Connect with Us

Të rinjtë zbulojnë linçuesit e Lulzim Bashës/ Dekonspirohen faqet që përdor Endri Hasa

Politikë

Të rinjtë zbulojnë linçuesit e Lulzim Bashës/ Dekonspirohen faqet që përdor Endri Hasa

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Të rinjtë e FRPD-së, kanë zbuluar faqet në rrjetet sociale, që përdor Endri Hasa, për të linçuar demokratët.

Eden Kollçinaku, anëtar i kryesisë se FRPD-së, në një postim në rrjetet sociale, shkruan se Sekretari për Organizimin Dixhital të PD, Endri Hasa, i zgjedhur në këtë detyrë nga Lulzim Basha, po i shërben këtij të fundit për përçarjen e PD-së.

Sipas tij, janë dy faqe në rrjetet sociale, që aministrohen nga Endri Hasa dhe grupi i tij, të cilat i shërbejnë mbajtjes së karriges nga Lulzim Basha.

Statusi i fundit i Endri Hasës, Sekretari për Organizimin Dixhital të PD (i emëruar -jo i zgjedhur- nga Lulzim Basha), bën fjalë për “linçimin” që baza demokrate (dhe mbështetësit e Dr. Berishës) po i bëjnë strukturave drejtuese të PD.

LEXO EDHE:  Mësohet sa fjalime do të mbahen sot/Ja kur do të flasë Basha

Në fakt, linçimet e vetme që janë bërë janë ato të faqeve Shqipëria Si Europa & Shqipëria e Para, të dyja faqe që administrohen nga Endri Hasa dhe grupi i tij i adminave.

Më poshtë mund të shihni disa screenshote nga postimet e faqeve që përmenda më sipër. Duket qartë se kush janë ata që duan të krijojnë përçarje mes demokratëve. Janë pikërisht ata që po bëjnë çmos të mbajnë karriget e tyre shtrënguar.

I them Sekretarit të Organizimit Dixhital të partisë se ato që ju i quani “linçime” janë të vërtetat e hidhura që nuk përtypni dot, dhe nëse nuk keni frikë nga demokratët mos i fshini komentet dhe mos bëni block.”-shkruan Eden Kollçinaku./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“20 të ndaluar nga policia”/ Noka: I prishën terezinë pengut të Ramës

Publikuar

-

Nga

cna politike

Deputeti Flamur Noka në një deklaratë për mediat është shprehur se janë ndaluar 20 persona nga protesta e ditës së sotme, demokratë të cilët protestuan për të hyrë në shtëpinë e tyre.

Noka tha se mbi ta rëndojnë 6 akuza vetëm për asryen se i kanë prishur terezinë pengut të Ramës, duke iu referuar kështu kryetarit të shkarkuar Lulzim Basha.



Ndër të tjera Noka shtoi se banditët ndodhen brenda selisë ndërsa demokratët e lirë janë nëpër komisariate.

Edi Rama sot tregoi se është kryetar i opozitës. Janë rreth 20 të ndaluar nga dita e sotme sepse hapën dyert e selisë. Dyer dhe dritaret që i kishin mbyllur dhe  i hapën. I bëj thirrje të ndalojmë këto lojëra. Në Shqipëri nuk mund të ketë opozitë të emëruar. Do të ketë një opozitë që duhet të përfaqësojë demokratët. Pengun Rama ta marrë në Surrel. Sot ata demokratë që janë të mbyllur atje brenda kanë 6 akuza mbi kurriz. Pse? Se i prishën terezinë pengut të Ramës. Kemi parë gjyqe e arrestime të vrasësve por kurrsesi 6 akuza. Ku e katandisi PD-në pengu i Ramës. Regjimi sot tregoi fytyrën e tij. Banditë brenda selisë duke mbrojtur pengun dhe gardistët. Pse shteti arreston dhe burgos demokratët e lirë dhe nuk arreston bandat brenda selisë? Nuk do t’ia dalin. Të jenë të sigurtë që asgjë nuk do ta ndalë për të kthyer nga bunker në shtëpi lirie”, u shpreh ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Rama, edhe kryeministër edhe kryetar i opozitës”/ Noka: Të ndalojë lojrat me arrestimet e demokratëve

Publikuar

-

Nga

Një grup deputetësh të Rithemelimit kanë folur për mediat, para Komisariatit numër 1 në Tiranë, ku edhe janë shoqëruar një numër i madh protestuesish.

 

Deputeti Flamur Noka u shpreh se nuk kishte gjë më të dhimshme për demokratët, sesa të shihnin shtëpinë e tyre të kthyer në një bunker. Sipas tij, Rama sot tentoi të tregojë se është edhe kryeministër edhe kryetar i opozitës.



 

“Edi Rama bëri gjithçka, dhunë dhe gjak mbi demokratët sepse pengu duhet mbatjur aty i burgosur në bunker. Demokratët duhen ndaluar të jenë opozitë sipas tij. Nuk kishte gjë më të dhimbshme për këta demokratë që janë mbrapa hekurave, kur kanë parë shtëpinë e tyre të shndërruar nga pengu dhe Edi Rama në bunker. Revolta ka bërë që ata të bëjnë gjithcka për të hyrë në shtëpinë e tyre. Nuk ka regjim Ramë apo peng të tij që të mund të ndalojë demokratët të hyjnë në shtëpinë e tyre. Rama sot me veprimin kriminal që bëri tentoi të tregojë se është edhe kryeministër edhe kryetar i opozitës.
I bëj thirrje të ndalojë lojrat me arrestimet e demokratëve”, tha Noka./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Policia i përgjigjet Gaz Bardhit: Dëgjuam me keqardhje deklaratat e tij…

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Policia e Shtetit i është përgjigjur deklaratave të Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, i cili tha se efektivët po terrorizojnë demokratët.

 

Policia thotë se ajo po bën detyrën dhe personat e shoqëruar nga selia e PD është vetëm për t’u marrë në pyetje për të dëshmuar mbi dhunën në protestë.

 



Në reagimin e policisë theksohet se në vijim të veprimeve procedurale të kryera nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në selinë e Partisë Demokratike janë pyetur vetëm deputetët e Partisë Demokratike, ndërsa personat e tjerë që janë konstatuar brenda selisë janë shoqëruar në ambientet e Policisë se Shtetit, për t’u marrë në pyetje.

LEXO EDHE:  Mbledhja e Kuvendit Kombëtar/ Elezi: Basha është e shkuara e PD, politikan i dobët

LEXO EDHE:  Berisha mban fjalimin emocionues/ “Foltorja solli shpresë, ideale dhe besim”

 

“Policia e Shtetit do të vijojë me profesionalizëm dhe vendosmëri, veprimet ligjore, për të dokumentuar të gjitha veprimet e kundërligjshme gjatë protestës së sotme dhe për të vënë para përgjegjësisë ligjore të gjithë personat përgjegjës.
Njëkohësisht, Policia e Shtetit garanton qytetarët se shërbimet e Policisë janë në terren dhe janë të angazhuara maksimalisht për të garantuar rendin dhe sigurinë”, thuhet më tej në njoftim.

LEXO TE PLOTE