Connect with Us

Van Gal: Myler do transferohej te United në vitin 2015

BundesLiga

Van Gal: Myler do transferohej te United në vitin 2015

Publikuar

-

/

Trajneri i njohur holandez, Luiz Van Gal ka zbuluar se si gruaja e Tomas Myler bllokoi transferimin e gjermanit te Mançester Junajtid në verën e vitit 2015.

‘’Djajtë e Kuq’’ ishin shumë të interesuar për nënshkrimin e fituesit të Kupës së Botës, me trajnerin holandez Van Gal që dy herë u përpoq të nënshkruante një lojtar me të cilin punoi gjatë kohës së tij si trajner i Bajern Mynihut nga viti 2009-2011.

Gazeta gjermane ‘’BILD’’  zbulon pse lëvizja nuk u finalizua, me Van Gal që deklaroi se gruaja e Mylerit, Lisa nuk ishte e hapur për një transferim jashtë vendit, pavarësisht se Junajtid ofroi 84 milionë paund për sulmuesin.

“Në vitin 2015 do të kishte qenë e mundur nëse gruaja e tij do të kishte qenë pak më e hapur për një transferim jashtë vendit. Të paktën kjo ishte arsyeja që Tomas i dha ndihmësit tim Marsel But, i cili kishte kontaktuar gjatë gjithë kohës me të’’, ishin fjalët e teknikut holandez.

Junajtid i ofroi më shumë se 100 milionë euro Bajernit në vitin 2015 dhe vetë lojtarit iu ofrua një rrogë prej 16 milionë paundësh në vit për t’u transferuar në Old Traford. Myler është pjesë e Bajernit që prej vitit 2008 me një kontratë që i skadon në vitin 2023, por e ardhmja e sulmuesit gjerman ende nuk dihet.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

BundesLiga

Spektakël në “Signal Iduna Park”, Bayerni fiton mes polemikash ndaj Dortmundit

Publikuar

-

Nga

Bayerni i Mynihut triumfoi 2-3 ndaj Borussias së Dortmundit në “Signal Iduna Park”, ku u zhvillua një përballje me ritëm të jashtëzakonshëm, por edhe e tensionuar, që në fund pa të festonin kampionët në fuqi të Bundesligës. Një penallti e pretenduar nga verdhezinjtë, kur rezultati ishte 2-2, dhe më pas 11-metërshi i akorduar për bavarezët bëri të shpërthente trajneri Marco Rose, që mori dy kartonë të verdhë duke u detyruar të largohej para kohe nga pankina.

Julian Brandt e zhbllokoi takimin që në minutën e 5-të, pas pasimit që mori nga Bellingham, por në të 9-tën ktheu shumë shpejt baraspeshën Lewandowski. Në fund të pjesës së parë Coman shënoi të dytin për Bayernin, që shkoi në avantazh të një goli (1-2) në pushimin mes pjesëve.



Dortmundi nuk mund të pajtohej me këtë rezultat dhe sapo nisi fraksioni i dytë Erling Haaland e dërgoi topin atje ku nuk mund ta arrinte Manuel Neuer, 2-2.

Në të 53-tën Reus u rrëzua në zonë pas kombinimit me Haaland, por kryesori nuk akordoi 11-metërsh, duke irrituar verdhezinjtë. Në të 76-tën Mats Hummels preku topin me dorë në zonë dhe kryesori pasi u konsultua me sistemin VAR bëri shenjë nga pika e bardhë e penalltisë. Lewnadowski u tregua i saktë përballë portierit vendës, duke shënuar golin e dytë personal dhe të tretin për Bayernin, që mori fitoren e 11-të sezonale, me diferencën mes dy ekipeve që shkon në katër pikë (34/30).

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Reali po pret prapa derës, Bayerni gati të blindojë Levandovskin

Publikuar

-

Nga

Robert Levandovski është nën kontratë me Bajernin deri në qershor të 2023-shit. Polaku ende nuk ka rinovuar me kampionët e Gjermanisë dhe sipas mediave spanjolle kjo ka një arsye. Sipas “AS”, prioriteti i bomberit është Reali i Madridit. Lojtari mësohet t’i ketë kërkuar agjentit të tij, Pini Zahavi, për ta dërguar në sezonin e ardhshëm te “galaktikët”.

Kjo, pasi Leva beson se madrilenët kanë më shumë influencë mediatike dhe se nëse do të kishte qenë një lojtar i Realit, “Topi i Artë” do të ishte në koleksionin e tij më herët. Gjithsesi, “AS” gjithashtu shkruan se prioriteti i Realit në merkato për sezonin e ardhshëm mbeten sulmuesi i Dortmundit, Erling Haland dhe Kilië Mbape që luan për Parisin në Francë.

Duke parë dhe moshën e madhe të polakut, madrilenët preferojnë një destiancion tjetër edhe pse nuk kanë mohuar kurrë faktin që e kanë pasur ëndërr kalimin e Levandovskit në Madrid. Këtë e zbuloi edhe vetë sulmuesi i Bajernit në një intervistë pak muaj më parë ku tha se ishte takuar me presidentin Florentino Perez



Menjëherë pas lajmit të ardhur nga Spanja, mediat gjermane shkruan dje se Bajerni është vënë në lëvizje dhe kërkon të blindojë sulmuesin polak. Drejtuesit do të ulen për të biseduar me Levandovskin në qershor të 2022-shit dhe janë gati t’i propozojnë atij një kontratë të re. Sipas “Bild”, ajo do të jetë kontrata e fundit madhore për 33-vjeçarin, e cila do të thoshte se polaku mund të dalë në pension pikërisht në Mynih.

Bajerni e vlerëson shumë sulmuesin i cili tani më shumë se kurrë ka nevojë për t’u ndjerë i rëndësishëm. Mosfitimi i “Topit të Artë” ka lënë një shije të keqe te lojtari. Largimi i Levës do të sillte një irritim të tifozëve bavarezë që pasi humbën David Alabën, nuk do të ishin të kënaqur me largimin e një tjetër ikone të klubit.

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Pandemia fut në hall Gjermaninë, masa të reja edhe për stadiumet

Publikuar

-

Nga

Gjermania po kalon një moment të vështirë prej pandemisë së COVID-19 dhe ditën e sotme janë caktuar masat e reja për ta luftuar.

Masat prekin edhe klubet e futbollit, pasi u lejohet të përdorin vetëm 50 % e kapacitetit të stadiumeve.

Për momentin lejohen maksimalisht 15 mijë tifozë, çka i prek klubet me stadiume me kapacitet me mbi 30 mijë ulëse.



Momentalisht do të zbatohet rregulli “2G”, që lejon në stadiume vetëm ata që janë vaksinuar dhe ata që janë shëruar plotësisht nga Covid-19.

Gjithashtu mund të aplikohet edhe “2G Plus” dhe tifozët do të duhet të tregojnë edhe testin negativ. Në stadiume tifozët do të jenë të detyruar të mbajnë sërish maska.

Këto masa priteshin në Gjermani dhe Borussia Dortmund i kishte anuluar biletat e shitura për ndeshjen kundër Bayern Munich, edhe pse shpresonin që të lejoheshin 26 mijë tifozë. Në stadiume të ndryshme do të luhet edhe pa tifozë, për shkak të vendimeve të qeverive federale.

LEXO TE PLOTE