Connect with Us

Video-Procedura TAVI/ Doktor Maksi Llambro shpjegon ku dhe si aplikohet

Aktualitet

Video-Procedura TAVI/ Doktor Maksi Llambro shpjegon ku dhe si aplikohet

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Doktor Maksi Llambro ka shpjeguar çfarë është procedura TAVI, ku dhe si aplikohet.

TAVI është procedura mini invazive që aplikohet për trajtimin e stenozës valvulare aortale që njihet si një nga patologjitë më të përhapura të valvulave kardiake dhe që prek afërsisht  3% të popullatës mbi 75 vjeç.

Kjo është një patologji pak e njohur nga pacientët dhe si e tillë ndodh që të nënvlerësohen simptomat e saj shoqëruese.

Stenoza e aortës është një patologji e cila kur paraqitet në formën e saj më të rëndë, që është insuficenca kardiake, ka nje prognozë jo të mirë dhe mortaliteti shkon deri në 50% brenda dy viteve.

Stenoza e aortës është nje patologji e cila diagnostikohet shumë thjesht pra mjafton kryerja e një ekzaminimi ekokardiografik por për fat të keq ndodh që jo gjithmonë pacientëve ju rekomandohet kryerja e një ekzaminimi të tillë.

Prandaj, është e rëndësishme që një pacient i cili paraqet ankesa të tipit: vështirësi në frymëmarrje, dhimbje gjoksi apo humbje të ndjenjave t’i nënshtrohet një ekzaminimi ekokardiografik. Mosdiagnostikimi në kohë i kësaj patologjie bën që pacientët të diagnostikohen në stade të avancuara të sëmundjes gjë që con në shtrimin e tyre në spital në gjendje të rëndë dhe me indikacion për ndërhyrje kirurgjikale me qëllim zëvëndësimin valvular.

LEXO EDHE:  Rezervo kontrollin tënd/ Parandalo Kancerin e Prostatës

Procedura mininvazive, Tavim është një nga dy teknikat që aplikohen për zëvendësim të valvulës së aortës dhe realizohet me ndihmën kateterëve pra ndryshe nga kirurgjia konvencionale nuk bëhet me hapje të kraharorit, gjatë proçedurës nuk ndalohet zemra dhe pacienti nuk ka nevojë për anestezi të përgjithshme apo intubim. Kjo procedurë realizohet duke bërë një shpim në një arterie periferike, kryesisht atë femorale, dhe pas vendosjes së  kateterit në aortë bëhet e mundur kalimi dhe pozicionimi i një valvule biologjike në nivel të valvulës së aortës së sëmure.

Proçedura zgjat afërsisht një orë, proçedurë gjatë së cilës pacienti është zgjuar pra koshient. Pas proçedurës pacienti nuk ka nevojë të qëndrojë në Terapi Intensive, arrin të mobilizohet 1 ditë pas proçedurës dhe pas 3-4 ditë hospitalizim pacienti mund të largohet për në shtëpi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Escobar dënoi dhunën në protestë/ Reagon ambasadorja Kim: A jeni lodhur nga “spin doktorët”?

Publikuar

-

Nga

“SPAK ka bërë shumë përparim”/ Yuri Kim: Reforma në Drejtësi nuk do jetë e përsosur

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka reaguar pas intervistës së zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar i cili dënoi dhunën e përdorur gjatë protestës së 8 janarit në selinë e PD.

Escobari, i pyetur për shpalljen non-grata të ish-kryeministrit Berisha dhe rikthimin e tij duke u ndjekur nga mbështetësit, tha se përcaktimi kishte të bënte me korrupsionin dhe se nuk kishte të bënte me politikën e mbështetësve apo me jetën e tij politike.



Ambasadorja Kim përmes një postimi në rrjetet sociale, ka publikuar deklartata e Escobar ndërsa bashkëngjitur shkruan:  “Jeni lodhur nga “spin doktorët” (propagandues, manipulues)? Gjykojeni vetë. Ja çfarë tha në të vërtetë Zëvendës Ndihmës Sekretari Escobar. Ai gjithashtu diskutoi për integrimin ekonomik rajonal (përfshirë Ballkanin e Hapur dhe Procesin e Berlinit), Kosovë-Serbi, etj”, shkruan Kim.

