LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“PD është në moment kritik”/ Grida Duma flet për pazare

18 Nëntor 2021, 13:45, Politikë CNA
“PD është në moment kritik”/ Grida Duma flet për

Deputetja e PD, Grida Duma ka theksuar sot se Partia Demokratike është në një gjendje kritike.

E ftuar në studion e News 24, Duma iu drejtoi mesazhe demokratëve, ndërsa iu bëri thirrje të mos përçahen.

?Demokrate dhe demokratë mos u përçani.

Këto janë klane, nuk janë fraksione. Për çfarë po ndahen. Këta po flasin për individë për emra personale.

Kjo nuk është çështje pazaresh, PD ëhstë në një moment kritik.?-tha Duma.

Më tej, ajo tha se ?Lideri historik, ka për detyrë të lërë atë të bëhet e lirë?, duke iu referuar këtu ish-kryeministrit Berisha.

Po ashtu Duma tha se ?Çështja është se jemi në vitin e 9 të opozitës. Me datë 26 Prill nuk çohesha dot të dilja jashtë. Problemin e kisha me njerëzit që kanë mbështet e sakrifikuar, kanë ardhë në protesta, kanë mbyll bizneset. Nuk e gjeja dot fjalën tu thoja demokratëve vazhdoni qëndroni.?/CNA.al

Lajmet e fundit nga