LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha ngatërron akuzat e Ramës me Berishën

19 Nëntor 2021, 18:25, Politikë CNA
Basha ngatërron akuzat e Ramës me Berishën

Ish kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj Lulzim Bashës pasi njoftoi sot se ka marrë një ftesë për në SHBA.

Nga Foltorja e Librazhdit, Berisha ka treguar dy dosjet e Bashës në SHBA, për të cilin edhe mund të arrestohej. Dosjen Muzinë dhe Toyota Yaris.

Por pas kësaj deklarate, Lulzim Basha ka nxituar të reagoj në rrjetin social Tëitter, ku shkruan se Berisha po riciklon deklaratat e Ramës. ?I keqardhur sa poshtë ka rënë Sali Berisha që riciklon akuzat e Edi Ramës. Sali Berisha me asnjë trillim nuk do ta bunkerizojë PD për interesat e tij personale. PD është dhe do të jetë përjetë aleate e SHBA dhe askush nuk mund ta shndërrojë në mburojë të interesave personale!?, shkruan Basha.

Por kreu i PD ka ngatërruar dy deklaratat. Rama nga Kuvendi kërkoi një sqarim nga Basha se përse nuk ka shkuar në gjykatën e Belgjikës për Toyota Yaris, ndërsa Berisha u shpreh se kreu i PD ka gjykim në SHBA për këtë ccështje. Pra dy deklaratat nuk kanë asnjë të përbashkët, pasi akuzat janë ndaj Bashës por për dy shtete të ndryshme./CNA.al

I keqardhur sa poshtë ka rënë Sali Berisha që riciklon akuzat e Edi Ramës. Sali Berisha me asnjë trillim nuk do ta bunkerizojë PD për interesat e tij personale. PD është dhe do të jetë përjetë aleate e SHBA dhe askush nuk mund ta shndërrojë në mburojë të interesave personale! pic.twitter.com/PgA6l5QfXb

? Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) November 19, 2021

Lajmet e fundit nga