LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Akuzat për provokim/ Meta “lëshon” Blushin e tij

19 Nëntor 2021, 11:08, Politikë CNA
Akuzat për provokim/ Meta “lëshon” Blushin e tij

Pas akuzave në mediat greke se presidenti po provokon me ekspozitën ku tregohej genocidi grek në Shqipëri, menjëherë ka ardhur edhe reagimi nga institucioni i Presidencës.

Në njoftimin e zëdhënësit të Metës, Tedi Blushi thuhet se presidenti ka qenë i ftuar në 15 nëntor  për të vizituar këtë ekspozitë, të organizuar nga shoqëria civile, me fotografi dhe harta të vjetra, mijëra vjeçare, të gjetura në Enciklopeditë dhe Muzetë e vendeve të ndryshme të botës, si Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Francës, Italisë, Turqisë dhe Greqisë.

?Presidenti Meta e pranoi ftesën për të parë nga afër këtë ekspozitë, të organizuar jashtë ambienteve të Institucionit, pa marrë përsipër të vërtetojë saktësinë apo të bëjë interpretimin e materialeve të ekspozuara.

Çdo shtet serioz, duhet ta ketë të qartë, se Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z Ilir Meta nuk jep llogari për vendimet dhe qëndrimet e tij para asnjë ambasade të akredituar në Tiranë, por vetëm para Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe popullit shqiptar.

Çdo përfaqësi e huaj në Tiranë, e çdo shteti që aderon në Konventën e Vjenës, për çdo pretendim apo sqarim lidhur me aktivitetin apo qëndrimet e Presidentit të Republikës, duhet të ndjekë vetëm rrugën zyrtare, përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z Ilir Meta, siç dihet botërisht, ka qenë, është dhe do të mbetet një kundërshtar i vendosur i ndryshimit të kufijve në Ballkan?, thuhet në njoftimin zyrtar të Presidencës./CNA.al

Lajmet e fundit nga