Connect with Us

Nuk do i besoni detajet e kontratës së Dani Alveshit te Barcelona

La Liga

Nuk do i besoni detajet e kontratës së Dani Alveshit te Barcelona

Publikuar

-

Dani Alvesh iu bashkua Barcelonës të mërkurën për vetëm një euro në muaj, duke e mbajtur fjalën e tij për të ndihmuar klubin në çdo mënyrë të mundshme.

Por nëse 38-vjeçari nuk e sheh kontratën e tij e cila skadon qershorin e ardhshëm, Barça pretendon të marrë një shumë mjaft të madhe parash në rast të shitjes së tij.

Sipas ‘’RAC1’’, klauzola e lirimit të brazilianit nga Barcelona është plot 100 milionë euro. Klauzola është e çuditshme duke pasur parasysh se Alvesh ka pagën më të ulët në mesin e të gjithë skuadrës së Barçës.

Barça shpreson se ribashkimi i Alvesh me Çavin do të frymëzojë grupin aktual të lojtarëve për të rikthyer ditët e lavdisë së klubit. 38-vjeçari kaloi tetë vjet në Katalonjë, duke fituar 6 tituj të La Liga-s dhe tre Liga të Kampionëve.

Në një fjalim për shokët e tij të rinj të skuadrës, Alves u zotua të mësojë nga të rinjtë e tij , por thotë se shpreson që ata të mësojnë një ose dy gjëra nga ‘i vjetri’.

“Është kënaqësi të jem këtu pas një kohe kaq të gjatë. Të kthehesh këtu është një nder, një kënaqësi. Unë vij për të mësuar nga ju, të rinjtë. Por nga e vjetra, dua të përcjell një gjë: tu demonstroj se çfarë përfaqëson ky klub dhe kjo fanellë’’, ishin fjalët e brazilianit në prezantim.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

La Liga

E bujshme/ Ylli spanjoll lë futbollin për t’u bërë prezantues televiziv

Publikuar

-

Nga

Joaquin Sanchez njofton tërheqjen nga futbolli i luajtur. Kapiteni historik i Betisit deklaroi për programin “El Hormiguero” se ky do të jetë sezoni i tij i fundit si futbollist: “E di që do të më mungojë futbolli, por në moshën 40-vjeçare është koha të ndalem. Nuk do të luaj më futboll.”

Joaquin është formuar si futbollist në akademinë e Betisit dhe për shumë vite ka qenë pikë referimi në këtë skuadër. Nga viti 2005 deri më 2011-ën ka luajtur për Valencian si dhe ka veshur fanellat e Malagas dhe Fiorentinës.



40-vjeçari e ka planifikuar të ardhmen në televizion, si prezantues i programit të ri të në Antena 3 “Joaquin, el novato”:

“Do të jetë një program shumë argëtues, me humor dhe të qeshura. Së shpejti do ta lë futbollin, por gjithsesi dua të vazhdoj të mësoj profesione të reja”.

LEXO TE PLOTE

La Liga

Po shkëlqen me Maqedoninë, Reali dhe Barcelona interesohen për mesfushorin

Publikuar

-

Nga

Reali dhe Barça në garë për të Mesfushori i Napolit dhe i kombëtares së Maqedonisë së Veriut, Eljif Elmas është përfshirë në axhendën e merkatos së dy prej gjigantëve të futbollit botëror, Reali i Madridit dhe Barcelona.

Lajmi është bërë me dije nga mediat spanjolle dhe ato italiane që vlerësojnë se prej kohësh Reali dhe Barça janë vënë në ndjekje të mesfushorit të Napolit. Por, paraqitjet e shkëlqyera të tij me klubin e Serisë A dhe me kombëtaren e vendit të tij kanë bërë që Barça dhe Reali të mendojnë seriozisht për shërbimet e tij. Veçanërisht mbresëlënëse ka qenë paraqitja e tij me Maqedoninë e Veriut në ndeshjen e fundit në grup kundër Islandës.



Ai ishte udhëheqësi i kombëtares fqinje në fitoren 3-1, duke shënuar dy nga 3 golat e fitores së maqedonasve, duke e çuar kombëtaren e vendit të tij në “play off” për një vend në botërorin e ardhshëm në Katar. Mesfushori nga Shkupi bën pjesë në grupin e lojtarëve që kanë përfituar shumë me ardhjen e Spaletit te Napoli.

Me Spaletin në stol mesfushori i talentuar ka gjetur më shumë hapësira në formacion dhe ai ka mundur të shpalosë të gjithë talentin e tij, ç’ka ka tërhequr dhe vëmendjen e gjigantëve spanjollë. Elmas ka një kontratë deri në vitin 2025 me Napolin dhe vlera e kartonit të tij llogaritet në 17 milionë euro.

LEXO TE PLOTE

La Liga

Dani Alves zgjedh numrin te Barcelona, rikthen kujtimin e një legjende

Publikuar

-

Nga

Dani Alves ka zgjedhur numrin 8 në rikthimin e tij në Barcelonë. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi i Barcelonës nëpërmjet një postimi në faqen e saj zyrtare.

Ata kanë postuar një video ku tregojnë Dani Alves që mban veshur fanellën me numrin 8. Një numër ky që më parë është mbajtur edhe nga shoku i tij i ekipit dhe legjenda e klubit, Andres Iniesta.

Kështu, braziliani e ka ndryshuar numrin në fanellën e tij plot pesë herë me ekipin e Barcelonës. Më parë ai ka vehur numrin 20 në momentin e debutimit. Më pas ai zgjodhi numrin 2. Në nder të Eric Abidal, ai zgjodhi më vonë numrin 22 ndërkohë që pas Xavit ai veshi fanellën me numrin 6. Në këtë rikthim në Barcelonë, Dani Alves ka zgjedhur numrin e mikut të tij, Andres Iniesta, numrin 8.



LEXO TE PLOTE