LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shqiptarët fajësojnë politikën për ngecjen e anëtarësimit në BE

18 Nëntor 2021, 20:54, Aktualitet CNA
Shqiptarët fajësojnë politikën për ngecjen e

Procesi i integrimit në BE ka ngecur në vend për fajin e Shqipërisë. Ky është mendimi i pjesës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë.

Pothuajse gjysma e tyre (49,2%) mendojnë se e vetmja arsye për mos integrim është se Shqipëria nuk i ka plotësuar kushtet. Ndërsa gati 1/3 fajësojnë si Shqipërinë ashtu edhe vetë BE-në.

Vetëm rreth 15% e qytetarëve bëjnë përgjegjëse vetëm BE-në për ngecjen e integrimit të vendit tonë në union.

Pjesa dërrmuese e qytetarët fajësojnë direkt politikën. Katër në pesë shqiptarë cilësojnë paaftësinë e klasës tonë politike (80,1%), si dhe konfliktin e vazhdueshëm mes tyre (79,9%) si arsye të rëndësishme që pengon hyrjen e Shqipërisë në BE.

Shifrat janë rezultat i anketës për periudhën 20-29 tetor 2021, kryer nga MRB dhe ?Data Centrum? në nivel kombëtar me 1000 intervista ballë për ballë./euronews

Lajmet e fundit nga