshojnë karriget nëse nuk durojnë dot komentet e demokratëve dhe mos të ankohen.

Sipas Kadillit demokratët nuk i duan më.

?Lëshojini karriket nëse nuk duroni dot komentet e demokratëve

 Drejtuesit më të lartë të PD-së kanë ditë që po ankohen e po qajnë se janë ofenduar nga komentet e demokratëve në rrjetet sociale.

 Duket se nuk kuptojnë një fakt të thjeshtë: demokratët nuk i duan më! Demokratët duan t?i heqin! Demokratët janë ngopur dhe nuk tolerojnë dot më ata që vetëm dështojnë dhe humbasin?, shkruan Kadilli në rrjete sociale.

Ai shkruan më tej se demokratët janë të ofenduar me këta drejtues që i tallin ata me idiotizma të tipit nuk i lëshojmë karriget se ato u duhen për të ?mbrojtur sakrificat e demokratët?.

?Demokratët nuk janë budallenj, ata e njohin paaftësitë e tyre, e shohin luksin e tyre që nuk ka ardhur nga lufta kundër Edi Ramës!

Po nëse nuk i durojnë dot komentet dhe kritikat e demokratëve, e kanë të thjeshtë të shpëtojnë: të lëshojnë karriget dhe të vazhdojnë jetën e tyre. Demokratët nuk kanë nevojë për ta?, shkruan ndër të tjera Kadilli./CNA.al

Lajmet e fundit nga