Connect with Us

Vrasja makabre e të miturit/ Rama kundër dënimit me vdekje

Kronika

Vrasja makabre e të miturit/ Rama kundër dënimit me vdekje

Publikuar

-

/
cna lajme politike

Kryeministri Edi Rama, ndërsa ka folur mëngjesin e sotëm për ngjarjen tragjike në fshatin Gracan të Fierit, ku humbi jetën një fëmijë, ka apeluar drejtësinë për ndëshkimin maksimal të autorit.

Zërave se duhet të riktheht dënimi me vdekje, Rama ju është kundërpërgjigjur duke thënë se nuk është zgjidhje pasi sipas tij persona të tillë ndodhen në çdo shoqëri.

Jo vetëm në aspektin moral të një shoqërie demokratike, por edhe në aspektin tragjik, dënimi me vdekje nuk i bën të pa evitueshme për shoqëritë ngjarje të tilla. Shoqëritë edhe në vendet më të zhvilluara, edhe në ato me nivelin më të lartë të civilizimit tonë, e kanë në gjirin e tyre edhe këtë qenie që janë në gjendje të shkojnë deri në shfaqjet më ekstreme të asaj që ka mbetur nga kafsha në qenien e njeriut. Kështu që, rikthimi i dënimit me vdekje nuk është as i mundur dhe as formulë apo shkop magjik për të parandaluar të tilla ngjarje, të cilat siç e dimë ndodhin në të gjitha shoqëritë”, ëhstë shprehur Rama.

LEXO EDHE:  Takimi Rama-Tsipras/ Flet zëvendës ministri i Jashtëm grek

Ky i fundit, më tej ka thënë se Shqipëria për shkak të disa ndërhyrjeve në vite në legjislacion, ka të shkruar legjislacionin më të ashpër, ose nga më të ashprit.

Por, sipas tij çështja është zbatimi i legjislacionit dhe ajo që përbën një fatkeqësi për shumë vite është pikërisht pa përgjegjshmëria e trupave gjykues në raport me individë që kanë kryer krime deri ekstreme.

Por edhe krime që në mos vrasje kanë rezultuar në përdhunime, në dhunë ndaj grave dhe që janë lënë të lirë në sallën e gjyqit apo kanë marrë dënime shumë herë më të ulëta se sa parashikon legjislacioni dhe i kanë përsëritur ato duke shkaktuar dhimbje dhe plagë të pa nevojshme dhe të evitueshme. Patjetër që mundësitë për të rishikuar legjislacionin janë gjithmonë, por thelbi është ngritja e trupave gjykues në nivelin e legjislacionit. Po reflektojmë në ndërhyrje në legjislacion, të cilën do e përfshijmë në konsultimin kombëtar që unë e kam lajmëruar”, është shprehur më tej Rama./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Blofi me Bitcoin/ Gjykata “shfryn” operacionin e Policisë

Publikuar

-

Nga

Abuzoi me vajzën e mitur të bashkëjetueses/ Lihet në burg 39-vjeçari

Gjykata e Durrësit ka lënë të lirë sot Rramush Dumanin, Ardian Çekiçin dhe Liserxhio Xhaferrajn, të tre të arrestuar për prodhimin e kriptomonedhave

Gjyqtarja Flora Hasimi, ka vendosur  vendosi ‘detyrim paraqitje’ përtë tre.



Ata u arrestuan me bujë nga Policia tre ditë më parë, në një kohë që nuk kishin shkelur asnjë ligj dhe kompanitë ku punonin ishin të regjistruara në QKB.

LEXO EDHE:  ” Shifrat janë manipuluar”/ Berisha: Numri i viktimave 2 herë më shumë se raportohen

LEXO EDHE:  Paloka sulmon Fevziun: “Mbrojte” ish-ministrin e Ramës...

Vendimi i Gjykatës ka shfryrë “operacionin e bujshëm” të policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Babai denoncon zhdukjen e të birit në Elbasan

Publikuar

-

Nga

Një 75-vjeçar në Elbasan ka denoncuar zhdukjen e të birit, A.J., 50 vjeç.

Sipas Policisë, kallëzimi është bërë një ditë më pare, pasi  i biri është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më.



“Më datë 24.01.2022, shtetasi K. J., 75 vjeç, ka kallëzuar se se djali i tij, shtetasi A. J., 50 vjeç banues në Elbasan, është larguar nga banesa.  Po punohet për gjetjen e tij. Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Tritoli në derën e shtëpisë/ Policia merr në mbrojtje familjen e Armando Dukës

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktualitet

Shtëpia dhe familja e  Armando Dukës, janë marrë nën mbrojtje nga Policia.

Kjo lëvizje ka ardhur pas vënies së një sasie tritoli në portën e shtëpisë së Dukës. Më herët Duka kishte marrë edhe një mesazh kërcënues në telefon, ku thuhej të jepte dorëheqjen ose 60 plumba e prisnin.



Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, gjatë një deklarate për media u shpreh se në kamerat e sigurisë shihet një person me kapuç në kokë që kishte vendosur lëndën plasëse të porta e shtëpisë së tij dhe më pas ishte larguar./CNA.al

LEXO TE PLOTE