LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nxorri familjarët nga shtëpia/ I riu që dikur kishte mesatare 9.5 përfundon në burg

18 Nëntor 2021, 20:21, Denoncim CNA
Nxorri familjarët nga shtëpia/ I riu që dikur kishte mesatare 9.5

Sot emisioni ?Stop? në Tv Klan ishte në fshatin Plug të Lushnjes, për problematikën e Griseldo Qorrit, djalit 20-vjeçar, i cili për shkak të depresionit, ka përfunduar në burgun e Zaharisë. Gjyshja e djalit, Hekurane Gorovelli, tregoi, se nipi ka qenë pa nënën e tij, pasi vuante për strehim në rrugët e Italisë. Djali ishte 20 vjeç dhe me nota shumë të mira në universitet, me mesatare 9.5.

Por ai kaloi në depresion dhe donte t?i nxirrte nga shtëpia. Zonja bëri një kallëzim, por jo penal dhe kërkoi shtrimin e tij në spital. Ajo tha se Griseldon e çuan në burgun e Zaharisë. Prokuroria ka kërkuar pafajësinë, por gjykata ende nuk është shprehur. Zonja Hekurane kërkoi, që djali të kurohet afër saj dhe të mbahet në spital, jo në burg.

Hekurane Gorovelli: Unë jam Hekurane Gorovelli, nga sektori Plug i Lushnjes. Kam shtruar nipin tim, që në 2019-ën. Që në vitin 2013 ka qenë nëpër rrugët e Italisë. Ka qenë pa mbështetje, pa shtëpi, pa punë dhe është një student, që e kam regjistruar te ?Luarasi?, me notën 9.5.

GazetarjaSa vjeç është djali?

Hekurane Gorovelli: Djali 20 vjeç. Unë dua të deklaroj, se nëna e tij ndodhet në rrugët e Italisë, pa strehim, pa punë. Griseldon e mbështeta unë, për arsye të depresionit. Ky nën ndikimin e depresionit, filloi të përplaste televizorin në dysheme, sepse nuk e dinte, se cfarë po bënte dhe ne donte të na nxirrte nga banesa. Mirëpo, unë bëra një kallëzim. Megjithatë, nuk e bëra kallëzim penal, por e bëra shtrim në spital. Ashtu e kam deklaruar. Këta ma kanë çuar në burgun e Zaharisë. Tani, unë dy javë e lashë kështu dhe tërhoqa fletë-akuzën. Domethënë, që ky fëmijë të normalizohet dhe të bëhet shërimi i tij në spital.

GazetarjaPrej sa muaj është nipi në burgun e Zaharisë?

Hekurane Gorovelli: 6 muaj ndodhet në burgun e Zaharisë. Ai është i pafajshëm, sepse përse nuk u deklarua, që ishte shtrim në spital, por duhet të vuajë pranë hekurave të Zaharisë?

Gazetarja: Në fakt në këtë dokument të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë ku thuhet se ai kërkohet se nuk do të merret si i pandehur, por përmenden 2 vepra penale. Siç është dhuna në familje dhe kundërshtim i vendimit të Gjykatës. A ju ka dhunuar ndonjëherë?

Hekurane Gorovelli: Jo! Ai nuk më ka bërë asnjë gjë, por donte të na nxirrte nga banesa. Thoshte ?është shtëpia ime?. Gjykata nuk është shprehur, por nuk më jep rrugëzgjidhje dhe gjithmonë thonë ?Jo këtë radhë, po atë radhë? dhe unë si nënë, nuk po duroj më. Dua pafajësinë e djalit sa më shpejt dhe kërkoj kurim ambulator për fëmijën. Ju lutem, i merrni parasysh kërkesat e kësaj nëne!

GazetarjaKe shkuar ta takosh djalin?

Hekurane Gorovelli: Kam shkuar dhe më ka dalë pranë hekurave, që nuk e mendoja kurrë.

Emisioni ?Stop? u interesua pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Lushnje, ku u tha, se seancat janë shtyrë, pasi nga ekspertiza mjeko-ligjore nuk është përcaktuar, se ku do të bëhet kurimi i djalit në kurim ambulator apo spitalor.

Sekretarja e gjykatëses thotë, se i është dërguar dy herë shkresë Institutit të Mjekësisë Ligjore, por nuk ka përgjigje.

Sekretarja: Në seancën e parë, në datën 30.09, ka qenë prokurorja dhe këtu është konstatuar, që akti i ekspertimit nuk e përcakton mjeku. Asnjë nga këta dy mjekë, duhet të shkruanin këtu: ?Për shtetasin Griseldo Qorri rekomandohet masë mjeksore, ose mjekim i detyruar ambulator, ose mjekim i detyruar spitalor?! Një nga këto dy masa, se këto të dyja janë masat.

Gazetarja: Dhe prej kësaj nuk është vendosur?

Sekretarja: Dhe ne i dërguam një shkresë IML-së, që në seancën e parë.

Gazetarja: Në datën 21 keni zhvilluar seancë tjetër.

Sekretarja: Në 21 zhvilluam senacën tjetër dhe nuk erdhi akti. Nuk erdhi akti dhe ne e shtymë. I kam bërë dhe një shkresë tjetër, që të më sjellin. E kam marrë dhe në telefon doktoreshën. Më ka dalë doktoresha Ilda Aliko. Unë s?e kam marrë në dorë- tha,- po do të kthej përgjigje. Atë ditë jo. Të nesërmen, që kishim seancën, jo.

Gazetarja: Gjykata e Shkallës së parë Lushnjë vendosi për pafajësinë e djalit Griseldo Qorri. Gjithashtu dhe pas dërgimit të ekspertizës nga Instituti i Mjeksisë Ligjore u përcaktua se kurimi i tij do të bëhet në një institucion spitalor. Megjithatë zonja do ta apelojë këtë vendim. Pasi ajo kërkon që nipi i saj të kurohet në shtëpi./tvklan.al

Lajmet e fundit nga