Connect with Us

Daja i pakënaqur me ndarjet e ndeshjeve, ja deklarata e tij para ndeshjes me Laçin

Sport

Daja i pakënaqur me ndarjet e ndeshjeve, ja deklarata e tij para ndeshjes me Laçin

Publikuar

-

/

Në vigjilje të sfidës së nesërme ndaj Laçit, në stadiumin “AIR Albania”, në orën 19:45, në konferencën për shtyp është shfaqur trajneri i Partizanit i cili analizon këtë takim të “demave”:

Aspekti psikologjik – “Janë ditë që rikuperojnë dhe energjitë, por që shkarkojnë edhe nga ana psikologjike nga problemet që kemi pasur. Ndonjëherë nuk shërbejnë sepse një kontingjent luan me U-21 dhe grupi nuk është se ka qenë i plotësuar. Kanë qenë dy javë që na kanë shërbyer për të vazhduar me entuziazëm, sepse në këtë periudhë kemi qenë mirë edhe psikologjikisht, ekipi ka reaguar edhe në aspektin psikologjik. Ka qenë një fazë dy javore për të bërë një stërvitje normale dhe me entuziazëm.”

Laçi – “Laçi vjen me një anë psikologjike të mirë sepse në tre ndeshjet e fundit ka mare tre fitore në kampionat. Mendoj se kanë bërë mirë, po të shohësh golat e shënuar dhe golat e pësuar edhe pse diferencën e kemi njësoj, por kanë shënuar më tepër sesa ne. Kanë probleme në fazën e mbrojtjes sepse kanë pësuar më shumë sesa ne. Të dyja skuadrat janë ekipe rivale, edhe në kampionatin e kaluar ku Laçi ka qenë rival për pjesën e sipërme të tabelës së klasifikimit ka qenë deri në javët e fundit pretendent.”

Vazhdimësia – “Kemi një vazhdimësi pas fitores që kemi marrë në kampionat, sepse në fund vazhdimësia do të na bëjë që të pozicionohemi në tabelën e klasifikimit aty ku ka objektivat klubi.”

Dëmtimet – “Cara ishte me stërvitje të diferencuar dhe nuk ishte me intensitete maksimale. Ky është problem i sqaruar, por e kam problemin tek vetë individi për tu përballur me stafin e ekipit Kombëtar sepse nuk ka qenë në 100%, por me këto dy javë dhe me stërvitjet e diferencuara, por brenda grupit dhe e ka kaluar dëmtimin. Kaçe po rikuperon fizikisht, por nuk është në gjendjen më të mirë fizike. Këtë e kemi parë dhe me ndeshjen ndaj Besëlidhjes në Kupë dhe në miqësoren javën e kaluar. Një gjendje e mirë e Kaçes do të thotë një vlerë e shtuar e ekipit. E kemi të plotë kontingjentin përveç atyre që dihen se dhe janë dëmtime që kërkojnë kohë si Kardozo, Damçevski edhe të tjerë. Kemi rikuperuar me aq sa mundemi me këto lojtarë që përmenda, nesër kemi një kontingjent të mjaftueshëm për të përballuar ndeshjen. Alban Hoxha ka të njëjtën situatë si e Carës. Albani ka një frakturë në gishtin e dorës, dhe nuk ka qenë prezent në anën teknike të stërvitjes dhe dje ka filluar të preki topin me duar sepse e ka pasur të ndaluar nga stafi mjekësor. Problemi i Albanit do të ndiqet me kujdes nga stafi mjekësor dhe në momentin që do të jetë i gatshëm për të luajtur do të hyjë sepse është dhe kapiteni i ekipit dhe mungesa e tij peshon. Teqja ka bërë shumë mirë dua ta citoj që e ka mbajtur portën së bashku me fazën mbrojtëse me 0 gola. Eksperienca dhe pozicioni i kapitenit duhet të afër grupit dhe jo vetëm në stërvitje dhe në ndeshje. Maget është dëmtuar në minutëne  dhjetë në ndeshjen me Egnatian dhe ka një tërheqje në muskujt e barkut dhe të shpinës. Mungesa e tij do të jetë prezentë me një ose dy ndeshje, është një lojtar i talentuar dhe premtues dhe aty ku kemi mungesat në pjesën e sipërme besoj se që ndihma e tij do të na vlente.”

Stadiumi – Nëse flasim për një ndeshje të Kupës që zhvillohet me dy data, duhet të vazhdojmë me dy data të ndeshjeve të kampionatit sepse shoh një diferencim dhe kjo në dëm të Partizanit. Stadiumi është më i mirë në Shqipëri, gjithashtu edhe ai i Elbasanit dhe ai i Shkodrës janë në nivele shumë të mira, por ‘AIR Albania’ është më i veçantë. Përveç se të krijon komoditet është fakti që ne presim tifozët që janë lojtari ynë i 12. Lëvizja në qytetet e tjera me orën policore do të kishte shumë pak tifozë, shpresojmë që nesër të kemi mbështetjen e tyre.”

