Bardhi e pranon/ Nuk është kompetencë e Bashës për të përjashtuar anëtarët nga PD

18 Nëntor 2021, 18:37, Politikë CNA
Bardhi e pranon/ Nuk është kompetencë e Bashës për

Sekretari i përgjithshëm i PD Gazmend Bardhi ka mohuar që Lulzim Basha të ketë kërcënuar krrët e degëve në mbledhjen e kryesisë me përjshtim nga partia për ata që do shkojnë në Kuvendin e 11 dhjetorit.

Në një intervistë për emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në Syri Tv, Bardhi tha se lëvizja e Berishës po shkel statutin si dhe po injoron forumet e PD.

Ka ndodhur një keqkuptim nga mbrëmë. Nuk ka patur dhe nuk do të ketë përjashtim. Ka patur sqarim të kryetarit për vendimin e Kryesisë dhe pikës 3 të këtij vendimi që flet për akte dhe vendime që dëmtojnë interesin elektoral apo politik të PD. Ndjej keqardhje gjatë këtyre ditëve kam parë z.Berisha që është një nga njohësit më të mirë të statutit, për shkak të karrierës së tij në PD, të shkelë statutin, të shpallë ilegjitime çdo strukturë të PD që nuk i nënshtrohet bindjeve, opinoneve apo lëvizjes së tij.

Ka patur gjatë gjithë kësaj periudhe një shkelje konstante të statutit. Kam parë zotin Berisha të nisë një lëvizje për çështjen e respektimit të statutit nga strukturat e PD, të nisë një betejë për demokratizimin e mëjteshëm të PD e cila është një gjë pozitive. Por në përfundim të kësaj lëvizje, veçanërisht gjatë ditëve të fundit, kemi parë nga një lëvizje për demokratizimin e PD, për respektimin e statutit të PD, u shndërrua në një lëvizje që injoron statutin e PD, injoron forumet e PD.

Përjashtimi i një anëtari të PD nuk është kompetencë e kryetarit të partisë, ka intitucione që marrin masa disiplinore“, u shpreh Bardhi./CNA.al

Lajmet e fundit nga