LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Në Gjermani zbulojnë prapaskenat, Flik u largua me sherr nga Bayerni

18 Nëntor 2021, 08:00, Sport CNA
Në Gjermani zbulojnë prapaskenat, Flik u largua me sherr nga Bayerni

Hansi Flik ishte një nga trajnerët më të suksesshëm në skuadrën e Bajernit. Për 18 muaj që drejtoi bavarezët, 56-vjeçari fitoi gjithçka duke përfshirë edhe tripletën.

Trajneri aktual i kombëtares gjermane është në rrugën e duhur edhe me ?Pancerat?, duke regjistruar shtatë fitore në shtatë ndeshjen e para dhe duke siguruar edhe kualifikimin direkt për në Botërorin e ardhshëm.

Kristian Falk, gazetari i njohur i ?Bild? që mbulon kampionët, zbuloi një detaj të rëndësishëm për largimin e Flikut nga Mynihu në fund të sezonit të kaluar.

?Gjithçka nisi me ?sherrin? që kishte me Salihamixhiçin. Keqkuptimet dhe idetë e ndryshme për merkaton bënë që marrëdhënia mes tyre të krisej?, shkruan Falk.

Flik dhe Brazo kishin një marrëdhënie të mirë në fillim, por që më pas u prish për shkak të merkatos e cila kryhej nga Salihamixhiç pa marrë në konsideratë ish-trajnerin.

Ky i fundit, i pakënaqur me situatën e krijuar në Mynih, vendosi t?i japë fund aventurës me Bajernin duke pritur largimin e Jogi Lëvit nga kombëtarja dhe për të nisur aty një aventurë të re.

Ndërkaq, Brazo vazhdon të qëndrojë si drejtor sportiv në klubin më të titulluar në Bundesligë. Ndërkohë që marrëdhënia mes tij dhe trajnerit të ri, Julian Nagelsman, duket se është e mirë edhe pse merkatoja mund t?i përçajë sërish dy drejtuesit kryesorë.

Lajmet e fundit nga