LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Statuti i PD/ Gazetarja"kryqëzon" Bardhin: Në Gjykatë keni të regjistruar atë të 2018

18 Nëntor 2021, 18:46, Politikë CNA
Statuti i PD/ Gazetarja"kryqëzon" Bardhin: Në Gjykatë

Gazmend Bardhi, sekerati i përgjithshëm i PD është përfshirë në një debat me gazetaren Sonila Meço.

Kjo e fundit, i ka kujtuar Bardhit se PD ka të regjistruar në gjykatë statutin e vitit 2018. “Sot në Gjykatë më rezulton që është ai i vitit 2018. I cili parashikon që në Kryesi ka dy nën kryetarët dhe vetëm 4 sekretarë“, tha Meço.

Në një intervistë për emisionin ?Taks Force? Bardhi e ka mohuar një gjë të tillë, duke deklaruar se statuti është ndryshuar në 17 korrik të këtij viti dhe ndryshimet janë depozituar në gjykatë.

Statuti i miratuar në 17 korrik 2021. Ndryshimet statutore depozitohen në gjykatë për t’u pasqyruar në regjistrin e partive politike nëse ka ndryshim të atyre elementëve që shënohen në regjistrin e partive politike“, theksoi ai.

Nuk munguan as replikat mes Bledian Kokës dhe Gazment Bardhit. Koka tha se një gjë e tillë ve në dyshim ligjshmërinë e Kryesisë me të cilën Basha mori vendimin për shpalljen e Kuvendit në 18 dhjetor.

Dhe nëse kjo ligjërisht nuk është e rregullt, atëherë nisma juaj për të organizuar Kuvendin e 18 dhjetorit është e paligjshme“, u shpreh Koka.

Në Gjykatë regjistrohen ato të dhëna që ka regjistri partisë, sa herë a ndryshime, paraqitet kërkesa për azhornimin e informacioneve. Çdo statut i miratuar nga Kuvendi Kombëtar i PD depozitohet në Gjykatë, edhe nëse nuk ka ndryshim të emrit, logos, nuk është i detyrueshëm për t’u regjistruar, sepse hyn në fuqi në momentin e miratimit nga Kuvendi Kombëtar“, u përgjigj Bardhi duke mosqenë i sigurt nëse statuti i ri është regjistruar në Gjykatë apo jo./CNA.al

Lajmet e fundit nga