Connect with Us

5 zakonet e përditshme që dëmtojnë lëkurën tuaj

Life Style

5 zakonet e përditshme që dëmtojnë lëkurën tuaj

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Rutina juaj e kujdesit për lëkurën mund të jetë e përshtatur në mënyrë të përkryer për të përmbushur të gjitha nevojat e lëkurës tuaj, por ka disa gabime që bëni në përditshmërinë tuaj që po e dëmtojnë atë. Ja disa prej tyre që duhet të shmangni:

Ju bëni dushe të gjata.

Bërja e një dushi të gjatë është një mënyrë e shkëlqyer për t’u zgjuar në mëngjes, veçanërisht kur është e ftohtë jashtë. Por zakoni për ta bërë atë çdo ditë mund të dëmtojë lëkurën tuaj. Uji i nxehtë dëmton shtresën mbrojtëse të lëkurës që bllokon lagështinë, duke bërë që procesi i plakjes të përshpejtohet. Dhe nëse po e lani fytyrën në dush për të kursyer pak kohë mund të dëmtoni kapilarët në fytyrën tuaj sepse uji i nxehtë i bën ato të zgjerohen.

Pirja e kafes në mëngjes.

Shumë njerëz nuk mund ta imagjinojnë mëngjesin e tyre pa një filxhan kafe të nxehtë, dhe përveçse të jetë e shijshme, kafeja në fakt mund të jetë e dobishme për lëkurën tuaj. Por nëse e pini çdo ditë para se të keni konsumoni mëngjes, mund t’i bëni lëkurës tuaj më shumë dëm sesa mirë. Kafeja është një diuretik i fuqishëm, që do të thotë se mund t’ju bëjë të dehidratoheni pak. Kjo, nga ana tjetër, do ta bëjë më të vështirë daljen e toksinave nga trupi juaj përmes lëkurës dhe do ta bëjë atë më të ekspozuar ndaj rrudhave të parakohshme.

Aplimimi i krem kundër diellit vetëm kur koha është me diell.

Kremi kundër diellit ndihmon në mbrojtjen e lëkurës tuaj kur jeni jashtë gjatë verës, por aplikimi i tij edhe nëse kaloni gjithë ditën brenda mund të parandalojë plakjen e lëkurës. Pra, edhe nëse jeni duke punuar në një zyrë gjatë gjithë ditës dhe nuk kaloni shumë kohë jashtë, është akoma më mirë të aplikoni krem kundër diellit për të ndihmuar lëkurën tuaj të qëndrojë më e re për më gjatë.

LEXO EDHE:  Si ta hidratoni lëkurën e skuqur gjatë dimrit

Ju i përmbaheni të njëjtës rutinë të kujdesit të lëkurës.

Kur nxitoni të dilni në mëngjes, është më e lehtë të merrni të njëjtin pastrues dhe hidratues për fytyrën që keni përdorur një natë më parë. Ndërsa blerja e kremrave dhe maskave që funksionojnë për llojin e lëkurës tuaj është padyshim e përshtatshme, përdorimi i të njëjtave produkte çdo ditë nuk i bën asnjë favor lëkurës tuaj. Për ta ndihmuar lëkurën tuaj të duket dhe të ndjehet më së miri, dermatologët rekomandojnë të ndryshoni rutinën tuaj të kujdesit të lëkurës me stinët dhe të kaloni nga një pastrues eksfolues në një pastrues më të butë ndërsa moti bëhet më i freskët.

Larja gabimisht e fytyrës.

Nëse e keni vënë re ndonjëherë se fytyra juaj duket e yndyrshme kur ngriheni nga gjumi, në fakt ka një shpjegim shkencor për këtë. Trupi juaj humbet ujë gjatë natës dhe si një mënyrë për të parandaluar dehidratimin, fillon të prodhojë më shumë sebum, duke ju bërë që të zgjoheni me një fytyrë të yndyrshme. Por edhe nëse nuk e duroni dot yndyrën dhe dëshironi që fytyra juaj të duket mat, mos përdorni pastrues me formula të forta. Është më mirë të lani fytyrën me ujë të vakët duke përdorur një pastrues të butë dhe të aplikoni krem hidratues përpara se të thaheni./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Showbizz

Nga fotot nudo, tek puna në televizion/ Pse Beniada Nishani prezantohet në publik me mbiemër tjetër

Publikuar

-

Nga

cna lajm show

Një nga vajzat më energjike dhe lozonjare në shtëpinë e Big Brother Vip është Beniada Nishani. Çapkëne dhe pa komplekse, me një shqipe karakteristike të folur nga ana e saj, Beniada ka marrë gjithmonë pëlqimin e publikut shqiptar.

Për vendin tonë, Beniada u bë e njohur rreth katër vite më parë, kohë kur ishte imazh i “Playboy” në Portugali dhe kur pozoi nudo për GQ në Itali.

Por kush është Beniada dhe si ka qenë jeta e saj ndër vite?

Ajo ka lindur në Durrës më në vitin 1991, ku jetoi vetëm dy vite pas zhvendosjes së familjes në Itali. Beniada njihet jo vetëm si fotomodele, por edhe si personazh televiziv në programin investigativ “Le Iene” të Mediaset.