LEXO EDHE:  Një tjetër proçedurë e suksesshme realizuar nga mjeku gastroenterolog i Spitalit Hygeia/ Heqje e trupit të huaj nga regioni pielorik

LEXO EDHE:  Spitali Amerikan blen Hygeian

Escobari, i pyetur për shpalljen non-grata të ish-kryeministrit Berisha dhe rikthimin e tij duke u ndjekur nga mbështetësit, tha se përcaktimi kishte të bënte me korrupsionin dhe se nuk kishte të bënte me politikën e mbështetësve apo me jetën e tij politike./ A.E-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kryetarët e degëve” ultimatum” Bashës/ Nuk rrihet më në zyrë!

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Zbardhen detaje nga mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve që po mbahet në selinë blu. Mësohet se kryetarët e degëve të PD, kanë kërkuar nga Basha të dalë në terren dhe të takojë demokratët.

Sipas kryetarëve të degëve, nuk duhet të rrinë më nëpër zyra por duhet të dalin në terren të gjithë për të komunikuar me strukturat,

LEXO EDHE:  Tjetër ndërhyrje e suksesshme realizuar nga ekipi i mjekëve kirurgë të përgjithshëm të Spitalit Hygeia

LEXO EDHE:  Spitali Hygeia vjen më pranë pacientëve/ Ofron shërbimin me mjekët specialistë edhe gjatë orareve të pasdites 16:00-21:00



Këtë kërkesë disa prej kryetarëve të degëve e kanë bërë për Kryetarin, nënkryetarët, Sekretarin, Kryesinë, deputetët.

Kësaj kërkese, Lulzim Basha, i është përgjigjur pozitivisht, për të dalë e për të takuar strukturën./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Pikë e zezë/ Karlo Bolino pranon financimin nga afera e inceneratorëve

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ka disa ditë që disa media (berishane) zbardhën dokumentat që Partia Demokratike ka mbledhur në komisionin hetimor mbi aferën e inceneratorëve. ”Investigimi’ edhe një herë konsiston thjesht në kopjimin e materialit të furnizuar nga politika (ose nga policia ose nga prokuroria, sipas rasteve) dhe gazetarët punojnë thjesht si postierë. Në fakt gazetarët e vërtetë investigativë janë ata që zbulojnë dokumentat dhe prapapaskenat që as institucionet nuk i njohin ose i mohojnë. Megjithatë, në mungesë të aftësisë tjetër profesionale, bëjnë mirë këta botues ”të pavaruar” që shesin si zbulimet e tyre ”ekskluzive” materialet e servirura nga forca politike për interesa partiake.

Gjithësesi cështja është një tjetër.  Këta botues ”investigativë”, si cdo moralist fallco, skandalizohen për gjëra krejt normale. Ata kanë filluar një fushatë denigruese jo vetëm kundër inceneratorëve, por edhe kundër një seri mediash që kanë bërë kontrata reklamash me kompaninë e inceneratorëve që me lekët e veta ka vendosur si strategji komunikimi të investojë në imazhin e vet. Një procedurë krejt normale dhe trasparente sic ndodh në gjithë botën demokratike. Eni, apo Texaco apo shumë kompani multinacionale edhe kur janë monopoliste, bëjnë fushatë reklamuese edhe nëse nuk kanë nevojë për të reklamuar asnjë produkt por thjesht imazhin, aktivitetin dhe logon e tyre. Reklama nuk bëhet vetëm për të shitur produkte. I vetmi problem do të ishte nëse reklama e inceneratorëve, do të bllokonte lajmet që kishin të bënin me hetimin e kësaj kompanie, por “investigatorët” berishanë nuk dinë ose nuk duan ta bëjnë dallimin.

