Tirana ul çmimet e biletave për derbin dhe për gjithë sezonin

17 Nëntor 2021, 16:57, Sport CNA
Tirana ul çmimet e biletave për derbin dhe për gjithë

Tirana ka vendosur që të ndryshojë politikën e biletave, duke i ulur për ndeshjen me Dinamon, por vetëm. Politika e re e bardhebluve është afrimi me tifozët dhe klubi ka menduar për çmime mëtë favorshme.

Tribuna do të jetë 3000 dhe 2000 lekë, ndërsa ajo përkarshi 800 lekë. Shkurt, përgjysmim. Anësoret do të jenë 400 lekë njëlloj me tribunën mike.

Tirana ka vendosur që këtë politikë çmimesh ta mbajë për gjatë gjithë sezonit për të afruar sa më shumë tifozë në stadiume që të gjithë të gëzojnë me bardheblutë dhe të mos shpenzojnë shumë. Kujtojmë se Tirana për momentin është skuadra që ka më shumë ndjekës në shkallët e stadiumit dhe që biletat i ka një burim të mirë të ardhurash.

Lajmet e fundit nga