Daily Mail zbulon planet/ Anglia do ndërtojë qendër azilantësh në Shqipëri

18 Nëntor 2021, 10:04, Kosova & Bota CNA
Daily Mail zbulon planet/ Anglia do ndërtojë qendër

Daily Mail raporton se, emigrantët që tentojnë të kalojnë kufirin për në Britaninë e Madhe do të gjurmohen dhe do të mund të akomodohen në një qendër azili në Shqipëri.

Ministrat po diskutojnë hapjen e një qendre azili, në vendin e Evropës Lindore e cila mendohet se do të  parandalojë emigrantët të kalojnë nga Franca Veriore.

Kushdo që kërkon azil në Britani pasi arrin në rrugë të paligjshme, si me gomone dhe varka, do të dërgohet në qendrën e re brenda shtatë ditëve, sipas The Times .

Megjithatë, projekti do t’i kushtonte taksapaguesit britanik 100,000 £ për emigrant për fluturime dhe akomodim.

Raportet e mëparshme të planeve për qendrat e azilit, duke përfshirë përdorimin e platformave të papërdorura të naftës në Detin e Veriut, të cilat u diskutuan vitin e kaluar, përfundimisht rezultuan ta pafrytshme.

Edhe pse gjasat për të nënshkruar një marrëveshje me Tiranën dukeshin se ishin të mira, një burim nga qeveria e Mbretërisë Së Bashkuar, tha se ministria e jashtme Olta Xhaçka e përgënjeshtroi këtë si ide muajin e kaluar.

Zhvillimi i fundit në krizën e emigrantëve vjen pasi Sekretarja e Brendshme Priti Patel u zotua në fillim të kësaj jave të ndalonte ‘100 për qind’ të kalimeve të kufirit nga Franca.

Por pretendimi i saj se kishte rënë dakord për planin me homologun francez Gerald Darmanin u kundërshtua nga Parisi një ditë më parë.

Të martën, rreth 80 emigrantë u fotografuan duke hipur në gomone për të udhëtuar drejt Francës Veriore dhe më pas për të kaluar në Britaninë e Madhe.

Gjithsej 1,185 njerëz kaluan kanalin të enjten e kaluar, duke eklipsuar nivelin e mëparshëm ditor prej 853. Në përgjithësi këtë vit, ka pasur më shumë se 20,000 kalime.

Në përgjigje të lajmeve në lidhje me planin për hapjen e një qendre azili në Shqipëri, një zëdhënës i Home Office tha:  ‘Emigrantët që bëjnë këto kalime të rrezikshme po vënë jetën e tyre në rrezik dhe është jetike që ne të bëjmë gjithçka që mundemi për t’i parandaluar ata dhe për të thyer modelin e biznesit të bandave kriminale që shfrytëzojnë njerëzit./ CNA.al

Marrë nga Daily Mail

Lajmet e fundit nga