Connect with Us

City bën pazar te Barcelona, gati të transferojë De Jong

Premier Liga

City bën pazar te Barcelona, gati të transferojë De Jong

Publikuar

-

Frenki De Jong mund të lërë Barcelonën pas dy vitesh nga mbërritja e tij në Katalunjë. Sipas asaj që raporton britanikja “The Sun”, mesfushori holandez ka përfunduar në listën e të sakrifikuarve të katalanasve ku Mançester Siti dhe Guardiola janë të gatshëm që të bëjnë çmendurira për të.

Tratativa mund të nisë me një shifër stratosferike si 100 milionë euro që do t’i lejonte “The Citizens” rritjen e kualitetit në mesin e fushës dhe blaugranat mund të merrnin frymë lirisht në këndvështrimin ekonomik. Ish-lojtari i Ajaksit, në këtë sezon me Barcelonën është aktivizuar në total në La Liga në 9 ndeshje nga ku ka dhuruar dy asiste.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Premier Liga

Trajneri i Sauthamptonit jep lajmin e mirë për Armando Brojën

Publikuar

-

Nga

Sulmuesi i Kombëtares, Armando Broja si duket ka lënë pas dëmtimin dhe është rikthyer në stërvitje me Sauthemptonin.

Sulmuesi shqiptar nuk ishte pjesë e ekipit kuqezi në dy sfidat e luajtura ndaj Anglisë dhe Andorrës dhe kjo i dha mundësinë të kishte më shumë kohë për riaftësimin. Këtë javë, Sauthemptoni do të ndeshet me Noruiçin për kampionat, dhe trajneri trajneri Ralf Hazehuntl ka bërë një rezyme të gjendjes së skuadrës së tij para kësaj sfide.

“Shumë ndryshe nga e kaluara. Ne kemi vetëm Xhek Stivens jashtë. Të gjithë të tjerët janë në formë, të gjithë do të jenë të gatshëm për të hyrë në fushë.



Xhejms Uard-Pros është në rregull. Siç thashë, të gjithë janë në rregull. Ne u dhamë djemve pak kohë për t’u rikuperuar, gjë që ishte e rëndësishme, por kemi pasur disa seanca të mira dhe kemi pasur 15 lojtarë këtu gjatë pushimit. Kjo është ajo që na duhej.”

Nga përgjigja e tekniku austriak lë të kuptohet që Broja ka hedhur pas dëmtimin në kavilje dhe me shumë mundësi do të ketë minuta në sfidën ndaj Nuruiçit.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Nga operacioni në zemër te thirrja në kombëtare, Gallagher një histori suksesi

Publikuar

-

Nga

Një histori e vërtetë suksesi na vjen nga Anglia dhe mban emrin e Conor Gallagher. Talenti në pronësi të Chelsea që është huazuar te Crystal Palace është grumbulluar nga kombëtarja angleze për herë të parë në karrierën e tij.

Megjithatë, ajo që e bën më të veçantë këtë histori është problemi që ai ka kaluar pak vite më parë ku është detyruar të kryejë dhe një operacion në zemër. 21-vjeçari që është shpallur më parë edhe kampion bote me moshat kur ishte 17 vjeç, e pa karrierën e tij të kthehej përbys për shkak të një problemi kardiak.



Gjatë një grumbullimi me Anglinë U-19 ai pati shqetësime në zemrën e tij çka e detyroi të kryente një operacion. Megjithatë, operacioni shkoi mirë dhe nuk i kushtëzoi atij karrierën. Tashmë, disa vite më vonë, Gallagher është kthyer në një yll te Crystal Palace dhe ka shansin e jetës për të përfaqësuar kombëtaren e tij në sfidën ndaj San Marinos. Ai do të zëvendësojë mesfushorin tjetër në pronësi të Chelsea, Mason Mount.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Solskjaer me valixhe në duar, Zidane gati të marrë drejtimin e United

Publikuar

-

Nga

Ole Gun Solskjaer është shumë afër shkarkimit nga detyra si trajner i Mançester Junajtid pas rezultateve të dobëta javët e fundit.

Aktualisht Junajtid ndodhet në vendin e 6-të në Premier Ligë dhe ka dalë totalisht nga gara për titull pasi Çelsi dhe Liverpul janë shkëputur ndjeshëm. Sipas ‘’Sunday Times’’, emri më i përfolur për të zëvendësuar Solaskjaer është ai i Zinedine Zidane.



49-vjeçari është aktualisht i papunë që pas largimit nga Real Madrid në fund të sezonit. Zidane ka plane të tjetra për të ardhmen pasi synon të marrë drejtimin e Francës, por Junajtid ka dy ‘’xhola’’ që mund t’i përdorë për të bindur trajnerin francez.

Kristiano Ronaldo dhe Rafael Varane mund të jenë vendimtar për të bindur Zidanen t’i bashkohet te Mançesteri. 49-vjeçari i ka stërvitur të dy lojtarët te Real Madrid dhe ruan ende marrëdhënia të mira me ta. Lajmi ka bërë bujë në Angli me tifozët e Mançesterit që e kanë pritur mjaft mirë këtë lajm për skuadrën e tyre.

LEXO TE PLOTE