LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Ju talleni me Lefterin, unë i heq kapelen”/ Gjikondi reagon për rrugën e Bulqizës

18 Nëntor 2021, 10:01, Politikë CNA
“Ju talleni me Lefterin, unë i heq kapelen”/ Gjikondi reagon

Kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla publikoi ditën e djeshme një postim në rrjetin social facebook, ku shfaqej një rrugë malore e ndërtuar nga bashkëpunimi me banorët, për të lehtësuar kështu kalimin e automjeteve.

Fill pas këtij postimi në rrjet kanë shpërthyer komentet, duke ironizuar kryebashkiakun dhe mënyrën “e çuditshme” të asfaltimit përgjatë atij segmenti rrugor.

Lidhur me rastin në fjalë ka reaguar edhe aktivistja e shoqërisë civile, Brizida Gjikondi, e cila ka ngritur zërin për ata që e kanë parë me skepticizëm këtë projekt.

?Ju talleni me rrugen e Zogës në Dragu të Bulqizes !

Une Jo !

Ju talleni se nuk e njihni fshatin shqiptar !

Sidomos fshatin malor shqiptar !

Atë grumbull shtëpish që i mban bashkë mbijetesa, kujtimet e shpirtit, ajo cope toke dhe varret e nenes dhe te babes.

Ju talleni dhe me Lefterin te cilit une i heq kapelen, ai aq buxhet ka, po zemren e ka te madhe.

Lefteri eshte vetem, shteti nuk eshte për Zogën e Dragusë, shteti është vetëm për qendrat urbane dhe kullat që gervishtin qiellin me leke mafiozesh te pakontrolluar.

Jeten une e ndaj mes nje fshati te ngjashem si Zoga e Draguse dhe Tiranes.. dhe sa here vij ne Tirane nga halli, shpirtin dhe brengat i kam ne fshatin tim malor te braktisur nga shteti.

Mos u tallni me ata qe i japin fshatit qoftë dhe nje dore llaç për tja nxjerre fatin nga lluca dhe balta e dimrit.

Se fati i nje fshati eshte udha, ose rruga siç i themi me shqipen e sotme ..

Udha e pashtruar eshte lapidari i varrit qe e pret ate fshat..

Udha e pashtruar dhe plot gunga dmth per ate fshat, ZERO vajtje ardhje me botën, ZERO tregëti, ZERO martesa, ZERO femije, ZERO te ardhme.

E kush do e donte ate fshat pa udhë ndaj pa jetë.

Fshatrat malorë shqiptarë ose katundet siç i thonë arbëreshët, janë perla strategjike te fshehura si bizhu ne zemer te maleve, ata që i banojnë janë heronjtë tanë të heshtur.

Pa asnjë hezitim mes zhurmes se nje Range Rover dhe zërit të mushkës do zgjidhja këtë të dytën, mes aromës së tokës se lagur plot bajga dhe parfumit të një femre me buze e tru plot botoks do zgjidhja te parën.. dhe mes Lefterit dhe Veliajt patjeter qe do zgjidhja Lefterin!?, shkruan Gjikondi në rrjetin social facebook.

Lajmet e fundit nga