Connect with Us

Bajerni kthehet i “lodhur” nga pauza e kombëtareve, Augsburgu e turpëron në kampionat

BundesLiga

Bajerni kthehet i “lodhur” nga pauza e kombëtareve, Augsburgu e turpëron në kampionat

Publikuar

-

Bajern Mynih është rikthyer me humbje në Bundesligë. Bavarezët janë mundur 2-1 në transfertë nga Augsburgu, duke i nisur në mënyrën më të keqe kthimin nga pushimet.

Skuadra e Nagelsman e pa veten në disavantazh të dy gola, ku Pedersen dhe Han çuan në delir vendasit. Ylli polak, Levandovski ngushtoi shifrat në minutën e 38-të, por pjesa e dytë nuk ndryshoi, pavarësisht përpjekjeve të dëshpëruara të bavarezëve.

Bajerni nuk po kalon një moment aspak të mirë pas problemeve me vaksinimin e lojtarëve dhe infektimin me Covid të Kimish, që ndodhet i karantinuar. Kampionët e Gjermanisë ruajnë vendin e parë në renditje me 28 pikë, por rivalët e Dortmundit kanë shansin të fitojnë terren ndaj bavarezëve.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

BundesLiga

Shpërthen COVID-i në Gjermani, Bayern-Barcelona do luhet pa tifozë

Publikuar

-

Nga

Një lajm i keq është dhënë sot nga autoritetet gjermane. Gjendja me COVID-19 në Gjermani ka nisur të përkeqësohet. Si pasojë e masave anti-COVID-19, dueli Bayern Munich – Barcelona do të luhet me dyer të mbyllura.



Kjo përballje do të luhet më 8 dhjetor nga ora 21:00 dhe nuk do të lejohen tifozët. Së fundmi në Evropë po lejohen në stadiume mbi 50% e tifozëve, një gjë e tillë është lejuar edhe në Gjermani, por situata me COVID-19 është përkeqësuar së fundmi. Bayerni dhe Barcelona do të luajnë këtë ndeshje në kuadër të xhiros së fundit në grupet e Champons League./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Dyshohet se është infektuar me COVID, Bayerni izolon yllin e ekipit

Publikuar

-

Nga

Bajernit të Mynihut do t’i duhet të luajë në ndeshjen e sotme pa mesfushorin Joshua Kimish. Ylli i pavaksinuar i kampionëve mësohet të ketë pasur kontakt me një njeri në rrethin e tij të ngushtë që dyshohet të jetë infektuar me COVID. Këtë e konfirmoi dhe trajneri i Bajernit në konferencën për shtyp ditën e djeshme.

Personi i dyshuar do të kryejë testin PCR dhe nëse rezulton pozitiv do të detyronte Kimishin të hynte sërish në karantinë. Gjithsesi për sot, mesfushori i kombëtares gjermane ka pak gjasa të jetë në fushë. Kujtojmë që Kimish u detyrua të kthehet nga grumbullimi i kombëtares gjermane, pasi udhëtoi së bashku me Niklas Zyle drejt Volfsburgut.



Zyle rezultoi pozitiv ditën e udhëtimit duke bërë që “DFB”- ja t’i detyronte ata të izoloheshin në shtëpi edhe pse Kimish kishte rezultuar negativ në testin e kryer, duke parë që është i pavaksinuar, u detyrua të qëndronte i mbyllur.

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Van Gal: Myler do transferohej te United në vitin 2015

Publikuar

-

Nga

Trajneri i njohur holandez, Luiz Van Gal ka zbuluar se si gruaja e Tomas Myler bllokoi transferimin e gjermanit te Mançester Junajtid në verën e vitit 2015.

‘’Djajtë e Kuq’’ ishin shumë të interesuar për nënshkrimin e fituesit të Kupës së Botës, me trajnerin holandez Van Gal që dy herë u përpoq të nënshkruante një lojtar me të cilin punoi gjatë kohës së tij si trajner i Bajern Mynihut nga viti 2009-2011.

Gazeta gjermane ‘’BILD’’  zbulon pse lëvizja nuk u finalizua, me Van Gal që deklaroi se gruaja e Mylerit, Lisa nuk ishte e hapur për një transferim jashtë vendit, pavarësisht se Junajtid ofroi 84 milionë paund për sulmuesin.



“Në vitin 2015 do të kishte qenë e mundur nëse gruaja e tij do të kishte qenë pak më e hapur për një transferim jashtë vendit. Të paktën kjo ishte arsyeja që Tomas i dha ndihmësit tim Marsel But, i cili kishte kontaktuar gjatë gjithë kohës me të’’, ishin fjalët e teknikut holandez.

Junajtid i ofroi më shumë se 100 milionë euro Bajernit në vitin 2015 dhe vetë lojtarit iu ofrua një rrogë prej 16 milionë paundësh në vit për t’u transferuar në Old Traford. Myler është pjesë e Bajernit që prej vitit 2008 me një kontratë që i skadon në vitin 2023, por e ardhmja e sulmuesit gjerman ende nuk dihet.

LEXO TE PLOTE