Connect with Us

Edi Reja drejt largimit, kombëtarja pritet të ndryshojë trajner

Kombëtare

Edi Reja drejt largimit, kombëtarja pritet të ndryshojë trajner

Publikuar

-

Kombëtarja shqip tare ka mbyllur këtë fushatë kualifikuese në vendin e tretë, pas Anglisë dhe Polonisë ku grumbulloi 18 pikë në total, si asnjëherë më parë, gjithashtu u pa edhe një rinovim i një pjese të skuadrës me emra të rinj, por me sa duket kjo nuk ka mjaftuar që presidenti i federatës shqiptare të futbollit, Armand Duka, të bindet plotësisht për t’i ofruar mundësinë e drejtimit të skuadrës trajnerit italian Edi Reja për edicionin tjetër, atë të Europianit 2024.

LEXO EDHE:  Çudia në Korçë/ Drejtori i taksave bllokon ndeshjet e kombëtares

Shqipëria ka përpara kompeticionin e “Nations League”, ku në 16 dhjetor do të mësojë kundërshtarët e grupit, ndërsa në qershorin e 2022-shit do të luajë ndeshjet e para.  Kjo mund të jetë edhe prova e fundit e Rejës për të mbyllur ndeshjet e Ligës së Kombeve dhe për t’i lënë vendin një trajneri të ri, i cili do të përgatisë Kombëtaren shqiptare për në eliminatoret e “Euro 2024”.  Aktualisht, Edi Reja është 76 vjeç dhe ka statusin e trajnerit më të vjetër që drejton një ekip kombëtar.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kombëtare

Përqeshi Shqipërinë, Lorik Cana e bën palaço komentatorin e RTK-së

Publikuar

-

Nga

Pas ndeshjes së Shqipërisë U-21 dhe Kosovës U-21 mbrëmjen e djeshme në stadiumin “Fadil Vokrri”, komentatori i RTK-së, Andin Lokaj ka përdorur një fjalor fyes kundrejt shqiptarëve:

“Mendoni sikur të mos fitonim kundër këtyre që kur kemi luajtur ne kosovarët, ata vetëm ushtarë të Enverit kanë pasur në stadium”.



Pas këtij ofendimi kundrejt shqiptarëve, ish-kapiteni Lorik Cana ka reaguar me anë të një “Story” në profilin e tij të rrjetit social “Instagram” duke publikuar një foto të Andin Lokajt si palaço. Një veprim fisnik ky i ish-kapitenit të Kombëtares për të mbrojtur të gjithë shqiptarët kudo ku janë.

LEXO EDHE:  Edi Rama, mesazh “kuqezinjve” dhe trajnerit De Biasi

LEXO EDHE:  Aleati i Lulzim Bashës/ Duam rregulla të reja loje

 

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Lamtumira e Taulant Xhakës, presidenti Duka bën postimin prekës

Publikuar

-

Nga

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka reaguar nëpërmjet rrjeteve sociale për lamtumirën publike të Taulant Xhakës nga përfaqësuesja shqiptare. Një mesazh përtej falënderimit të zakonshëm për të gjithë ata që i kanë kushtuar pjesë të karrierës së tyre fanellës kuqezi, pasi ai është ndalur edhe të një lidhje miqësore që kishte me lojtarin.

Ai nuk ka ngurruar të shprehë hapur se nuk kishte në radhët e përfaqësueses një futbollist me karakterin e Xhakës, të cilën e ka vlerësuar si një luftëtar dhe profesionist që do i mungonte.

POSTIMI I DUKËS

I dashur Taulant!

E lexova letrën tënde dhe më beso që më emocionoi shumë. Gjatë leximit më kalonte në mendje historia jonë në Kombëtare. Një histori lufte, përpjekjesh, triumfi dhe vuajtjesh. Një histori njerëzore në të gjitha dimensionet e saj.

Ti ke qenë një motor për ekipin, një luftëtar i vërtetë, një djalë i përkryer (në fakt, do vazhdosh të jesh por jo më si lojtar). Për fat të keq, për këtë rol, nuk e kemi një zëvendësues. Por shpresoj shumë që performanca jote gjatë këtyre viteve të shërbejë si model dhe si shembull për të gjithë futbollistët e të gjitha niveleve të ekipeve kombëtare.

LEXO EDHE:  Edi Rama, mesazh “kuqezinjve” dhe trajnerit De Biasi

LEXO EDHE:  Edi Rama, mesazh “kuqezinjve” dhe trajnerit De Biasi



Edukata familjare, ajo profesionale dhe ato që përmenda më lart, u bënë bashkë, u “kapën përdore” dhe prodhuan këtë personalitet dhe njeri, këtë luftëtar dhe profesionist, që do të më mungojë.

Në këtë botë miku im, ajo që mbetet është kontributi për të arritur suksesin dhe emri i mirë. Ti këto i ke arritur. Prandaj, kontributi yt, mund të quhet “mision i përmbushur”.

Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm, se çdo rrugëtim, sado i gjatë të jetë, e ka një fund. Për këtë kontribut të gjatë dhe tepër të vlerësuar, ti miku im, ke hyrë në librin e historisë dhe hollin e famës së futbollit shqiptar. Si dashamirës futbolli, si bashkudhëtar i suksesit tënd dhe si President i FSHF, jam shumë i lumtur ta konfirmoj këtë.

