LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sëmuret në Vetting prokurorja e filialeve të basteve sportive/ “Tërhiqet” KPK

18 Nëntor 2021, 11:18, Vetingu CNA
Sëmuret në Vetting prokurorja e filialeve të basteve sportive/

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit  ka njoftuar se seanca dëgjimore për subjektin e rivlerësimit, znj. Violeta Shkurta, që ishte përcaktuar për t?u mbajtur këtë të enjte, datë 18.11.2021, nuk u zhvillua.

Trupi gjykues, nga salla e seancave publike, njoftoi se subjekti i rivlerësimit, përmes postës elektronike, ka njoftuar pamundësinë për të marrë pjesë në seancë për arsye shëndetësore duke paraqitur raport mjekësor.

Në këto kushte, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën dëgjimore për në datë 24.11.2021, ora 14:00.

Në prill  të vitit 2019, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka emëruar  përkohësisht në krye të Prokurorisë së Fierit, Violeta Shkurtajn me 7 vota pro, ndërkohë që për këtë pozicion ishin edhe Genc Mane, i cili u votua me një votë pro dhe Çlirim Sina me një votë pro.

Shkurta  e cila prej vitit 2003, punon në Prokurorinë e Fierit, mori drejtimin e saj, pas rrëzimit nga Vettingu të ish-prokurorit Fatmir Lushi, që ishte drejtuesi i Prokurorisë.

Në Qershor të vitit 2020, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ka nisur hetimin për drejtuesen e Prokurorisë së Fierit, Violeta Shkurta.

Në aspektin profesional, referuar të dhënave të KLP, në kohën që e kanë propozuar për drejtuese prokurorir, Shkurta nuk ka asnjë procedim disiplinor, gjatë karrierës së saj.

Ndërsa, në lidhje me pasurinë, rezulton që prokurorja Violeta Shlurta, të ketë biznese, të cilat i deklaron në emër të bashkëshortit, që fillimisht ka punuar oficer policie në qarqe të ndryshme e më pas oficer i Policisë Gjyqësore në Vlorë dhe Fier.

Bëhet fjalë për biznese, si shërbim internet, apo filial për baste sportive, apo bingo, që prokurorja deklaron ndër vite.

Në vitin 2005 prokurorja deklaron se ka blerë një apartament banimi 180.3 m2, në Fier me vlerë 8 460 000 lekë, të cilin e ka paguar me këste dhe kredi./CNA.al

Lajmet e fundit nga