“Shumë persona kuriozohen për origjinën time, duke u nisur nga mbiemri Nishani. Unë jam mbesa e Presidentit Bujar Nishani, që është kushëriri i tim eti, dhe bashkë ata janë si vëllezër.

Por në karrierën time në Itali, përveç mbiemrit Nishani, kam vendosur të prezantohem me emrin e artit, Beniada Jakic (mbiemri i nënës sime)”, ka treguar ajo dikur për revistën “Story”.

Mirëpo, duket se që të arrijë deri këtu fama e saj nuk ka qenë kaq e lehtë, pasi bukuroshes i është dashur të sakrifikojë shumë.

Në një bisedë që ka pasur me Sarën në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ajo ka zbuluar se për tre vite ka paguar 700 euro për një dhomë të vogël me qira në Milano. Edhe pse ishin shumë para, ajo nuk hoqi dorë nga ëndrra për të jetuar në këtë vend që e pëlqente shumë.

LEXO EDHE:  Foto/ 8 gjëra që nuk i bëjmë më si në kohrat e vjetra

LEXO EDHE:  Shokohet Armando Sadiku/ Merr lajmin më të keq në karrierë



Nishani tha se ia ka dalë e vetme, sepse babai i saj vendosi të mos e ndihmonte me të ardhura, ngaqë nuk donte që ajo të shkëputej nga shtëpia dhe të jetonte vetëm.

Sa i përket dashurisë, Beniada ka treguar se ka qenë e fejuar me një futbollist nga mosha 16-vjeçe deri në atë 23 vjeçare.

“Ishte i fokusuar vetëm te futbolli dhe mua më mërzitej jeta me të. Pas një lidhjeje 7-vjeçare erdhi një moment që nuk e duroja dot më as kur më puthte”, duke rrëfyer se kështu ajo i dha fund fejesës me të.

Beniada madje ka treguar edhe rastin e një futbollisti, por pa përmendur emër, që e ngacmonte edhe pse ishte i martuar.

“Gjithë vajzat i shkonin nga mbrapa, mundoheshin të afroheshin me një justifikim. Ai fliste më shumë me shoqen time, ata ishin moshatar, pastaj donte të me fliste dhe mua, por unë i përgjigjesha shumë shkurt.

E shikoja që ai nuk po m’i ndante sytë. E njihja shumë mirë dhe gruan e tij edhe kam pasur gjithmonë respekt për të dhe nuk e kuptoja se si ai kishte nevojë te shkonte ne darkë me dikë tjetër. Më pas më gjeti dhe Instagramin”, u shpreh ajo./E.K-CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Showbizz

“Nëse ke ndonjë shqetësim, telefono…”/ Ja çfarë i pëshpëriti në vesh Donaldi, Beatrixës pas daljes nga Big Brother

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Donald Veshaj është një nga banorët më të komentuar të Big Brother Vip, në veçanti për lidhjen e tij me këngëtaren Beatrix Ramosaj, e cila u eleminua nga gara mbrëmjen e kaluar.

I përlotur dhe tejet i mërzitur, para daljes së Beatrixës nga shtëpia e Big Brother i pëshpëriti diçka në vesh dhe kaq mjaftoi që ky moment të bënte xhiron në gjithë rrjetin.

LEXO EDHE:  Zakone që ju ndihmojnë të jetoni gjatë dhe shëndetshëm

LEXO EDHE:  U dëmtua nga tërmeti/ Vendoset 40 kg lëndë plasëse në pallatin 9 katësh

Në videon është shpërndarë në çdo rrjet social, dëgjohet që Donaldi i drejtohet Trixës duke i thënë se nëse do të ketë ndonjë shqetësim, të telefonojë vëllain e tij binjak Romeo Veshajn.



Nëse ke diçka, merr Romeon në telefon nëse ke shqetësim, për çdo gjë”, i tha Veshaj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

“Nuk lumturohem se nxorra Trixën”/ Einxhel e trishtuar pas daljes së këngëtares nga Big Brother Vip

Publikuar

-

Nga

cna show

Beatrix Ramosaj është banorja e radhës e cila është eleminuar nga shtëpia e Big Brtoher Vip. Krahas Donaldit dhe Einxhel, publiku votoi që Beatrxi të dilte nga realityshoë.

Pas daljes së këngëtares, disa prej banorëve duket se janë trishtuar, duke përfshirë këtu edhe vetë Einxhelin, e cila së fundi ka patur shumë përplasje me Donaldin.



Pas spektaklit teksa banorët e tjerë e urojnë se po vazhdon lojën dhe se disi mori “hakun” për daljen e Dj Dagz, Einxhel është shprehur se pavarësisht të gjithave nuk është e lumtur që doli Beatrix, pasi ishte një nga personat që ajo e ka dashur.

LEXO EDHE:  Si ta hidratoni lëkurën e skuqur gjatë dimrit

LEXO EDHE:  Foto/ 8 gjëra që nuk i bëjmë më si në kohrat e vjetra

Për çfarë të lumturohem? Që qëndrova unë dhe nxora Trixën? Pavarësisht si shkuan gjërat unë Beatrix e kisha një nga personat më të dashur këtu brenda. Gjithsesi e dija që sido që të shkonin gjërat debatet e mia me Donaldin e di që do kishin ndikuar shumë”, tha Shkira./ CNA.al

LEXO TE PLOTE