LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrasja horror në Fier/ Ngjela jep alarmin: Krimi e ka mundur shtetin, dënimi me vdekje i pamundur 

17 Nëntor 2021, 13:55, Aktualitet CNA
Vrasja horror në Fier/ Ngjela jep alarmin: Krimi e ka mundur shtetin,

Krimi horror i një dite më parë në Fier, ku një 8-vjeçar u vra në mënyrë barbare, ka tronditur opinionin publik në Shqipëri.

E ndërsa në rrjetet sociale, ka pasur mjaft deklarata për rikthimin e dënimit me vdekje, avokati Spartak Ngjela e ka cilësuar të pamundur ketë, pasi është një nga kushtet e BE-së.

I ftuar në emisionin ?Pikat mbi i? në News 24, ai tha se nga llogaritjet e tij blerja me korrupsion e prokurorisë dhe gjykatës e ka rritur kriminalitetin me 30%.

?Dënimi me vdekje është pamundësi absolute. Nuk mund të vendoset sepse është një nga pikat e BE-së. E ka kusht. Nuk bën gjë dënimi me vdekje sepse është hequr për gabime. Keni parë që kanë marrë pas disa vjetësh pafajësinë ata që janë pushkatuar. Dënimi me vdekje ka qenë defekt sepse drejtësia nuk është e kulluar. Kishin kohë që donin ta hiqnin dhe një nga çështjet është dhe kjo.

Burgimi i përjetshëm është e njëjta gjë, por në Shqipëri është shitur drejtësia.

Këto janë struktura kriminale. Shteti nuk i ndjek, nuk ka forcë të ndjekë krimin përmes një korpusi shkencor. Krimi në Shqipëri është i lirë. Krimi ecën me makina 200 mijë euro, kurse këta ecin me makina rrondokop. Do buxhet ajo. Unë që më 1994 kam deklaruar se qysh ka hyrë Shqipëria s?dihet kush do fitojë krimi apo shteti. Është korrupsioni shtetëror që ndihmon krimin. Ka marrëveshje të heshtur mes ndjekësve të krimit dhe politikës. Politika i thotë lëmë të vjedh drejtësinë, të shes drejtësinë. Prandaj e kemi krimin me kurbë të tillë. Këtu ka filluar lufta antikorrupsion, por ende nuk ka mbaruar. Reforma do shkojë, pa u bërë reforma nuk kemi shpresë. E ka mundur krimi shtetin.?-tha Ngjela./CNA.al

Lajmet e fundit nga