Connect with Us

Lukashenko dhe tranziti i gazit rus drejt Europës

Bota

Lukashenko dhe tranziti i gazit rus drejt Europës

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Pushtetmbajtësi bjellorus, Aleksander Lukashenko kërcënoi me mbylljen e rubinetit të gazit Jamal Europa. Por Gazpromi ka rrugë të tjera për të sjellë gaz tek klientët e tij.

Lajmi pushtoi para pak ditësh mediat: Pushtetmbajtësi bjellorus, Aleksander Lukashenko kërcënon Europën me ndaljen e tranzitit të gazit rus drejt Europës! Kërcënimi erdhi në kulmin e konfliktit me migrantët dhe refugjatët në kufirin mes Bjellorusisë dhe BE, por edhe në kohën e shpërthimit të çmimeve në tregun europian të gazit, pikërisht tani në fillim të dimrit. Pak më vonë presidenti rus, Putin deklaroi, se ai nuk kishte dëgjuar për një ide të tillë, dhe se nuk do të kishte shkelje të marrëveshjeve bilaterale të tranzitit.

Russland Belarus Alexander Lukaschenko und Wladimir Putin Videokonferenz

Lukashenko kërcënon edhe me bllokimin e mauneve tranzit

Por a mori fund rreziku i ndërprerjes së furnizimit? Sa e rëndësishme është për sigurinë e furnizimit të BE linja e gazsjellësit Jamal Europa që sjell gaz nga Bjellorusia në Poloni drejt Gjermanisë? E qartë është që në momentin e mllefit në mbledhjen e qeverisë në Minsk, Lukashenko nuk kishte parasysh vetëm tranzitin e gazit, por kërcënoi me bllokadën e çdo lloj furnizimi nga BE drejt tregut rus. Ai përmendi shprehimisht edhe maunet e transportit nga Polonia dhe Gjermania që shkojnë për në Rusi. Ky aspekt gjeti pak vëmendje në raportimet e mediave botërore. As Putini nuk i tregoi shumë vëmendje, megjithëse Rusia sidomos përmes Bjellorusisë dhe më shumë me maune importon pjesën më të madhe të mallrave nga e gjithë BE. Bllokimi i këtij tranziti do të dëmtonte rëndë transportin e mallrave ruso-europian.

Weißrussland Nsvizh | GasanlagePunëtorë në gazsjellësin Jamal Europa

Gazprom: Tre korridore transporti në drejtim të perëndimit

Vetëm pas fjalimit të improvizuar për reagimet e mundshme në lidhje me sanksionet e tjera të BE, Lukashenko foli për gazin. Këtu duhet kujtuar se ai kërcënoi të ndalë një gazsjellës, që kalon përmes Bjellorusisë, por nuk i përket këtij vendi. Pronari i vetëm i kësaj infrastrukture të transportit të gazit është Gazprom. Teknikisht Lukashenko mund të mbyllte rubinetin e gazit, këtë e pranoi edhe Putin në një intervistë televizive, por kjo do të ishte shkelje e rëndë e të drejtës në fuqi e Moska nuk do ta pranonte kaq lehtë këtë.

LEXO EDHE:  Aleanca ballkanase-amerikanolatine e krimit po kërcënon të ardhmen e rajonit

Nëse vjen puna deri aty, dhe Lukashenko nuk e lejon gazin të shkojë në Europë, Gazpromi ka mundësi të tjera se si të përcjellë tek gazin tek klientët e tij, përmes tre korridoreve të transportit, nga të cilët gazsjellësi Jamal Europa me një kapacitet prej 33 miliardë metër kubikë në vit është më i vogli. Gazsjellësi Nordstream 1 me një kapacitet prej 55 miliardë metër kubikë që është në punë prej 10 vjetësh do të ofrojë drejtpërdrejt përmes Detit Balltik deri në fund të vitit 2024, sipas marrëveshjes 40 miliardë metërkubikë. Në rast nevoje mund të rriten kapacitetet.