Po moralistët berishanë e kane moralin në rregull për të kritikuar të tjerët? Natyrisht që jo! Ata denoncojnë si ”skandal” të ardhura të arkëtuara zyrtarisht dhe ligjërisht nëpërmjet faturave tatimore dhe e konsiderojnë krim edhe reklamën, që është burim mbjetese për cdo media të ndershme në botë. Ndërkohë që skandali i vërtetë janë lekët e fshehura që kalojnë në arkat e tyre nga burime të panjohura dhe që nuk i deklarojnë. Pra paratë e pista që mbushin cantat. Kapo e medias berishane për shembull, e ka ndërtuar grupin e vet editorial pa deklaruar asnjë faturë blerje për mallra apo pajsie. Të ardhurat zyrtare që deklaron nuk justifikojnë as një cerek të shpenzimeve dhe investimeve që ka bërë. Shumica e punonjësve të tij janë të detyruar të deklarojnë vetëm një pjesë të vogël të rrogës së tyre, pasi pjesën tjetër e marrin me para në dorë, pra me lekë të pista: nga 119 punonjës që ky moralisti-kapo ka, 80 prej tyre (pra 67%) deklarojnë më pak se 35.000 lekë rrogë neto. Dhe nuk janë punetorë të thjeshtë: janë regjsorë, gazetarë, montazherë që në mediat e tjera dhe sipas cmimeve të tregut fitojnë tre apo katër herë më shumë. Janë shifra që tregojnë përtej cdo dyshimi që media e kapo-moralisit berishan bën evazion tatimor dhe pastron para.

LEXO EDHE:  Tjetër ndërhyrje e suksesshme realizuar nga ekipi i mjekëve kirurgë të përgjithshëm të Spitalit Hygeia

LEXO EDHE:  Rezervo kontrollin tënd/ Parandalo Kancerin e Prostatës

Por ky nuk është i vetmi. Moralisti i dytë ”investigativ” që punon në mergim, ka një portal që realizon ”super investigime-gjoba” me 4 gazetarë të punësuar, që paguhen 29.000 lekë neto në muaj secili dhe 3 të tjerë që marrin nga 15.000 lekë secili!!! Ai për vete nuk deklaron asnjë rroga: por si jeton? Normale që edhe ky moralisti tjetër berishan punon me lekët në canta, në shkelje flagrante të ligjit. Dhe me ato lekë tani po projekton të bëjë edhe ai një televizion!!!



Një tjetër botues ”investigativ” e mban faqen web të maskuar mbrapa një shoqate, pa asnjë gazetar të punësuar. I vetmi që deklaron një rrogë është ai vete, si administrator, dhe paga mujore është 25.000 lekë neto: më pak se një pastruese part-time.

Natyrisht këta të tre nuk janë të vetëm, sepse shumica e këtyre gazetarëve moralistë berishanë punojnë si padronët e tyre që pretendojnë imunitet të plotë për cdo krim të tyrin, ndërkohë që mbajnë rolin e inkuizitorit për krimet (e supozuara) të gjithë të tjerëve. Lista është e gjatë. Botues dhe gazetarë që bëjnë ”investigime” dhe japin leksione morale cdo ditë nëpër portale apo ekrane televizive, në shumicën e rasteve janë pjesë e një sistemi gjigant pastrimi parash dhe evazioni tatimor.

Drejtoria e Tatimeve e ka faj kryesore pse deri sot s’ka bërë asnjë veprim për të ndëshkuar këtë fenomen kriminal e që krijon pabarazi dhe mungesë trasparence në tregu. Ministria e Financave ka premtuar që nga muaji mars një task force do të fillojë punën në këtë drejtim. Ne po presim, por emrat e këtyre zullumqarëve ndërkohë mund të gjenden kollaj në database e 680.000 rrogave që janë bërë publike nga dy punonjes-kriminelë të Tatimeve që gjykata para pak ditëve i liroi nga qelia duke i konsideruar si njerëz të ndershëm./ Shqiptarja.com

LEXO TE PLOTE