LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha i “dhuroi” mandatin/ Deputeti e braktis, mbështet Foltoren e Berishës

19 Nëntor 2021, 19:48, Politikë CNA
Basha i “dhuroi” mandatin/ Deputeti e braktis, mbështet

Flamur Hoxha, deputeti i PD në Kukës dhe drejtuesi politik i këtij qarku ka dalë kundër Lulzim Bashës dhe ka mbështetur foltoren e ish kryeministrit Sali Berisha.

Në një dalje për media, duke komentuar mbajtjen e Kuvendit, Hoxha është shprehur se do të vepronte njësoj siç ka vepruar Berisha gjatë këtyre 30 viteve brenda PD.

?Do veproja njësoj siç ka vepruar institucionei Sali Berisha në këto 30 vite brenda institucionit të PD. Nëse në vendin tim si drejtues qarku, deputet i ri në vitin 2021 do të ishte Sali Berisha apo Lulzim Basha do të mbaja një qëndrim, atë të qëndrimit institucional të votës brenda PD. Berisha ka një mbështetje të bazës, të gjithë në ?Foltore? , janë anëtarë, simpatizantë, të PD?, tha ai.

Më tej shton se situata në të cilën ndodhet PD, është krijuar pas vendimit që mori Basha për largimin e tij nga grupi i parlamentar i PD.

?Mendoj se jemi në një situatë nga një vendim, ndoshta i sakrifikuar i Bashës që mori për largimin e Berishës?, tha Hoxha.

Kujtojmë këtu, që Lulzim Basha largoi nga drejtimi i Kukësit Flamur Nokën, duke ia besuar këtë qark Flamur Hoxhës dhe duke i ?dhuruar? atij mandatin pasi ishte në listë të sigurt./CNA.al

Lajmet e fundit nga