LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrasja makabre në Fier/ Meta: Krimi ka autor, por edhe përgjegjës

17 Nëntor 2021, 11:05, Politikë CNA
Vrasja makabre në Fier/ Meta: Krimi ka autor, por edhe përgjegjës

Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me vrasjen horror të të miturit në Fier ditën e djeshme, rast që sipas tij tregon qartazi mosfunksionimin e zinxhirit të sistemit, nga vënia e drejtësisë, deri te ndëshkimi e më pas rehabilitimi.

Më tej Meta ka shtuar se krimi makabër ka autor, por ka dhe bashkëpërgjegjës, që nuk kanë përmbushur detyrimet shtetërore, duke krijuar terrenin për këtë vepër penale.

?Vrasja e të miturit ditën e djeshme në qytetin e Fierit, nga një person me precedentë penalë, është thirrje alarmuese për institucionet shtetërore dhe tregues i mosfunksionimit të zinxhirit të sistemit, nga vënia e drejtësisë, deri te ndëshkimi e më pas rehabilitimi.

Krimi makabër i djeshëm, që i mori jetën një fëmije të pafajshëm, ka autor, por ka dhe bashkëpërgjegjës, që nuk kanë përmbushur detyrimet shtetërore, duke krijuar terrenin për këtë vepër penale.

Nuk mjafton, që përfaqësuesit e institucioneve të dalin me shprehje tronditëse për ngjarjen dhe ta dënojnë atë.

Duhen ndërmarrë nisma konkrete për të forcuar hetimin, parandalimin e veprave të tilla nga individë, që dukshëm kanë premisat për të qenë recidivistë dhe për t`u përfshirë në krim, dhe për të cilët sistemi rehabilitues penitenciar dhe i post vuajtjes së dënimit, nuk ka funksionuar.

Nuk kam fjalë për të ngushëlluar familjen e të voglit Mateo.

Zoti dhe drejtësia ua lehtësoftë dhembjen!?, shkruan Meta në rrjetin social Facebook./CNA.al

Lajmet e fundit nga