LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Basha tallet me demokratët/ Janë ushtarë, Rama po u shkel syrin

18 Nëntor 2021, 14:47, Politikë CNA
Basha tallet me demokratët/ Janë ushtarë, Rama po u shkel syrin

Kreu i PD Lulzim Basha nuk ka ndalur me akuzat e tij në drejtim të ish kryeministrit Sali Berisha.

Ndonëse pak kohë më parë ka deklaruar se Berisha ka shërbyer si tub oksigjeni për pushtetin e Ramës, sot deklaroi se Rama po u shkel syrin demokratëve, që Basha i quan ushtarë dhe sipas tij kërkon t?i fusë nën flamiurin e Berishës dhe t?i bashkohen Kuvendit të 11 dhjetorit.

Të gjitha këto pra janë tema të cilat do të diskutohen në Kuvendin e demokratëve dhe në Kuvendin për demokratët që është Kuvendi i datës  18.

Sa i takon vijave të kuqe. Vija e kuqe nuk i caktoj unë, i cakton statuti. Është detyrimi i çdo demokrati dhe padiskutim është detyrimi i kryetarit të Partisë Demokratike ta zbatojë statutin në veçanti nëse dëmtohen interesat politike dhe elektorale  të Parisë Demokratike.

Pra, në qoftë se kemi jo thjesht një retorikë përçarëse, denigruese ndaj demokratëve, veprime të cilat shfokusojnë aksionin politik të partisë Demokratike kundër regjimit, që nga komisionet hetimore te amendamentet kushtetuese, veprime të cilat i bien ndesh interesave elektorale, afatshkurtër, afatmesëm, afatgjatë Partisë Demokratike dhe në qoftë se këto kulmojnë pastaj me veprime të tjera antistatutore dhe që dëmtojnë interesat politike të Partisë Demokratike, përpjekje për përçarje të Partisë Demokratike dhe jo vetëm kaq, por për angazhimin në këtë proces të  faktorëve të krimit të organizuar që Partia Demokratike dhe demokratët i kanë patur përballë me 25 prill sepse janë dhe mbeten ushtarët e Edi Ramës të cilëve Edi Rama u ka shkelur syrin për t?i futur nën flamurin e Sali Berishës në një betejë për interesa personale“, tha Basha për ABC News./CNA.al

Lajmet e fundit nga