Mbrojtja dhe pësimi i golave – “Kemi dhe tre javët e fundit duke përfshirë dhe Kupën që nuk pësojmë gol, por Partizani futet në çdo ndeshje për ta fituar sfidën dhe ky është objektivi ynë parësor. Përveçse duhet të mbrojmë, por duhet edhe të mos pësojmë, ekipi duhet të ketë diçka ndryshe sepse kur shënon i pari ekipi ka një gjendje psikologjike më të mirë dhe mundet që të lehtësosh lojën. Në stërvitje duket një entuaziazëm dhe një gjendje e mirë psikologjike dhe kjo duhet të jetë në vazhdim. Kur themi që ndeshjet i marrim hap pas hapi kemi problemin e Laçit, nuk kishim ndonjë preferencë në derbin e Kupës sepse ata që janë në çerekfinale të Kupës do të thotë që e kanë merituar.”

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

Neymar: Në vitin 2019 doja të rikthehesha te Barcelona

Publikuar

-

Braziliani Neymar pranon se në verën e vitit 2019 ai ishte gati të largohej nga Paris SG-ja për t’u kthyer në Barcelonë. Nejmar ka lënë të kuptohet se Barcelona ishte vendi ideal për të, ku ndihej më mirë se askund tjetër.

“Kur mora vendimin për t’u larguar nga PSG-ja, nuk ishte për shkak të ndonjë kapriçoje apo të ndonjë klubi tjetër. Është shumë e thjeshtë. E shihja se ndihesha më mirë në Barcelonë. Nuk kam pasur kurrë asgjë kundër tifozëve të PSGsë, as kundër vetë klubit.



Askush nuk duhet të dyshojë për këtë. E kundërta është e vërtetë. Unë i jam shumë mirënjohës klubit, ne jemi në të njëjtën anë, ne mbrojmë të njëjtën fanellë. Unë jam këtu për të ndihmuar Parisin për të fituar sa më shumë trofe”, tha Nejmar duke bërë të qartë se dëshira e tij ishte të kthehej në “Camp Nou”.

LEXO TE PLOTE

Sport

E bujshme/ Klubi i Superiores transferon sulmuesin me vlerë 2 milionë euro

Publikuar

-

Dzon Delarge është goditja e bujshme e Egnatias në këtë merkato. Ish-sulmuesi i Karabag, Akhisaspor, Boluspor, Slovan Liberec, Bursaspor, ka firmosur me skuadrën rrogozhinase, duke u vënë në dispozicion të trajnerit Zekerija Ramadani.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi në faqen zyrtare në “Facebook”. Vlen të theksohet fakti se 31-vjeçari prej 6 muajsh ishte pa ekip, teksa në të kaluarën është aktivizuar 13 ndeshje me kombëtaren e Kongos.

Në vitin 2017, kur Delarge ishte pjesë e turqëve të Osmanlispor, vlera e kartonit të tij sipas “Transfermarkt” shkoi plot 2 milionë euro.



NJOFTIMI I KLUBIT: 

KF Egnatia ka arritur të firmosi me sulmuesin Dzon Delarge,i cili vjen nga kampionati Turkë ku ka qenë pjesë e Akhisaspor. Delarge ka një cv të pasur pasi ka luajtur për Qarabag, Akhisaspor, Boluspor, Bursaspor, Slovan Liberec.
Welcom Dzon Delarge.

 

LEXO TE PLOTE

Seria A

Me armë dhe lëndë narkotike, arrestohet sulmuesi i Sassuolo në Uruguai

Publikuar

-

Nicolas Schiappacasse, sulmuesi në pronësinë e Sassuolo, është arrestuar në Uruguai nga policia, pasi iu gjet në makinë një pistoletë dhe disa pilula me lëngë narkotike.

Sulmuesi i krahut të majtë, 23 vjeç, aktualisht është i huazuar te Penarol në vendlindjen e tij, por sikurse kuptohet gjërat nuk po shkojnë mirë për të.



Tashmë është futur në telashe të mëdha. Schiappacasse është nën kontratë deri më 30 qershor 2023 dhe me siguri italianët do t’i bëjnë dalje që tani, në rast se do të ketë një dënim të tij.

Sassuolo e ka blerë sulmuesin në tetor të vitit 2020 nga Atletico Madrid B. Në Serie A ai ka luajtur edhe me skuadrën e Parma, i huazuar nga spanjollët në vitin 2019.

LEXO TE PLOTE