Connect with Us

Kapriçot e motit/ Parashikimi për ditën e sotme

Aktualitet

Kapriçot e motit/ Parashikimi për ditën e sotme

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Territori Shqiptar gjatë paradites do të mbizotërohet nga vranësirat të cilat do të sjellin reshje të pakta shiu në zonat Jugore dhe pjesërisht Qëndrore.

Sipas Meteoalb, ndërsa orët vijuese përmirësojnë gradualisht motin në vend, duke sjell kthjellime dhe kalime vranësirash.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 22°C.

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 9 Janar 2022

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Lindor duke krijuar dallgëzim 2 – 3 ballë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Bie nga kati i dytë i një ndërtese/ Përfundon në spital 38 vjeçari

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në afërsi të Qytetit Studenti. Dyshohet se aksidentalisht shtetasi E.Gj 38 vjeç, ka rënë nga kati i dytë.

Si pasojë e dëmtimeve ky shtetas ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.



Me datë 12.01.2022, në afërsi të Qytetit Studenti, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i dytë i një objekti, shtetasi E. Gj., 38 vjeç, i cili ishte duke punuar.

Si pasojë ky shtetas është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Deklarata e Escobarit mesazh i qartë për Bashën”/ Këlliçi: Nga selia hidhnin spraj dhe festonin

Publikuar

-

Nga

Kreu i Komisionit të Rithemelit, Belind Këllici ka komentuar dhunën në selinë e PD që u ushtrua ndaj protestuesve.

I ftuar në ABC Live, Këlliçi është shprehur se dhuna ka nisur nga brenda  jashtë, ndaj figura kryesore e asaj dite është ajo e Lulzim Bashës.

Sipas tij, situata e krijuar më 8 janar ka dalë jashtë kontrollit të organizatorëve për shkak të revoltës së krijuar tek protestuesit të cilët kanë shkuar dhe kanë parë dyert e blinduara të vendosura nga Lulzim Basha.

“Unë nuk e kuptoj se çfarë duan njerëz shqiptarë të Kosovës dhe të Kumanovës që të futen në selinë e PD-së. Nuk besoj se dyert e blinduara hapen me lule dhe me parakalim ndaj dhe kishim shkopinj. Protesta ka nisur më herët pasi demokratët nuk e kanë besuar se në seli ka pasur dyer të blinduar ato janë revoltuar dhe situata ka dalë jashtë kontrollit të organizatorëve. As në ’97 nuk ka pasur dyer të blinduara në PD ku ne ishim përballë kriminelëve.

Mua nuk më vjen mirë që kam qenë aty pjesë e asaj dhune por që duke menduar helmimin me gaz kundrejt thyerjes së xhamave nuk është asgjë. Lloji i sprait që është hedhur hidhet për arinjtë dhe jo për njerëzit, ky trajtim është bërë  ndaj demokratëve, ato që viktimizohen sot, atë ditë festonin brenda selisë. Çfarë festonin helmimin dhe dhunimin e demokratëve? Ato që festonin dhe brohorisnin Lulzim Basha nuk ishin anëtarë të Partisë Demokratike.



Prokuroria nëse do që të jetë e paanshme në dijeninë tim unë kam informacion se ajo disponon serverin e pamjeve çfarë ndodhi brenda dhe nëse duan të bëjnë transparencë le të bëjnë publike pamjet e datës 7 dhe 8 janar. Në godinë ka pasur kriminelë dhe të dënuar për krime të ndryshme. Nuk ka SHBA që të përkrah për futjen në seli kriminelë dhe jo të deputetëve” , ka thënë Këlliçi.

LEXO EDHE:  Moti i keq/ Situata e hidrovorëve, Krifca: Po shkojmë drejt normalizimit

LEXO EDHE:  Moti bën kthesën e papritur/ Mësoni se çfarë parashikohet për nesër

Ndër të tjera Këlliçi ka komentuar edhe deklaratën e diplomatit amerikan Escobarit, i cili dënonte dhunën e përdorur në selinë e Partisë Demokratike.

Deklarata e Escobarit ishte në mbështetje të shumicës së demokratëve të cilët nuk duan dhunë. Dhuna është përdorur si nga brenda dhe jashtë, por atë ditë ka fytyrën e Lulzim Bashës. Ka katër muaj që ushtrohet dhunë në selinë e PD-së, pasi nuk njihet baza e PD-së, kuvendi, referendumi, deputetet nuk lejohen të futen në godinë. Nuk e vendos gjykata atë që e vendos shumica në parti. Ne jemi shumë të qartë se në 31 vite ajo nuk ka bërë interpretimin e votimit.

Deklarata e Escobarit është mesazh i qartë për Bashën. Unë njerëz me precedentë kriminal i kam parë brenda selisë, dhe i kam dërguar një letër dhe ambasadës së SHBA-së pasi kur kam shkuar në zyrë kam parë se më janë marrë sendet e mia personale dhe prishur bravat e zyrës. Dhuna e asaj dite nuk bën krenar asnjë demokrat.  Krizën politike që ne kemi brenda partisë hajde ta zgjidhim me votë.  Basha duhet që të futet në proces dhe të shikojmë kush do të jetë në mazhorancë”, është shprehur Këlliçi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Protesta e 8 Janarit para selisë blu/ Lirohen 34 të arrestuarit

Publikuar

-

Nga

cna lajme denoncim

Gjykata ka liruar 34 të arrestuarit e protestës së datës 8 Janar para selisë së Partisë Demokratike.  Prokuroria ka tërhequr kërkesën për 6 nga protestuesit. Ndërkohë Prokuroria kishte kërkuar ‘detyrim paraqitje’ për 6 protestues.

Nga 11 mbështetës të kreut të PD, Lulzim Basha për 5 prej tyre është vendosur masa detyrim paraqitje dhe për 6 prej tyre nuk është vendosur masa.

LEXO EDHE:  Moti bën kthesën e papritur/ Mësoni se çfarë parashikohet për nesër

LEXO EDHE:  Keni plane për të sot?/ Mësoni si ndryshon moti në vijim

Oltion Zeneli-detyrim paraqitje

Albi Peti –pa masë

Arian Mezini-detyrim paraqitje

Ardian Myrto-detyrim paraqitje

Ylli Gosturani-pa masë



Armando Alldervishi-detyrim paraqitje

Vendim Demaj –detyrim paraqitje

Afrim Deda-pa masë

Sokol Ndreu-pa masë

Orion Meta-pa masë

Stivi Luku-pa masë

LEXO TE PLOTE