LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bushati: Basha është bërë handikapi kryesor i opozitës në Shqipëri

18 Nëntor 2021, 19:36, Politikë CNA
Bushati: Basha është bërë handikapi kryesor i opozitës

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka cilësuar si ?Trekëndësh të Bërmudës? Sali Berishën, Edi Ramën dhe Ilir Metën.

Andi Bushati mendon se Lulzim Basha lëshon akuza cinike mbi këta tre personalitete për shkak se nuk është i fortë për të mbijetuar në krye të opozitës.

Analisti Bushati tha në emisionin ?Shock? se duket sikur Lulzim Basha po zbaton porositë e Edi Ramës, ku ky i fundit i ka sugjeruar kreut të PD-së që të distancohet nga Sali Berisha dhe Ilir Meta.

?Para zgjedhjeve të 25 prillit, porosia që i jepte Edi Rama Lulzim Bashës ishte që ?ti je një djalë i mirë, kështu që ndahu nga Ilir Meta dhe Sali Berisha. Basha po bën pikërisht atë për të cilën e ka porositur Edi Rama?,  u shpreh Andi Bushati.

Mirëpo analisti thotë se z. Basha nuk është se po zbaton porosinë e Edi Ramës, por meqenëse ?nuk është lider?, akuzat drejt Sali Berishës dhe Ilir Metës e ndihmojnë atë për të mbijetuar në krye të opozitës.

?Lulzim Basha është bërë handikapi kryesor i opozitës në Shqipëri?, u shpreh Andi Bushati./euronews

Lajmet e fundit nga