I dashur Taulant! Mua personalisht do të më kesh gjithmonë një mik të përjetshëm. Besnik dhe krenar për miqësinë tonë.

Të përqafoj. Armand Duka

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Vendim i papritur/ Taulant Xhaka tërhiqet përfundimisht nga Kombëtarja

Publikuar

-

Nga

Taulant Xhaka i ka dhënë fund karrierës me kombëtaren. Në një postim në rrjetin social ‘Instagram’ mefsushori ka falënderuar të gjithë tifozët për këtë eksperiencë.

Në postim Xhaka thotë se ky ishte vendimi më i vështirë për të, por është koha që tu japë mundësi brezit të ri.  Ai u shpreh shumë krenar që veshi fanellën kuqezi dhe se ishte një ëndërr e bërë realitet.  Xhaka falënderon të gjithë trajnerët me të cilët ka punuar, FSHF-në si dhe të gjithë dashamirësit e futbollit.

Letra:

Të nderuar tifozë , futbollistë, dashamirës të futbollit, e nderuara Kombëtare shqiptare, krenari e gjakut tim. Dita që u vesha kuqezi ka qenë dhe mbetet dita dhe kujtimi im më i bukur i jetës time. Kam qenë dhe jam shumë krenar që u bë e mundur , që unë të vishesha kuqezi.

Ishte një ëndërr për të gjithë familien XHAKA e cila tashmë e bërë realitet. Do jemi gjithmonë krenar dhe Mirnjohës. Nuk përshkruhen dot me fjalë emocionet  dhe çastet e bukura që kam kaluar në gjirin e kombëtares kuqezi.

Të paharrueshme do mbetet kualifikimi që arritëm sëbashku në europian, apo dhe ndeshja që kaluam në Serbi. Mbi të gjitha entuziazmi dhe krenaria e përfaqësimit të kombëtares kuqezi, është një luftë për të treguar dashurinë ndaj vendit tënd të origjinës. Si unë dhe vëllai im Graniti, jemi rritur me atdhedashuri për Shqipërinë dhe Kosovën.



E gjithë familja ime na ka rritur si mua, ashtu dhe Granitin me flamurin kuqezi në zemër, me një respekt dhe krenari të veçantë për vendin tonë. Gjithmonë fillimet janë të bukura dhe askush nuk e mendon se sa shpejt ikin vitet dhe stafeta duhet dorzuar brezit të ri.

Kohët e fundit kam munguar në kombëtaren kuqezi për shkak të lëndimeve të shumta, që akoma vazhdojnë të më ndjekin. Për këtë arsye dhe shumë arsye të tjera private, kam vendosur të jap lamtumirën nga  Kombëtarja kuqezi si lojtar i saj, por me zemër do jem në çdo moment pranë jush deri në frymën e fundit. Do jem përjetë KUQEZI.

LEXO EDHE:  Aleati i Lulzim Bashës/ Duam rregulla të reja loje

LEXO EDHE:  Aleati i Lulzim Bashës/ Duam rregulla të reja loje

Më besoni, që ky vendim është ndër vendimet më të vështira dhe emocionuese të marra ndonjëherë në jetën time. Nuk e kam pas aspakt të lehtë ta marr një vendim të tillë, sepse pranë kombëtares jam ndjerë shumë shumë mirë dhe krenar. Jam mbështetur shumë nga stafi i FSHF-it, nga bashkë lojtarët e mi, si dhe nga tifozat e mrekullueshëm kuqezi.

Por, në kushtet dhe rrethanat që unë ndodhem, mendova që është më e mira t´i them në këtë moment lamutumirë kombëtares së futbollit, për t´i dhënë edhe brezit të ri mundësinë të afirmohen, që të jenë e ardhmja e kombëtares sonë të përbashket. Dua të falënderoj përzemërsisht trajnerët me të cilët kam punuar, lojtarët, presidenin e FSHF-it z. Armando Duka, si dhe gjithë dashamirët e futbollit, për gjithë mbështetjen që më kanë dhënë gjatë angazhimit tim në gjirin kuqezi.

Një falenderim i veçantë dhe special shkon për tifozat kuqezi, ata jane lojtari i 12-të dhe na kanë mbështetur në çdo kohë dhe moment. Tifozat na kanë dhënë mbështetje edhe në ditët tona më të vështira. Ata kanë qenë frymëzim i madh për mua. Tifozat e kombëtares kuqezi janë më të mirët në botë. Tani edhe unë do jem një tifoz i flaktë i kombëtares kuqezi, pra një si JU .  Krenari dhe respekt për tifozat.

Nder dhe krenari e madhe për gjithë familien XHAKA, që unë isha për disa vite pjesë e kuqezinjve. Ishte një ënderr e shumë brezave që falë zotit tashmë e bërë realitet. Faleminderit për besimin dhe gjithçka që më dhatë! Për kombëtaren kam dhënë maximumin dhe jam shumë krenar që isha pjes e saj. Një falenderim edhe për familjen time që më ka mbështet në ç`do hap të karrierës time.

LEXO TE PLOTE