LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Çmendet” Basha: Do përjashtoj Berishën

18 Nëntor 2021, 14:07, Politikë CNA
“Çmendet” Basha: Do përjashtoj Berishën

Çmenduritë politike të kreut në largim të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duket se nuk kanë fund.

Pasi bëri ?vrasjen? e ?babait të politik?, ish-kryeministrit Sali Berisha, duke e përjashtuar nga grupi parlamentar i PD, dhe duke përçarë Partinë Demokratike, tashmë duket se Basha nuk ka ndërmend të ndalet në çmendurinë e tij.

Së fundi në një intervistë mediatike, Lulzim Basha ka deklaruar se do të përjashtojë ish-kryeministrin dhe liderin historik të demokratëve, nga Partia Demokratike.

Basha e cilëson miting dhe organizim të paligjshëm thirrjen e Kuvendit Kombëtar në 11 dhjetor, dhe ka kërcënuar se do përjashtojë nga PD këdo që merr pjesë në të, përfshirë edhe Sali Berishën.

Pasi e hoqi nga grupi parlamentar, Basha kërkon ta përjashtojë Berishën, edhe si anëtar të PD.

Pra, Lulzim Basha do përjashtojë nga PD, themeluesin e PD. /CNA.al

Lajmet e fundit nga