Russland Zentrale von Gazprom in Moskau

Nord Stream 2 do të zëvendësonte Jamal-Europa

Gazprom, krahas kësaj nga ky vit ofron në Europën Juglindore përmes Balkan Stream gaz deri në 15,75 metër kubikë në Bullgari, Serbi dhe Hungari. Ky gazsjellës është vazhdimësi e gazsjellësit nga Rusia në Turqi, Turkish Stream. Por ekziston edhe gazsjellësi Nord Stream 2 i ndërtuar, por që ende nuk ka marrë lejen nga BE me një kapacitet prej 55 miliardë metër kubikë. Nëse Lukashenko e mbyll rubinetin, kjo do të sfidonte Rusinë, nga e cila Bjellorusia është e varur, por nga ana tjetër do t’i sillte edhe favore Moskës. Sepse Moska do të kishte një argument më të fortë pse europianët duhet ta vënë sa më shpejt të jetë e mundur në punë gazsjellësin Nord Stream 2.

Sikur BE të lejonte edhe vetëm një degë të gazsjellësit të ri, Jamal Europa me 27,5 milardë metër kubikë do dilte jashtë loje. Duhet theksuar, se edhe vetë Gazprom për vitin 2021/2022 nuk ka rezervuar kapacitete afatgjata transporti, dhe dëshiron të vendosë çdo muaj se sa gaz do të kalojë përmes tij. Pra çdo lloj gazsjellësi që Lukashenko e përdor si kërcënim për bllokadë do të bëhej i papërdorshëm në rast se bllokada do të bëhej realitet./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Nga Myqerem Tafaj/ Friedrich Merz një lider i fortë në opozitë dhe një kancelar i fortë i ardhshëm i Gjermanisë

Publikuar

-

Nga

Friedrich Merz
Friedrich Merz zgjidhet kryetar i ri i CDU me 94,6 % të votave të 1001 delegatëve të Kongresit!
Më përpara Merz u votua nga antarėsia me 62,5 % të votave, ku morrën pjesë rreth 2/3 e tyre (CDU ka rreth 450 mijë antarë) në një votim digjital. Merz rikthehet pas 12 vitesh në elitën drejtuese të CDU. Ai bënte pjesë në politikanët më të talentuar të CDU dhe për këtë arsye u zgjodh si kryetar i Fraksionit të Unionit CDU-CSU në vitet 1999-2002, në kohën kur Schäuble ishte kryetar i CDU, i cili dha dorëheqje në vitin 2000, dhe u pasua nga Angela Merkel.
Merz u largua nga drejtimi i Fraksionit, kryesisht për shkak të mospërputhjes së vizionit të tij politik me atë të Merkelit si kryetare e CDU.
Merz kandidoi në 2018 dhe humbi me një diferencë të vogël votash ndaj Anette Karrrenbauer si kandidate e preferuar e Merkel. Ajo drejtoi CDU për më pak se 2 vjet dhe dha dorëheqjen në shtator 2020, për shkak se nuk arriti asnjë fitore në zgjedhjet e Landeve.
Merz kandidoi për herën e dytë në zgjedhjet e parakoshme të kryetarit të CDU në fillim tė vitit 2021, fitoi në raundin e parë ndaj Laschet, por në raundin e dytë humbi me diferencë të ngushtë ndaj tij, sepse u tërhoq kandidati i tretë dhe orientoi votat e tij drejt Laschet si kandidat i preferuar i Merkel. Kjo zgjedhje e sforcuar e Laschet si kryetar i CDU hapi një diskutim të madh nëse Laschet ishte kandidati më i mirë për kancelar në zgjedhjet e shtatorit 2021. Merz ishte ndër mbështetësit më të fuqishëm të Laschet si kandidat për Kancelar. Por, u duk qartë që Laschet nuk kishte mbështetje të plotë jo vetëm në CDU por edhe në CSU. Kjo bëri që Unioni CDU/CSU të pësoj humbjen më të thellë në historinė e tij, me një rezultat prej 24%. Merkel e morri CDU me rezultat 38-42% dhe e la me 24%. Laschet ishte viktima e këtyre zgjedhjeve. Ai dha dorëheqje menjëherë pas shpalljes së rezultatit, edhe pse ai kishte vetëm 6 muaj në krye të CDU dhe gjendja e partisë nuk kishte të bënte fare me rolin e tij.
Diferenca vetëm me 2% me SPD, vota masive e antarësisë së CDU dhe votimi gati unanim i delegatëve të Kongresit, tregojnë se, nëse nuk do të ishte shmangur në raundin e dytë, Merz do të ishte kryetar i CDU dhe kandidat për kancelar, ai do të kishte mbështetje shumë më të madhe, CDU/CSU do ishin sërish fitues të zgjedhjeve dhe Merz do të ishte sot Kancelari i Gjermanisë! Vendimi i gabuar drejtuesve të CDU në kongresin e fillimvitit 2021 e coi CDU/CSU në opozitë vetëm për 2% të votave!
Në këtë krizë të thellë të CDU, rreth 70% e antarësisë morri pjesë në një votim digjital dhe, ndër tre kandidatë, voti qartazi ( 62,5%) F. Merz.
Ai njihet për vizionin e tij më shumė të së Djathtës konservatore dhe për kompetencat e tij të spikatura në fushën e ekonomisë dhe financave. Merz do të përballet me sfida të mëdha që këtë vit kur do të zhvillohen zgjedhjet në tre Lande.
Pritet të shihet nëse “qelqet e thyera” midis tij dhe Merkel do të kapërcehen. Refuzimi nga ana e Merkelit i propozimit të Merzit për Presidencën e Nderit të CDU si dhe i ftesës së tij për darkën festive të zgjedhjes së Kryetarit të ri të CDU, është komentuar nga media gjermane, si mos ndryshim i pozicionit të Merkelit dhe grupit të saj ndaj Merz. Por votimi i sotëm, gati unanim, i delegatëve të Kongresit tregon se CDU paska pritur një lider të fortë si Merz.
E sigurtë është që roli i fortë i Merkel në PPE do të përmbushet plotësisht nga Merz. Madje, ai do të ndikoj fortë në zhvillimin e politikave të djathta në PPE. Ai pritet të jetë një lider i fortë në opozitë dhe një kancelar i fortë i ardhshëm i Gjermanisë.
LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Haradinaj kundër masave të qeverisë Kurti: Po u bini në qafë qytetarëve

