LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Berisha ka mbështetjen e bazës”/ Nano: Do i bashkohen edhe nga grupi parlamentar

18 Nëntor 2021, 19:19, Politikë CNA
“Berisha ka mbështetjen e bazës”/ Nano: Do i bashkohen

Zhvillimet në PD dhe mbajtja e Kuvendit Kombëtar ka qenë në vëmendje jo vetëm të faktorit politik, por edhe të opininit publik.

Analisti Mustafa Nano ka komentuar mbrëmjen e sotme zhvillimet brenda PD-së, i cili në një intervistë për MCN deklaroi se 11 dhjetori do të sjellë në krye të partisë Sali Berishën.

Më tej Nano deklaroi se Berisha ka një mbështetje të mirë në bazë, ndërsa në grupin parlamentar duhet parë çfarë do ndodhi edhe pse beson se balanca po anon nga Berisha dhe mund të ketë rrjedhje të tjera.

?Nuk besoj se do ketë një garë, ndoshta do ketë kandidatë të tjerë, por mund të jenë të rremë teatralë, por ky kongres nuk do sjellë garë në Partinë Demokratike, por Berishën që ka deklaruar se po kandidon për të rimarrë PD. Besoj se ka një mbështetje të mirë në bazë sepse e gjithë kjo karrierë politike që ai ka dominuar në PD sigurisht që i ka dhënë mbështetës ndoshta mund të ketë dhe shumicën. Por duhet parë çfarë do ndodh dhe besoj balanca po anon nga Berisha dhe mund të ketë rrjedhje të tjera?, tha Nano./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga