Connect with Us

E bujshme/ Ylli spanjoll lë futbollin për t’u bërë prezantues televiziv

La Liga

E bujshme/ Ylli spanjoll lë futbollin për t’u bërë prezantues televiziv

Publikuar

-

Joaquin Sanchez njofton tërheqjen nga futbolli i luajtur. Kapiteni historik i Betisit deklaroi për programin “El Hormiguero” se ky do të jetë sezoni i tij i fundit si futbollist: “E di që do të më mungojë futbolli, por në moshën 40-vjeçare është koha të ndalem. Nuk do të luaj më futboll.”

Joaquin është formuar si futbollist në akademinë e Betisit dhe për shumë vite ka qenë pikë referimi në këtë skuadër. Nga viti 2005 deri më 2011-ën ka luajtur për Valencian si dhe ka veshur fanellat e Malagas dhe Fiorentinës.

40-vjeçari e ka planifikuar të ardhmen në televizion, si prezantues i programit të ri të në Antena 3 “Joaquin, el novato”:

“Do të jetë një program shumë argëtues, me humor dhe të qeshura. Së shpejti do ta lë futbollin, por gjithsesi dua të vazhdoj të mësoj profesione të reja”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

La Liga

Po shkëlqen me Maqedoninë, Reali dhe Barcelona interesohen për mesfushorin

Publikuar

-

Nga

Reali dhe Barça në garë për të Mesfushori i Napolit dhe i kombëtares së Maqedonisë së Veriut, Eljif Elmas është përfshirë në axhendën e merkatos së dy prej gjigantëve të futbollit botëror, Reali i Madridit dhe Barcelona.

Lajmi është bërë me dije nga mediat spanjolle dhe ato italiane që vlerësojnë se prej kohësh Reali dhe Barça janë vënë në ndjekje të mesfushorit të Napolit. Por, paraqitjet e shkëlqyera të tij me klubin e Serisë A dhe me kombëtaren e vendit të tij kanë bërë që Barça dhe Reali të mendojnë seriozisht për shërbimet e tij. Veçanërisht mbresëlënëse ka qenë paraqitja e tij me Maqedoninë e Veriut në ndeshjen e fundit në grup kundër Islandës.



Ai ishte udhëheqësi i kombëtares fqinje në fitoren 3-1, duke shënuar dy nga 3 golat e fitores së maqedonasve, duke e çuar kombëtaren e vendit të tij në “play off” për një vend në botërorin e ardhshëm në Katar. Mesfushori nga Shkupi bën pjesë në grupin e lojtarëve që kanë përfituar shumë me ardhjen e Spaletit te Napoli.

Me Spaletin në stol mesfushori i talentuar ka gjetur më shumë hapësira në formacion dhe ai ka mundur të shpalosë të gjithë talentin e tij, ç’ka ka tërhequr dhe vëmendjen e gjigantëve spanjollë. Elmas ka një kontratë deri në vitin 2025 me Napolin dhe vlera e kartonit të tij llogaritet në 17 milionë euro.

LEXO TE PLOTE

La Liga

Dani Alves zgjedh numrin te Barcelona, rikthen kujtimin e një legjende

Publikuar

-

Nga

Dani Alves ka zgjedhur numrin 8 në rikthimin e tij në Barcelonë. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi i Barcelonës nëpërmjet një postimi në faqen e saj zyrtare.

Ata kanë postuar një video ku tregojnë Dani Alves që mban veshur fanellën me numrin 8. Një numër ky që më parë është mbajtur edhe nga shoku i tij i ekipit dhe legjenda e klubit, Andres Iniesta.

Kështu, braziliani e ka ndryshuar numrin në fanellën e tij plot pesë herë me ekipin e Barcelonës. Më parë ai ka vehur numrin 20 në momentin e debutimit. Më pas ai zgjodhi numrin 2. Në nder të Eric Abidal, ai zgjodhi më vonë numrin 22 ndërkohë që pas Xavit ai veshi fanellën me numrin 6. Në këtë rikthim në Barcelonë, Dani Alves ka zgjedhur numrin e mikut të tij, Andres Iniesta, numrin 8.



LEXO TE PLOTE

La Liga

Xavi nuk ndalet me rikthimet, gati të marrë në “Camp Nou” edhe Tiago Alcantarën

Publikuar

-

Nga

Pas rikthimit të Dani Alvesh, Barcelona dhe Çavi po synojnë të rikthejnë Tiago Alkantaran në Kamp Nou. Tiago aktualisht është pjesë e Liverpulit që prej sezonit të kaluar, ku u transferua nga skuadra e Bajern Mynih, por gjërat thjesht nuk kanë funksionuar për të në Anfield dhe ai nuk është bërë i domosdoshëm për skuadrën e Jurgen Klop.

Çavi e sheh spanjollin si një vlerë të shtuar, pavarësisht forcës që Barcelona ka tashmë në mesfushë me lojtarë si Serxhio Buskets, Frenki de Jong, Niko, Gavi dhe Pedri. Megjithatë, nuk do të ishte një operacion i thjeshtë për Barcelonën. Tiago ka një kontratë me Liverpulin dhe për asnjë moment redsat nuk do ta lejonin të largohej falas.



Tiago është produkt i akademisë “La Masia” para se të largohej nga Barcelona në verën e 2013, duke u bashkuar me Pep Guardiolën te Bajern. Spanjolli sapo kishte fituar Kampionatin Evropian U21 me Spanjën, dhe u cilësua si një nga lojtarët më të mirë në turne. Tiago fitoi shtatë tituj të Bundesligës me Bajernin, dhe Ligën e Kampionëve, duke qenë dhe një lojtar mjaft i rëndësishëm për bavarezët në sukseset e tyre.

LEXO TE PLOTE