LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Trajneri i Sauthamptonit jep lajmin e mirë për Armando Brojën

18 Nëntor 2021, 13:29, Sport CNA
Trajneri i Sauthamptonit jep lajmin e mirë për Armando Brojën

Sulmuesi i Kombëtares, Armando Broja si duket ka lënë pas dëmtimin dhe është rikthyer në stërvitje me Sauthemptonin.

Sulmuesi shqiptar nuk ishte pjesë e ekipit kuqezi në dy sfidat e luajtura ndaj Anglisë dhe Andorrës dhe kjo i dha mundësinë të kishte më shumë kohë për riaftësimin. Këtë javë, Sauthemptoni do të ndeshet me Noruiçin për kampionat, dhe trajneri trajneri Ralf Hazehuntl ka bërë një rezyme të gjendjes së skuadrës së tij para kësaj sfide.

?Shumë ndryshe nga e kaluara. Ne kemi vetëm Xhek Stivens jashtë. Të gjithë të tjerët janë në formë, të gjithë do të jenë të gatshëm për të hyrë në fushë.

Xhejms Uard-Pros është në rregull. Siç thashë, të gjithë janë në rregull. Ne u dhamë djemve pak kohë për t?u rikuperuar, gjë që ishte e rëndësishme, por kemi pasur disa seanca të mira dhe kemi pasur 15 lojtarë këtu gjatë pushimit. Kjo është ajo që na duhej.?

Nga përgjigja e tekniku austriak lë të kuptohet që Broja ka hedhur pas dëmtimin në kavilje dhe me shumë mundësi do të ketë minuta në sfidën ndaj Nuruiçit.

Lajmet e fundit nga