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka dalë kundër masave të reja të Qeverisë për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

 

Sipas Metës, për papërgjegjësitë e tyre dhe keqmenaxhimin e situatës, qeveria po i bie në qafë qytetarëve.



Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj shkruan se këto masa tashmë nuk kanë asnjë efekt në parandalimin e përhapjes së virusit.

“Për papërgjegjësitë e veta dhe keqmenaxhimin e situatës me pandeminë, qeveria tani po i bie në qafë qytetarëve dhe gastronomëve duke kufizuar orarin e lëvizjes dhe mbylljen e hershme të gastronomisë. Këto masa tashmë nuk kanë asnjë efekt në parandalimin e përhapjes së virusit, siç edhe është dëshmuar. Prandaj jemi kundër masave të votuara dhe i bëjmë thirrje qeverisë që të jetë më e përgjegjshme përballë situatave të ndieshme si pandemia, duke analizuar mirë masat, e jo duke ndërmarrë veprime ndëshkuese ndaj qytetarëve pa asnjë efekt në pengimin e përhapjes së virusit”, shkruan Haradinaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Video-Kriza në qeverinë malazeze/ Abazoviç përplaset me protestuesit

Publikuar

-

Nga

Zëvendëskryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç është përplasur me një turmë protestuesish të mbledhur në Potgoricë kundër tij pas kërkesës që ai ka bërë për rrëzimin e qeverisë së Zdravko Krivokapiç.

Abazoviç u përball me protestuesit këtë mbrëmje para godinës së qeverisë Malit të Zi, njëri prej të pranishmëve ka përmendur faktin se ai është shqiptar.



Qytetarët e mbledhur me rastin e formimit të mundshëm të qeverisë minorance u shpërndanë në mënyrë paqësore pasi kanë marshuar para godinës së Qeverisë në kryeqytetin e Malit të zi.

LEXO EDHE:  Aleanca ballkanase-amerikanolatine e krimit po kërcënon të ardhmen e rajonit

LEXO EDHE:  Aleanca ballkanase-amerikanolatine e krimit po kërcënon të ardhmen e rajonit

Abazoviç mbështeti një mocion mosbesimi që pritet të shyrtohet në Kuvend ndaj qeverisë ku ai bën pjesë. Kjo bëri që kryeministri Krivokapiç ta shkarkojë nga detyra. Është ende e paqartë se cila është mënyra si do zgjidhet kriza në qeverinë malazeze.

LEXO TE PLOTE